Ja cilat ishin ngjarjet më të rëndësishme në tregun e kriptomonedhave

Coinbase lançon një blockchain të ri, FMN dërgon sinjale të përziera rreth kriptomonedhave ndërsa trendi i ri me tokenat e rreme kushtuar AI ka vërshuar në tregun e kriptomonedhave. Këto histori dhe më shumë këtë javë në botën e kriptove.

Coinbase lançon një Blockchain të shtresës 2 (Layer-2)
Bursa e kriptove Coinbase lançoi një rrjet të Shtresës 2 (Layer 2) të quajtur Base, i cili u ndërtua me ndihmën e Optimism. Rrjeti testues i Base nuk do të kufizohet vetëm në Ethereum, por do të ofrojë gjithashtu akses në rrjete të tjera si Optimism dhe Solana. Qëllimi i projektit është të ofrojë një mënyrë të sigurt, me kosto të ulët për zhvilluesit dhe për këdo, kudo, për të ndërtuar aplikacione të decentralizuara.

A është FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) një bekim apo mallkim për kriptot?
Bordi Ekzekutiv i FMN-së deklaroi se për të ruajtur stabilitetin monetar, vendet nuk duhet t'u japin kriptomonedhave statusin e monedhës zyrtare. Bordi u bëri thirrje vendeve anëtare të qartësojnë rregulloren për kriptot dhe madje deklaroi se ndalimet e plota nuk duhet të përjashtohen. Ndërkohë blogu i ri, gjithashtu nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka nxjerrë në pah në mënyrë jokarakteristike aspektet pozitive të kriptove duke deklaruar se teknologjia me zhvillim të shpejtë pas kriptove mund të ketë sjellë një zhvillim më të madh për sektorin financiar.

Hong Kongu do të lëshojë licenca për kriptot
Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Derivateve në Hong Kong po bën thirrje për një konsultim publik mbi kërkesat e platformave të tregtimit të kriptove. Nën një regjim licensimi të propozuar rishtazi, platformat e centralizuara në Hong Kong mund të aplikojnë për t'u licencuar nga SFC. Bloomberg ka raportuar se qeveria e Kinës mund të jetë duke e mbështetur në heshtje pasi zyrtarët janë parë si mysafirë të shpeshtë në ngjarjet e lidhura me kriptomonedhat në Hong Kong.

Ish CEO i FTX-it përballet me akuza penale të reja
Sam Bankman-Fried, ish-CEO i FTX-it, përballet me katër akuza të reja penale. Prokurorët pretendojnë se SBF komplotoi me drejtuesit e FTX-it për të dhuruar miliona dollarë për të ndikuar tek politikanët amerikanë që të miratojnë ligje të favorshme për kompaninë. SBF tani përballet me 12 akuza penale që mund të rezultojnë me një dënim deri në 100 vite burg.

Spotify teston NFT-të
Spotify njoftoi se po ekzekuton një program pilot për të aktivizuar listat me këngë përmes NFT-ve. Shërbimi i ri u krijua në partneritet me ekosistemin e lojërave Web3, Overlord, dhe përfshin një listë me këngë të krijuar nga komuniteti, e cila mund të aksesohet përmes portofoleve Web3 të atyre që mbajnë Creepz NFT në Spotify.

Litecoin lançon NFT-të e para
Litecoin ka lançuar NFT-të e para. Ky zhvillim erdhi nga një dhuratë prej 15 tokenash Litecoin të ofruara për çdo zhvillues që mund të transferonte Ordinals në Litecoin. Protokolli Ordinal mundëson kodimin e referencave ndaj artit dixhital në transaksione të vogla në Blockchain-in e Bitcoin-it, duke krijuar NFT të bazuara në Bitcoin.

Tokenat e rreme ChatGPT vërshojnë në treg
Ndërsa programet e AI si ChatGPT dhe BingChat kanë fituar famë në mbarë botën. Duke u nisur nga kjo “zhurmë” persona të ndryshëm po krijojnë tokena me emrat e programeve të AI. Mbi 150 tokena që mbajnë në mënyrë të rreme emrat e markave të projekteve të ndryshme të AI janë shfaqur kohët e fundit në platforma të shumta, shumica e tokenave është lançuar në Binance Chain dhe Ethereum.

6DEFEF38-EB45-4861-89B3-796C1CD88853.jpeg

Related Posts

Ja cilat janë ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave

Binance paralajmëron heqjen e monedhave të qëndrueshme për vendet e BE-së. SEC paralajmëron industrinë e kriptomonedhave. Një bursë kriptomonedhash e ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Themeluesi i OneCoin mëson fatin e tij. Coinbase, Telegram dhe MetaMask prezantojnë të gjitha veçori të reja për komunitetet e tyre ndërsa kompanitë e ...

Lajme të mëdha për industrinë e kriptomonedhave

Ark Invest dorëzon aplikimin e parë në SHBA për Ethereum ETF. Kraken zgjeron shërbimet e tij. Google lejon reklamat NFT, ndërsa rregulla të reja për ...