Javë e vështirë për monedhat e qëndrueshme

Problemet e Silvegate ulin çmimet në treg, Coinbase pezullon tregtimin e një monedhë të qëndrueshme ndërsa një sondazh i ri tregon se si ndihen vërtet amerikanët për sistemin financiar tradicional. Këto histori dhe më shumë këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Çmimiet e kriptomonedhave bien me rreth 5% si pasojë e problemeve të Silvergate

Aksionet e Silvergate Capital ranë mbi 50% pasi Silvergate vonoi paraqitjen e raportit të saj vjetor duke thënë se i duhej më shumë kohë për të përfunduar disa procedura auditimi. Njoftimi ngriti pyetje në lidhje me aftësinë e Silvergate për të qenë transparent, duke çuar në një rënie të çmimit për të gjitha kriptomonedhat.

Coinbase do të pezullojë listimin e BUSD

Coinbase do të pezullojë tregtimin e BUSD, duke shpjeguar se monedha e qëndrushme (stablecoin) nuk i plotëson më standardet. CEO i Coinbase, Brian Armstrong tha se bursa vendosi të pezullojë tregtimin e Binance USD sepse kompania kishte shqetësime në lidhje me likuiditetin e saj në kuadër të lajmërimeve të fundit të bëra nga rregullatorët amerikanë që emetuesi i monedhës, Paxos, të ndalonte emetimin e monedhës.

WSJ: Tether përdorte dokumente të rreme

Sipas Wall Street Journal (WSJ), kompanitë që mbështesin monedhën më të madhe të qëndrueshme në botë, Tether, përdorën dokumente të rreme për të ndihmuar kompaninë e saj mëmë të futej në sistemin bankar. Gazeta shtoi gjithashtu se Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së po heton aktualisht Tether. Tether u kundërpërgjigj me një deklaratë duke thënë se raporti i WSJ ishte tërësisht i pasaktë dhe mashtrues.

Binance merret në pyetje për praktika ilegale

Tre senatorë amerikanë, të udhëhequr nga Elizabeth Warren, i kanë kërkuar Binance të sigurojë dokumentacionin në lidhje me praktikat e paligjshme të biznesit. Duke iu drejtuar drejtpërdrejt CEO-s Changpeng Zhao, ligjvënësit thanë se veprimet kanë vënë në pikëpyetje legjitimitetin e biznesit dhe sigurinë e aseteve të klientëve. Binance përballet me hetime të shumta nga rregullatorët pas rënies së bursës së kriptove FTX.

Yuga Labs lançoi NFT-të e bazuara në Blockchain-in e Bitcoin-it

Ekipi që qëndron pas NFT-ve jashtëzakonisht të njohura Bored Ape Yacht Club, Yuga Labs lançoi një koleksion të ri të NFT-ve në Blockchainin e Bitcoin-it. Firma zbuloi një koleksion të kufizuar me 300 pjesë në Satoshis në Blockchain-in e Bitcoin-it. Koleksioni i quajtur Twelvefold eksploron marrëdhënien midis kohës, matematikës dhe ndryshueshmërisë.

Apple pengon zhvillimin e aplikacionit celular të Uniswap

Uniswap Labs, zhvilluesit pas bursës më të madh të decentralizuar në botë, ka plane të lançojë një portofol kriptomonedhash për përdoruesit e iPhone, por Apple po refuzon të mbështesë idenë. Një zëdhënës i Uniswap tha se Apple nuk do të japë ende dritën jeshile për lançimin, por atyre nuk u është thënë pse, edhe pse ekipi i është përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe shqetësimeve të Apple.

Solana zotohet për përmirësim pas ndërprerjes

Solana Labs është zotuar të bëjë përmirësime për të siguruar besueshmërinë e rrjetit, pasi Blockchaini përjetoi një ndërprerje tjetër pas përditësimit të javës së kaluar. Prodhimi i bllokut në Blockchain u ndal, që do të thotë se transaksionet nuk u përpunuan dhe asetet e kriptove të përdoruesve nuk mund të zhvendoseshin. Bashkëthemeluesi pranoi se çështjet e fundit e bënë të qartë se si mbajtja e stabilitetit gjatë përditësimeve mbetet një sfidë.

Raporti i Coinbase tregon se 20% e amerikanëve zotërojnë kriptomonedha

Një sondazh në SHBA i porositur nga Coinbase sugjeron që 20% e të rriturve në amerikë aktualisht zotërojnë kripto dhe 29% planifikojnë të blejnë ose tregtojnë kripto në 12 muajt e ardhshëm. Coinbase tha se shumica dërrmuese e amerikanëve duan të shohin sistemin financiar të përditësuar pasi janë të frustruar nga financat tradicionale dhe shumë besojnë se kripto mund të jetë një zgjidhje.

60760cd9-d5f0-404b-b516-b6434773b148-image.png

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...