A po ndëshkon SEC zhvillimin e kriptomonedhat?

SEC kohët e fundit ka mbyllur shërbimet e depozitimeve (staking) të Kraken-it. SEC shqyrtoi gjithashtu edhe BUSD, monedhën e qëndrueshme të Binance në pronësi dhe menaxhim të plotë nga Paxos. Këto janë ngjarje masive për kriptomonedhat, në një mënyrë jo të mirë. A mundet SEC të ndalojë totalisht depozitimet dhe monedhat e qëndrushme? A mund të dëmtojnë këto vendime kriptomonedhat?

Shërbimet e depozitimeve (Staking) në Kraken

Kraken, një bursë e njohur e kriptomonedhave, së fundmi ra dakord t'i paguante SEC një gjobë prej 30 milion dollarësh për dështimin e regjistrimit e depozitimeve të kriptomonedhave si shërbim. Kjo lëvizje ka shkaktuar ankth tek investitorët. Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se ankesa e SEC-ut ishte kundër qasjes specifike të Kraken. Kjo mund të nënkuptojë që ofruesit e tjerë të të njëjtit shërbim me dizajne të ndryshme mund të shmangin shqyrtimin e SEC.
Coinbase, një bursë tjetër e kriptove që ofron shërbim të ngjashëm me Kraken, kohët e fundit publikoi një postim në blog duke argumentuar se nuk do t'i nënshtrohej rregulloreve të letrave me vlerë. Ai la të kuptohet gjithashtu se do të ishte i gatshëm të ndërmarrë veprime ligjore nëse SEC do ta ndiqte atë në të njëjtën mënyrë si Kraken.
Në këtë rast, veprimet e SEC nuk janë dhe aq të rënda sa duken për industrinë e kriptove, pasi korporatat e mëdha si Coinbase kanë besim se do të jenë në gjendje të mbrojnë veten në gjykatë.

Paxos dhe BUSD

Paxos mori një njoftim nga SEC mbi pretendimet se monedha e qëndrueshme, Binance USD (BUSD), po tregtohej si një letër me vlerë e paregjistruar. Kjo alarmoi shumë në industri pasi mund të sugjerojë që të gjitha monedhat e qëndrueshme mund të klasifikohen si letra me vlerë, duke e bërë të paligjshme emetimin e tyre.
Paxos nuk pajtohet me SEC-un. Megjithatë, firma gjithashtu njoftoi se do të ndalonte emetimin e BUSD.
Ka zëra se BUSD u veçua sepse u lejua vetëm (bazuar në një marrëveshje me Departamentin e Shërbimeve Financiare të Nju Jorkut) të krijohej në Ethereum. Kjo mund të shpjegojë pse Paxos ishte në shënjestër, pasi ata thyen marrëveshjen e tyre dhe lejuan Binance të ofronte një version të BUSD në Blockchain të tjerë si Binance. Kishte gjithashtu shqetësime se BUSD nuk mbështetej plotësisht nga dollari, gjë që mund të ketë tërhequr vëmendjen e rregullatorëve.
SEC nuk ka dhënë një arsye të qartë se pse shkoi pas BUSD. Prandaj, është e vështirë të spekulohet nëse arsyetimi i tyre zbatohet për monedhat e tjera të qëndrueshme. Sidoqoftë, duke pasur parasysh dizajnin unik të BUSD, është e mundur që, si Kraken, të jetë një çështje e mbyllur.

CIrcle dhe USDC

Thashethemet se SEC synonte Circle dhe kërkoi të mbyllte USDC gjithashtu frikësuan investitorët. Megjithatë, kjo histori doli e rreme, pasi Shefi i Strategjisë së Circle tregoi se biznesi nuk kishte marrë një njoftim të tillë. Coinbase në Twitter theksoi ndryshimet midis monedhave të qëndrueshme të ofruara nga Circle dhe Paxos.
Coinbase fokusohet në faktin se USDC është rregulluar si një instrument me vlerë të ruajtur dhe jo si një kontratë investimi. Një instrument me vlerë të ruajtur ruan fondet për përdorim në të ardhmen (p.sh. kartat me parapagesë dhe portofolet elektronikë). USDC është thjesht një mjet për ruajtjen dhe transmetimin e fondeve.

Që emetuesit e tjerë të monedhave të qëndrushme nuk kanë marrë paralajmërime nga SEC është një shenjë e mirë, pasi mund të nënkuptojë që SEC nuk ka një problem me të gjitha monedhat e qëndrushme.

Çfarë do të sjellin këto veprime të SEC në të ardhmen?

Masat e fundit të SEC vijnë si pasojë e kolapsit të FTX-it dhe tregojnë se autoritetet do të vazhdojnë të përqendrohen më shumë në kripto.
Në rastin e Kraken, veprimet e fundit rregullatore kishin të bënin me bursën në mënyrë specifike dhe jo me "staking" në përgjithësi.
Kur bëhet fjalë për monedhat e qëndrueshme, arsyetimi i SEC mbetet i paqartë. Sidoqoftë, duket se fokusi mund të kufizohet në BUSD në vend të monedhave të qëndrueshme të përdorura më shpesh si USDC dhe USDT, gjë që do të ishte një rezultat pozitiv.
Këto veprime kundër ofruesve të centralizuar mund të rrisin miratimin e alternativave të decentralizuara. Lido dhe Rocket Pool ofrojnë shërbime depozitime (staking) të decentralizuara, ndërkohë që Aave dhe Curve planifikojnë të lançojnë monedha të qëndrueshme të decentralizuara këtë vit.

Pritet që SEC të hetojë më shumë kompani të kriptove këtë vit, por shanset që ajo të ndikojë negativisht zhvillimin e kriptomonedhave janë të vogla. Ndërsa tregu rritet dhe ofron alternativa më të forta dhe më të decentralizuara, veprimet e SEC do të bëhen më pak të rëndësishme.

aa21d92a-1da6-4306-a97a-a58e9b62b2c0-image.png

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...