Bankat e kriptomonedhave në vështirësi

Tregu i kriptove po bie pas një kolapsi të bankës Silicon Valley, duke bërë që USDC e cila është e lidhur me dollarin të bjerë dhe duke ngritur shqetësime për të ardhmen e të gjithë sektorit. A do t'i mbijetojë kripto efektit domino? Këto histori dhe më shumë këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Bitcoin bie nën 20,000 dollarë
Çmimi i Bitcoin ra nën 20,000 dollarë, duke shënuar nivelin më të ulët në dy muajt e fundit. Kjo rënie u shkaktoi investitorëve një humbje prej 70 miliard dollarësh. Rënia në kripto u lidh drejtpërdrejtë me rënien e çmimit të aksioneve pasi Banka e Silicon Valley u mbyll nga rregullatorët, duke ndikuar negativisht në të gjithë tregjet.

Pasojat e mëdha për USDC pas rënies së bankës
Monedha e qëndrueshme USDC e Circle ra nën 1$, pasi firma zbuloi se ka rezerva me vlerë rreth 3 miliard dollarë në Bankën e Silicon Valley. Çmimet e tjera të monedhave të qëndrueshme gjithashtu humbën pak vlerën e tyre kundrejt dollarit, gjithashtu dhe tarifat e gazit të Ethereum-it u rritën pasi investitorët nxituan për të mbrojtur investimet e tyre dhe rregullatorët mbyllën bankën Sillicon Valley.

Ethereum është etiketuar si një “security”
Çmimi i Ethereum-it gjithashtu ra në nivelin më të ulët në dy muaj e fundit, pasi Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut e etiketoi atë "security" në padinë e shtetit kundër bursës të kriptomonedhave KuCoin, duke nxitur frikën për një goditje më të gjerë rregullatore. KuCoin po përballet me akuza për dështimin e regjistrimit në shtet përpara se të lehtësojë transaksionet në platformën e saj.

Kraken është gati të hapë një bankë të re
Bursa e kriptomonedhave me bazë në San Francisko thuhet se është afër hapjes së bankës së saj në Shtetet e Bashkuara. Kraken tashmë ka miratimin nga një rregullator shtetëror në Wyoming që lejon Kraken të operojë një bankë të pavarur, e cila do të reduktonte varësinë nga institucionet financiare të palëve të treta. Zyrtari kryesor ligjor i Kraken konfirmoi se ata mund të hapin bankën e tyre "shumë, shumë shpejt".

Coinbase vazhdon shërbimet e saj të depozitimit (Staking)
Bursai amerikane e kriptomonedhave, Coinbase, ka thënë se shërbimet e saj të depozitimit (staking) do të vazhdojnë. Pavarësisht se SEC kërkon të godasë ofrimin e aseteve të paregjistruara të kategorizuara si “security” përmes programit të depozitimit por, Coinbase ka thënë se shërbimet e saj nuk do të mbyllen. Megjithatë, sipas kushteve të reja, Coinbase shpjegon në mënyrë eksplicite se përdoruesit fitojnë shpërblime nga protokollet e decentralizuara, jo drejtpërdrejt nga Coinbase.

Bybit pezullon transfertat bankare në USD
Bybit, një nga bursat kryesore të kriptomonedhave në botë, ka njoftuar pezullimin e depozitave në USD përmes transfertave bankare deri në një njoftim të mëtejshëm, për shkak të problemeve të sherbimit nga palët e treta. Ndalimi erdhi menjëherë pasi banka Silvergate zbuloi planet për të ndërprerë rrjetin e saj të pagesave përmes kriptomonedhave.

SHBA propozon taksë për energjinë elektrike të përdorur nga prodhuesit e kriptomonedhave
Një propozim buxheti i paraqitur nga Presidenti Biden synon të ulë aktivitetin e prodhuesve (miners) në Shtetet e Bashkuara duke vendosur taksë për energjinë e përdorur për prodhimin e kriptomonedhave. Departamenti i Thesarit shpjegoi se çdo kompani që përdor energji elektrike për të prodhuar kriptomonedha do të paguaj një taksë prej 30%.

Bashkëthemeluesi i BitMex propozon monedhën e qëndrueshme të bazuar në Bitcoin
Arthur Hayes, bashkëthemelues i platformës së tregtimit të kriptove BitMEX, ka propozuar një monedhë të re të qëndrueshme, të quajtur NakaDollar (NUSD), i cili do të mbështetet nga Bitcoin dhe derivatet e përhershme të bursës. Hayes vëren në një postim në blog duke shpjeguar idenë se, ndryshe nga shumica e monedhave të qëndrueshme, si Tether ose USDC, NakaDollar do të krijohej pa sistemin tradicional bankar, duke e bërë atë të përjashtuar nga rregulloret e fiat-it.

5FE94D67-E2A9-4834-9383-48EEC23D7D29.jpeg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...