Si të vlerësoni çdo projekt kripto duke u bazuar në analizën thelbësore

Ndryshe nga tregjet tradicionale, tregu i kriptomonedhave ka grupin e vet të pyetjeve kryesore që duhen marrë parasysh kur analizohet një projekt. Analiza thelbësore është procesi i gjetjes së vlerës së brendshme të një aseti, me qëllim për të përcaktuar nëse aseti është i mbivlerësuar apo i nënvlerësuar. Ky informacion më pas mund të përdoret së bashku me analizën teknike për të vendosur nëse do të investoni ose do të tregtoni një aset.

Në analizën thelbësore për një kriptomonedhë, qasja është disi e ndryshme nga ajo që përdoret zakonisht për të vlerësuar asetet e tregut tradicional. Asetet dixhitale nuk kanë të dhënat historike, pasi zakonisht nuk ka histori të raporteve të fitimeve ose deklarata të fitimit dhe humbjes.
Për analizën e kriptomonedhës, i gjithë informacioni i disponueshëm mbi asetin duhet të kërkohet përmes hulumtimit që përfshin hetimin e rasteve të përdorimit të tij, rrjetin e tij, ekipin që qëndron pas projektit,etj. Duke parë grupin e duhur të faktorëve, tregtarët mund të përcaktojnë vlerën thelbësoree të një projekti përpara se të investojnë. Analiza për një projekt kripto bazohet në 10 hapa kryesor të cilat janë:

1. Lexoni plan-projektin (Whitepaper)

Veçanërisht për investimin afatgjatë, është kritike të lexosh plan-projektin e një tokeni. Ky është dokumenti që jep një përmbledhje të detajuar të një projekti. Një plan-projekt i mirë shpjegon:

  • Qëllimet e projektit
  • Rastet e përdorimit dhe shpërndarja
  • Vizioni i ekipit
  • Teknologjia pas tokenit
  • Plane për përmirësime dhe veçori të reja
  • Si u jep vlerë përdoruesve tokeni

2. Vlerësoni pretendimet e shkruara në plan-projekt

Jini skeptik sepse njerëzit që qëndrojnë pas projekteve mund të ‘hedhin hi’mbi të vërtetën. Kjo ndodh më shpesh sesa mendojnë shumica. Për shembull, Michael Alan Stollery, themeluesi dhe CEO i Shërbimeve të Infrastrukturës së Blockchain Titanium, mblodhi 21 milion dollarë. Ai më vonë pranoi se kishte falsifikuar një pjesë të plan-projektit. Përpara se të investoni paratë tuaja në një projekt shtë e rëndësishme të bëni disa pyetje si:

  • A shpërndahen vërtet tokenat ashtu siç premtojnë?*
  • A i përmbushin ato pritshmëritë e fazave të projektit (roadmap)?
  • A po shpikin një problem vetëm për ta zgjidhur atë?*
  • Çfarë thonë të tjerët për të? *
  • A duken objektivat realiste?*

3. Shikoni konkurrentët

Sipas disa burimeve të industrisë, rreth 40% e kriptomonedhave që u zhvilluan në 2021 nuk ekzistojnë më. Investitorët duhet të marrin parasysh se shumë projekte dështojnë. Shqyrtimi i plan-projektit të një projekti zbulon rastin e përdorimit që aseti po synon dhe problemin që po përpiqet të zgjidhë. Më pas duhet të shqyrtohet nëse ai rast përdorimi është i zbatueshëm dhe i kërkuar. Për më tepër, është e rëndësishme të identifikohen projektet konkurruese dhe të shqyrtohen projektet ekzistuese që ky i ri mund të zëvendësojë, nëse është i suksesshëm.

4. Shikoni ekipin që qëndron pas projektit

Një projekt është po aq i mirë sa ekipi që qëndron pas tij. Njerëzit që ofrojnë projektin duhet të kenë aftësitë e duhura për ta bërë projektin e tyre të funksionojë. Plan-projekti duhet të ketë informacion për secilin anëtar të ekipit, por kryerja e disa kërkimeve të pavarura mund të jetë gjithashtu e dobishme. Disa pyetje për t'u marrë parasysh në lidhje me njerëzit që qëndrojnë pas çdo projekti janë:

  • A kanë punuar në projekte të tjera me reputacion dhe të suksesshëm në të kaluarën?
  • Cilat janë kredencialet e tyre? A janë me përvojë?
  • A janë ata anëtarë me reputacion të komunitetit të kriptove dhe ekosistemit blockchain?
  • A kanë qenë të përfshirë në ndonjë projekt apo mashtrim të dyshimtë?
  • Po sikur të mos ketë ekip? Duhet kërkuar rreth komunitetit të zhvilluesve.

Zbuloni nëse projekti ka një GitHub publik. Kontrolloni për të parë numrin e kontribuesve dhe nivelet e aktivitetit. Sa më i qëndrueshëm aktiviteti zhvillimor në një projekt, aq më mirë.

5. Shikoni metrikat rreth Blockchain-it

Metrikat janë të disponueshme duke parë të dhënat në blockchain. Të dhënat mund të nxirren nga faqet e internetit ose API, të tilla si: grafikët e të dhënave dhe raportet e projektit, të krijuara posaçërisht për të informuar investitorët. Disa nga të dhënat që mund të merren parasysh:

  • Numërimi i transaksioneve. Sa më shumë aktivitet, aq më mirë.
  • Vlera e transaksionit. Sa më i lartë të jetë ky numër, aq më mirë.
  • Adresat aktive: sa adresa blockchain janë aktive në çdo moment. Sa më shumë adresa aktive, aq më mirë.
  • Tarifat e paguara: si po rritet ose po zvogëlohet kërkesa për një hapësirë blloku për një token bazuar në tarifa.
  • Shkalla e hash-it. Sa më i lartë të jetë shkalla e hash-it, aq më e vështirë është të jetë i suksesshëm sulmi 51%.
  • Depozitimet (Staking): shuma e depozitimeve në një kohë të caktuar tregon nivelin e interesit, ose mungesën e tij, rreth një projekti.

6. Shpërndarja e tokenave

Për të pasur sukses, tokenat e projekteve duhet të zgjidhin një problem, pra ata duhet të jenë të dobishëm. Gjithashtu duhet të përcaktohet se si tregu do ta përqafojë atë, duke kuptuar kështu lëvizjet e çmimit të tij dhe duke u lejuar investitorëve mundësi fitimi në baza të vazhdueshme. Disa pyetje për t'u marrë parasysh janë:

  • A është tokeni i dobishëm?
  • Si e fitojnë njerëzit tokenin?
  • Cila është norma e inflacionit apo deflacionit?

7. Kapitali i tregut, vëllimi i tregtimit dhe likuiditeti

Disa nga analizat më të rëndësishme kanë të bëjnë me matjet financiare të tokenit të një projekti, duke përfshirë:

  • Kapitalin e tregut (Market cap): vlera e rrjetit e përfaqësuar nga kostoja hipotetike për të blerë çdo njësi të asetit. Kapitali i tregut jep një pasqyrë të potencialit të rritjes së projektit dhe llogaritet duke shumëzuar tokenat qarkullues (circulation supply) me çmimin aktual (actual price).
  • Vëllimi i tregtimit: shuma e vlerës që tregtohet në një kohë të caktuar (ditore, javore, mujore). Ajo tregon nëse një token ka likuiditet të mjaftueshëm.
  • Likuiditeti: një tregues që mat se sa lehtë mund të blihet dhe shitet një token. Sa më i lartë të jetë likuiditeti i një tokeni, aq më e lehtë është ta shesësh atë me çmimin aktual të tregtimit.

8. Komuniteti

Kur një komunitet qëndron pas një projekti, ai tenton të ndihmojë tokenin e projektit të rrisi vlerën e tij. Mediat sociale, për shembull, mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në çmimin e një aseti dixhital. Një komunitet që mbështet një monedhë është një katalizator i fuqishëm, kështu që këtu janë disa pyetje për t'u marrë parasysh:

  • A është komuniteti aktiv?
  • A është ndjenja e komunitetit e mirë?
  • A ka shumë zhvillues?

Mos harroni, çmimi i një token rritet vetëm nëse ka interes dhe veprim tregu. Sa më shumë njerëz të flasin dhe të investojnë në një token, aq më shumë ka të ngjarë që çmimi i tij të rritet.

9. Marketingu

Aktualisht, ka rreth 21,910 kriptomonedha nga të cilat investitorët mund të zgjedhin, pra konkurenca është e lartë. Me hyrjen e vazhdueshme të tokenave të rinj në treg, kriptomonedhat e krijuara po luftojnë për të mbajtur pjesën e tyre të tregut. Pra, ekipi që qëndron pas projektit duhet të ndërtojë në mënyrë aktive njohjen e brandit, të marrë klientët dhe të mbajë klientët për të përmirësuar shitjet dhe fitimet.

10. Nëse produkti bazë është i disponueshëm, provojeni atë

Kjo mund të jetë pak e vështirë për dikë që thjesht kërkon të investojë në tokenin lidhur me një projekti. Sidoqoftë, le të themi se dikush po shqyrton një investim në Ethereum. Meqenëse Ethereum është një platformë softuerike globale e decentralizuar, një teknologji rrjeti dixhitale funksionale dhe e sigurt do të demonstronte me siguri se si funksionon në të vërtetë platforma. Njohja e kësaj mund të ndihmojë patjetër në informimin e një vendimi të mundshëm investimi.
Në fund të fundit, nëse platforma është e vështirë për t'u përdorur, kërkon kohë ose krijon më shumë probleme sesa zgjidh, mund të duhet të shmanget investimi në një platformë të tillë derisa këto çështje të adresohen.

54bc59d9-bb57-417c-ae62-8cb103d72cc2-image.png

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...