Themeluesi i Terra-s, Do Kwon arrestohet në Mal të Zi

Sipas ministrit të Brendshëm të Malit të Zi, Filip Adzic, themeluesi i Terra-s, Do Kwon raportohet se është arrestuar në Mal të Zi.

Për më tepër, Do Kwon ishte akuzuar nga SEC një muaj më parë si dhe nga Departamenti i Drejtësisë i cili po kryen hetime për kolapsin e TerraUSD.
Adzic deklaroi se Do Kwon u gjet dhe u arrestua në Podgoricë, Mal të Zi. Në deklaratën e tij theksohet në Twitter ai tha se në një aeroport të Podgoricës policia malazeze ka kapur një person teksa mbante “dokumenta të falsifikuara”që mendohet të jetë i arratisur nga Koreja e Jugut. Nga ana tjetër, ai ka deklaruar se autoritetet aktualisht janë në pritje të një konfirmimi të identitetit.
Gjithashtu ai deklaroi se themeluesi dhe ish-CEO i Terra-s është përgjegjës për "40 miliard dollarë" të humbura nga përdoruesit.

Themeluesi i Terra ishte nën hetim nga disa vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Singaporin. Gjithashtu Kwon ka qenë objektiv i disa hetimeve dhe madje ishte në njoftimin e kuq të Interpolit pasi stablecoin terraUSD (UST) dhe ekosistemi i tij prej 40 miliard dollarësh ra vitin e kaluar, duke shkaktuar panik në tregun e kriptomonedhave.

Agjencia Kombëtare e Policisë Koreane tha se kishte konfirmuar se i dyshuari ishte Kwon bazuar në kontrollin e moshës, emrit dhe kombësisë së kartës së tij të identitetit, sipas një raporti nga agjencia e lajmeve Yonhap.

33eaa6a7-e87f-4c2e-b125-da78baa3e478-image.png

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...