Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Binance përballet me akuza nga CFTC. Qeveria e SHBA-së shet Bitcoin-et e sekuestruara nga Silk Road ndërsa BE-ja po kufizon portofolet anonim të kriptomonedhave. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptove.

Binance akuzohet për shkelje të ligjeve financiare të SHBA-së

Rregullatori amerikan, CTFC, akuzon Binance për ndërtimin e biznesit të saj në SHBA pa u regjistruar siç duhet tek autoritetet, duke pretenduar se firma ka funksionuar ilegalisht në vend. Drejtori i Përgjithshëm i Binance, Changpeng Zhao, është kthyer me një përgjigje të fortë dhe gjithëpërfshirëse ndaj padisë, duke e përshkruar atë si "të papritur" dhe "zhgënjyese".

Qeveria e SHBA-së konfirmon shitjen e Bitcoin-eve të sekuestruar

Një dosje gjyqësore tregon se qeveria e SHBA-së ka shitur 9,861 Bitcoin për 216 milion dollarë më 14 mars. Asetet e shitura ishin pjesë e Bitcoin-ve të sekuestruara në nëntor në rastin e lidhur me një hakerim të tregut të zi të Silk Road. Qeveria synon të likuidojë 41000 Bitcoin-et e mbetur në katër faza të veçanta gjatë këtij viti.

BE do të kufizojë portofolet anonim të kriptomonedhave

Ligjvënësit e BE-së kanë votuar në favor të vendosjes së kufizimeve në pagesat nga përdoruesit e paverifikuar që zotërojnë portofole kriptosh, si pjesë e një rishikimi më të madh të ligjeve për pastrimin e parave. Kufijtë e rinj ndalojnë tregtarët të bëjnë ose të marrin transferta anonime të kriptove që kalojnë shumën prej 1000 euro. Masat nuk do të parandalonin plotësisht pagesat përmes kriptove, pasi ky ligj nuk do të prek personat e verifikuar.

MicroStrategy blen përsëri Bitcoin

MicroStrategy, ka rifilluar akumulimin e Bitcoin-eve pas një ndalese tre mujore. Firma bleu 6,455 BTC me vlerë gati 150 milion dollarë, gjë që rriti zotërimet totale të kompanisë në 139,000 BTC, të blera për rreth 4 miliard dollarë. Për më tepër, kompania ka shlyer kredinë e saj të kolateralizuar në Bitcoin për Silvergate me një zbritje të konsiderueshme.

Ledger mbledh fonde prej 109 milion dollarë

Ledger, lideri i tregut për ruajtjen e sigurt të aseteve dixhitale përmes portofoleve harduerike, ka mbledhur 109 milion dollarë në raundin e fundit të financimit, duke e ngritur vlerësimin e kompanisë në 1.4 miliard dollarë. Ledger mendohet se ka përfituar nga krizat e fundit në industri pasi mbajtësit e kriptove ndiheshin në rrezik duke lënë asetet e tyre në platformat online.

Bankat Amerikane të kujdesshme ndaj kriptove

Gjatë rënies së fundit të sektorit financiar, bankat u bënë gjithnjë e më të kujdesshme në trajtimin e rasteve të lidhur me kriptomonedhat. First Citizens Bank ra dakord të blinte shumicën e aseteve të mbetur të Silicon Valley Bank duke përjashtuar nga marrëveshja asetet dixhitale dhe kreditë e mbështetura nga to. Në mënyrë të ngjashme, Banka Komunitare e Nju Jorkut, e cila bleu Signature Bank, gjithashtu refuzoi të blinte sektorin e Signature të lidhur me kriptomonedhat.

Adoptimi masiv i kriptomonedhave do nxitet nga CBDC-të

Në raportin e saj të fundit, banka e investimeve Citi sugjeron se fluksi i ardhshëm i adoptimit të kriptomoendhave do të nxitet nga zhvillimi i monedhave dixhitale të bankave qendrore (CBDC) dhe tokenizimi i aseteve të botës reale. Raporti, i quajtur “Para, tokena dhe lojëra”, thotë se shoqëria po i afrohet një pike përkuljeje, pas së cilës teknologjia e Blockchain do të përjetojë adoptim masiv me miliarda përdorues të rinj.

Pothuajse 1000 tokena të rinj hyjnë në treg

Pavarësisht presionit rregullator të kohëve të fundit në industrinë e kriptomonedhave, që nga fillimi i këtij viti janë lançuar rreth 1000 tokena të rinj. Tregu tani ka mbi 23,000 kriptomonedha dhe në vetëm tre muaj kapitali i përgjithshëm i tregut është rritur nga më pak se 800 miliard në 1.2 trilion dollarë.

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...