Pse duhet të shqetësohemi për monedhat dixhitale të bankave qendrore (CBDC)

Monedhat dixhitale të bankës qendrore (CBDC) janë bërë një temë e nxehtë në mbarë botën. Kina ka nisur tashmë zhvillimin e një CBDC-je. Banka e Rezervës Federale të San Franciskos thuhet se ka punësuar zhvillues për të punuar në një CBDC, duke intensifikuar diskutimet rreth nzhvillimit të mundshë të një dollari dixhital. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka punësuar një Shef të CBDC-së i cili po teston paundin dixhital.

Mohim përgjegjësie: Jo këshillë financiare. Çdo vendim i lidhur me kapitalin që merrni është përgjegjësia juaj e plotë.

Çfarë është një CBDC?

CBDC-të janë një formë parash dixhitale të lëshuara nga bankat qendrore, të njëjtat institucione që lëshojnë paratë fizike. Ne mund të bëjmë pagesa dixhitale, megjithatë në sistemin tonë aktual, këto nuk mbështeten nga bankat qendrore, ndryshe nga monedhat fizike. Me fjalë të tjera, një bankë i detyrohet një klienti paratë e depozituara në llogarinë e atij klienti dhe është përgjegjëse për transferimin e tyre. Sidoqoftë, në rastin e një CBDC-je, paratë do të ishin një detyrim i bankës qendrore pasi ato lëshohen drejtpërdrejt nga ajo. Qeveritë argumentojnë se CBDC-të janë një risi e natyrshme dhe logjike për zhvillimin e parave dixhitale dhe me të vërtetë ka përfitime teorike nga përdorimi i një CBDC-je. Megjithatë, ka shqetësime se CBDC-të, në varësi të dizajnit dhe zbatimit të tyre, të mundësojnë monitorim të shtuar dhe t'u ofrojnë bankave qendrore pushtet të tepruar mbi individët.

Disa nga shqetësimet që mund të sjellin CBDC-të janë: 

Ngrirja ose sekuestrimi i aseteve: CBDC-të mund ta bëjnë më të lehtë dhe më të shpejtë për qeveritë që të ngrijnë ose kapin burimet e të ardhurave, duke çuar potencialisht në përjashtimin e individëve të caktuar nga shoqëria.

Normat negative të interesit: Njerëzit mund të humbasin para për shkak të normave negative të interesit. Meqenëse individët nuk mund të grumbullojnë para të vërteta, është shumë më e lehtë të ngrenë normat e interesit nën zero. Kjo mund të stimulojë shpenzimet por edhe, rrezikon pasigurinë financiare për qytetarët. 

Shpenzimet e programueshme: CBDC-të mund të kufizojnë ose ndalojnë blerje të caktuara, të tilla si alkooli, për individët me shkelje të lidhura me alkoolin. 

Qeveritë vazhdojnë eksplorimin e CBDC-ve pavarësisht shqetësimeve

Më shumë se 100 vende, të cilat së bashku përbëjnë 95% të PBB-së globale, aktualisht po eksplorojnë zhvillimin e CBDC-ve, pavarësisht nga shqetësimet e mundshme. Nga këto vende, 57% janë në fazën e kërkimit ose zhvillimit, 16% janë në testim dhe 10% kanë nisur tashmë projekte CBDC. Kina, India, Nigeria dhe Xhamajka janë ndër lançuesit e parë të CBDC-ve, ndërsa SHBA dhe Evropa janë ende duke eksploruar idenë. 

Kina është e njohur për qeverinë e saj autoritare dhe përdorimin e teknologjisë për të fituar pushtet mbi qytetarët e saj. Kina u bë vendi i parë që prezantoi një CBDC. Ekspertët politikë dhe monetarë tani janë të shqetësuar se juani dixhital (e-CNY) mund ta bëjë të lehtë për Pekinin të ndalojë pagesat ose të ngrijë zotërimet, duke e rritur nivelin autoritar në një nivel krejtësisht të ri.

Adoptimi i mundshëm i një dollari dixhital në SHBA ka ngritur gjithashtu shqetësime për rrezikun e importimit të të njëjtit lloj autoritarizmi që mbizotëron në Kinë. Për të adresuar këto shqetësime, kongresmeni Tom Emmer (R-MN) propozoi legjislacionin që do të ndalonte Rezervën Federale të lëshonte CBDC drejtpërdrejt për individët. Megjithatë, shumica e vendeve perëndimore ende e shohin prezantimin e një CBDC si të pashmangshme. Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian janë tashmë në bisedime serioze për lançimin e një paundi dhe euro-je dixhitale.

A mund t'u besojmë qeverive tona?

CBDC-të në thelb nuk janë të dëmshme. Faktori kryesor qëndron në zhvillimin e tyre. Megjithatë, pasi të zbatohen, standardet e tyre bëhen sfiduese për t'u kthyer. Bashkimi Evropian pretendon se një euro dixhitale nuk do të zëvendësojë paratë fizike dhe do të vijë me mbrojtje të forta të privatësisë. Çështja thelbësore është nëse një qeveri e tillë do t'i mbajë premtimet e tilla.

Rasti i Nigerisë tregon më shumë rreth rreziqeve të besimit të tepërt në CBDC. Pavarësisht se është krijuar për të promovuar përfshirjen financiare, E-Naira ka luftuar për të fituar popullaritet, me më pak se 0.5% pranim që nga fillimi i saj në 2021. Si rezultat, qeveria ka kufizuar përdorimin e parave të gatshme, duke i detyruar qytetarët të përdorin monedhën dixhitale në vend. 

Aktualisht mund t'i besoni qeverisë tuaj por, është thelbësore të tregoni kujdes kur mendoni t'u jepni bankave qendrore dhe qeverive kaq shumë pushtet. Një tjetër shembull është Kanadaja, një vend demokratik perëndimor, ku llogaritë bankare u ngrinë për protestuesit në shkurt të vitit 2022, sepse ata protestuan kundër kufizimeve shëndetësore ndaj Covid-it. Edhe nëse nuk jeni dakord me këta protestues, kjo tregon se edhe në Perëndimin liridashës, paratë mund të përdoren si mjet kontrolli.

Kriptomonedhat janë alternativat më të mira

Duke pasur parasysh rreziqet që lidhen me CBDC-të, kriptomonedhat nuk janë vetëm një alternativë e mundshme, por janë të vetmet. Bitcoin u krijua për të ofruar një monedhë të decentralizuar dixhitale që funksionon në mënyrë të pavarur nga qeveritë dhe autoritetet qendrore. Ndryshe nga CBDC-të, të cilat mund të rrisin fuqinë dhe mbikëqyrjen e qeverisë, kriptomonedhat janë krijuar për të mbrojtur liritë individuale dhe privatësinë financiare. Është e rëndësishme të njohim dallimet thelbësore midis CBDC-ve dhe kriptomonedhave dhe të punojmë për t'i mbrojtur këto të fundit. Duke qenë se qeveritë perëndimore gjithashtu kërkojnë të miratojnë këtë teknologji të fuqishme, është e rëndësishme të qëndroni të kujdesshëm dhe të shmangni besimin e tepërt te CBDC-të.

Pse duhet të shqetësohemi për monedhat dixhitale të bankave qendrore (CBDC)

Related Posts

Si mund të ndikojnë kriptomonedhat në të ardhmen e ekonomisë?

Kriptomonedhat janë një klasë revolucionare e aseteve dixhitale të bazuara në teknologjinë e decentralizuar të Blockchain-it, të cilat kanë prishur...

Rëndësia e të qëndruarit vigjilent kundër mashtrimeve përmes kriptomonedhave

Mashtrimet me anë të kriptomonedhave dhe shkeljet e sigurisë po rriten pasi kriptomonedhat vazhdojnë të fitojnë vëmendjen e publikut. Natyra e...

Çfarë është Ledger?

Termi “ledger”, i referohet librit publik të transaksioneve të regjistruara në Blockchain. Këto transaksione regjistrohen në formën e...