Pi Network e përshkruan veten si një platformë kriptomonedhe “sociale dhe zhvilluese”. Ajo pretendon se i lejon përdoruesit të nxjerrin monedha Pi direkt nga telefonat e tyre, pa ndikim mjedisor. Sipas CoinMarketCap, platforma ka një bazë prej më shumë se 35 milion përdorues të angazhuar në prodhimin (mining) e monedhave Pi. Por me raportet që vënë në dyshim legjitimitetin e platformës, duket se jo gjithçka është ashtu siç duket.
Çfarë është Pi Network?
Pi Network është një platformë kriptomonedhash që lejon përdoruesit të kryejnë operacionet e 'mining' në telefonat e tyre. Është krijuar nga të diplomuarit e Universitetit Stanford, Chendiao Fan, Nicola Kokkalis, Vince McPhillips dhe Aurélien Schiltz. PI Network u lançua në vitin 2019. 'Minatorët' e Rrjetit Pi shpërblehen me monedhën PI, për të cilën ekipi pretendon se do të fitojë vlerë kur të listohet për tregtim.
Pi pretendon të thjeshtojë procesin e prodhimit pasi 'minatorët' duhet vetëm të klikojnë një buton çdo 24 orë për të përfunduar aktivitetin e prodhimit (minimit) përmes telefonave të tyre. Ajo pretendon se përdor një mekanizëm konsensusi të quajtur 'Protokolli i Konsensusit Yjor' dhe një algoritëm i quajtur 'Marrëveshja e Federuar Bizantine'. Pi pretendon se kjo metodë është më e shpejtë, më e sigurt dhe më e shkallëzueshme sesa mekanizmat e konsensusit si Prova e Punës (PoW) dhe Prova e Aksioneve (PoS).
A është PI në dispozicion në shitje?
PI nuk është aktualisht i listuar për shitje. Në dhjetor 2022, disa bursa kriptomonedhash, si Huobi, renditën një version sintetik të monedhës PI. Sidoqoftë, ky ishte thjesht një token që mund të përdoret për të spekuluar mbi lëvizjen e çmimeve të PI. Pra, zotëruesit nuk mund t'i shesin këta tokena në bursa. Pi Network u përgjigj se ata nuk miratojnë bursa të paautorizuara dhe palë të treta që listojnë PI ose tokena që pretendojnë të jenë PI. Ata shtuan se përdoruesit nuk duhet të "angazhohen me asnjë nga këto bursa ose palë të treta pasi veprimet e tyre nuk janë të lidhura me Pi Network".
Rrjeti Pi aktualisht nuk është miratuar për listim në asnjë bursë. Rrjeti gjithashtu nuk ka mbajtur ICO ose Crowdfunding. Çdo shitje e tillë është e paautorizuar dhe nuk është e lidhur me Pi Network.
A është e ligjshme Pi Network?
Një paralajmërim në faqen e internetit të CoinMarketCap thotë: “Ka pasur raporte që vënë në dyshim legjitimitetin e Pi Network. Ju lutemi vini re se mainnet nuk është nisur ende dhe çmimi i paraqitur më poshtë për bursa të caktuara pasqyron vlerën e IOU-ve (I owe you) dhe mund të mos jetë i transferueshëm nëpër bursa.
Pas një analize më të thellë në platformë dhe strukturën e saj, PI ka nuanca të një “skeme piramidale” (Ponzi scheme). Është gjithashtu e paqartë se si Pi mund të prodhohet pa përdorur energji. Kjo nuk është në të vërtetë prodhim, por është një version i provës së depozitave të quajtura si “prodhim (mining)" për të tërhequr ata që kanë dëgjuar për Bitcoin mining. Gjithashtu Ambasadorët e Pi ftojnë më shumë njerëz për të bërë mining PI ndërkohë që ata fitojnë monedha të reja në bazë të personave që ftojnë, duke shtuar sasine e tyre në qarkullim e për rrjedhojë duke i ulur vlerën. Këta janë disa indikator që tregojnë se PI Network është një projekt i dyshimtë, ku edhe shumë të tjerë citojnë se ‘mashtron’ përdoruesit duke u premtuar fitime në të ardhmen në këmbim të përftimit të të dhënave të tyre.
Mohim përgjegjësie: Jo këshillë financiare. Çdo vendim i lidhur me kapitalin që merrni është përgjegjësia juaj e plotë.
