5 këshilla për tu kujdesur për shëndetin e zemrës

5 këshilla për tu kujdesur për shëndetin e zemrës

Posted on April 10, 2023 by Vial

Shëndeti zemrës varet drejtpërdrejt nga mënyra dhe stili ynë i jetesës, i cili duhet të përfshijë aktivitete fizike dhe ushqime të shëndetshme në rutinën tonë të përditshme.

Orët e zgjatura në punë na detyrojnë të qëndrojmë ulur për një kohë të gjatë, më pas kthehemi në shtëpi me makinë në vend që të ecim në këmbë, ulemi në tavolinë për të ngrënë, qëndrojmë ulur para televizorit, më pas shkojmë në shtrat për të fjetur. Kjo lloj mënyre jetese në të cilën kalojmë pothuajse gjithë ditën ulur, është armiku kryesor i shëndetit të zemrës.

Përballë këtij realiteti, mjekët paralajmërojnë se “ushqimi i keq” ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e zemrës.  Kjo ka të bëj me konsumin e tepërt të kripës dhe mungesën apo konsumin e ulët të kaliumit,  kombinuar me mungesën ose konsumimin e një sasie shumë të vogël të frutave dhe perimeve të ndryshme të papërpunuara, si dhe konsumin e ” vajrave të këqij”.

5 këshilla për tu kujdesur për shëndetin e zemrës

Nëse mënyra juaj e jetesës ka të bëj me qëndrimin ulur për orë të tëra, konsumin e ushqimit të pasur me natrium dhe nëse jeni duhanpirës, duhet patjetër të bëni kontrollin e presionit të gjakut, pasi hipertensioni është një sëmundje e heshtur, por me pasoja të rënda, dhe mostrajtimi i duhur dhe në kohë shkakton probleme në shëndetin e zemrës dhe të veshkave.

Kryerja e ekzaminimit fizik është mënyra më efektive për të përjashtuar patologjitë e mundshme kardiake, si dhe kryerja e elektrokardiogramit nëpërmjet ultratingullit, me anë të të cilit mundësohet pamja e brendshme e zemrës duke zbuluar në këtë mënyrë anomalitë të cilat nuk manifestohen klinikisht.

Për një zemër më të shëndetshme, mjekët kardiologë rekomandojnë respektimin e vazhdueshëm të masave të mëposhtme:

  1. Të kryeni aktivitet fizik, të paktën tre herë në javë nga 30 minuta, për të forcuar zemrën, për të humbur peshë dhe për të kontrolluar presionin arterial. Për ta shfrytëzuar sa më mirë kohën e shpenzuar gjatë aktivitetit fizik, ViAl app ju mundëson të përktheni hapat tuaj në #vialpoints, të cilat mund ti përdorni në zonën e ofertave brenda aplikacionit.
  2. Të shmangni pirjen e duhanit, pasi pirja e duhanit mund të shkaktojë dëme tek enët e gjakut dhe rrit rrezikun e presionit të lartë arterial.
  3. Të kontrolloni stresin, pasi nëse mësoni se si të përballeni me problemet dhe presionin kjo do të ndikojë në përmirësimin e shëndetit tuaj emocional dhe fizik.
  4. Të reduktoni konsumimin e alkoolit dhe kafesë, maksimum 3 filxhanë në ditë.
  5. Të konsumoni ushqime të pasura me kalium siç janë bishtajoret, frutat dhe perimet si dhe ushqimet të cilat janë të pasura me acide yndyrore poli-të-pangopura, veçanërisht me Omega 3.
Posted under: Lifestyle

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Posted on by Vial

Elon Musk ndryshon logon e Twitter me atë të Doge. Për vite me radhë çdo Mac ka pasur të fshehur Whitepaper-in e Bitcoin-it. Ndërsa Binance vazhdon të zgjerohet pavarësisht shqetësimeve nga rregullatorët. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptove.

Elon Musk ndryshon logon e Twitter në Doge

Elon Musk ndryshoi logon e Twitter në atë të Dogecoin, duke bërë që çmimi i monedhës meme të rritet me 20% brenda një dite. Logoja e Dogecoin u shfaq në Twitter dy ditë pasi Musk i kërkoi një gjyqtari të hidhte poshtë një padi që e akuzonte atë për një skemë piramidale.

Çdo Mac e ka të fshehur whitepaper-in e Bitcoin-it

Një teknolog gjeti aksidentalisht një kopje të whitepaper-it të Bitcoin-it të Satoshi Nakamoto në kompjuterin e tij Apple Mac dhe pretendon se një PDF e dokumentit është përfshirë në çdo mac që nga viti 2018. Teknologu Andy Biao thotë se përdoruesit mund të hapin terminalin dhe thjesht të shkruajnë një komandë për gjeje. E provova vetë duke klikuar nëpër dosje në Mac-in tim, dhe po, është atje! – u shpreh ai. Apple nuk ka komentuar mbi zbulimin.

Platforma P2P Paxful pezulloi operacionet e saj

Paxful ka njoftuar se po pezullon operacionet e saj për një kohë të pacaktuar. Bashkëthemeluesi i platformës tregtare të Bitcoin-it të fokusuar në Afrikë, Ray Youssef, përmendi krizën e personelit dhe sfidat rregullatore si arsye për pezullim, por gjithashtu konfirmoi se një padi e ngritur nga një bashkëthemelues i Paxful është një arsye kryesore që e çoi kompaninë drejt pezullimit të operacioneve.

Çmimi i Ethereum-it po rritet përpara një përmirësimi të rëndësishëm

Ethereum po tregtohet në çmimin më të lartë në nëntë muajt e fundit përpara përmirësimit të ri të rrjetit. Pas 12 prillit, një përmirësim në Blockchain-in e Ethereum-it, i quajtur “Shapella”, do t’i lejojë zotëruesit të tërheqin monedhat e tyre të cilat i kanë të depozituara (staking). Investitorët do të duhet të përdorin bursa të centralizuara ose protokolle DeFi për të shkëmbyer monedhat e tyre të depozituara.

Binance zgjerohet pavarësisht shqetësimeve rregullatore

Binance do të detyrohet të mbyllë shërbimet e saj të derivateve pasi rregullatorët australianë anuluan licencën e derivateve të Binance. Rishikimi i ASIC erdhi pasi Binance konfirmoi se kishte keqklasifikuar disa investitorë. Pavarësisht çështjeve aktuale ligjore me rregullatorët në mbarë globin, Binance njoftoi se po zgjeron shërbimet në Argjentinë, duke i lejuar përdoruesit të blejnë dhe shesin kripto direkt me monedhën lokale.

NFT-të e Trump rriten mes aktakuzës

Shitjet e koleksioneve dixhitale të Donald Trump u rritën pas lajmit mbi akuzën e tij në Nju Jork. NFT-të e Trump kanë regjistruar një rritje prej 400% në shitje. Koleksioni NFT-ve u lançua nga Trump në mediat sociale në dhjetor me mijëra NFT-i që e përshkruanin atë në shumë forma, duke e përfshirë edhe si Superman.

Studimi i vitit 2022: Investitorët e kriptove nuk paguanin taksa

Firma suedeze tatimore e kriptove, Divly, ka publikuar një raport të ri që vlerëson se vetëm gjysma e investitorëve të kriptomonedhave në mbarë botën kanë paguar taksa për investimet e tyre në vitin 2022. Hulumtimi zbulon se Finlanda është lider në pagimin e taksave për investitorët e kriptove me 4%, e ndjekur nga Australia, Austria dhe Gjermania. SHBA u rendit në vendin e 10-të, ku vetëm 1.62% e investitorëve të saj paguajnë tatimin mbi kriptomonedhat.

Posted under: News