Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk ndryshon logon e Twitter me atë të Doge. Për vite me radhë çdo Mac ka pasur të fshehur Whitepaper-in e Bitcoin-it. Ndërsa Binance vazhdon të zgjerohet pavarësisht shqetësimeve nga rregullatorët. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptove.

Elon Musk ndryshon logon e Twitter në Doge

Elon Musk ndryshoi logon e Twitter në atë të Dogecoin, duke bërë që çmimi i monedhës meme të rritet me 20% brenda një dite. Logoja e Dogecoin u shfaq në Twitter dy ditë pasi Musk i kërkoi një gjyqtari të hidhte poshtë një padi që e akuzonte atë për një skemë piramidale.

Çdo Mac e ka të fshehur whitepaper-in e Bitcoin-it

Një teknolog gjeti aksidentalisht një kopje të whitepaper-it të Bitcoin-it të Satoshi Nakamoto në kompjuterin e tij Apple Mac dhe pretendon se një PDF e dokumentit është përfshirë në çdo mac që nga viti 2018. Teknologu Andy Biao thotë se përdoruesit mund të hapin terminalin dhe thjesht të shkruajnë një komandë për gjeje. E provova vetë duke klikuar nëpër dosje në Mac-in tim, dhe po, është atje! – u shpreh ai. Apple nuk ka komentuar mbi zbulimin.

Platforma P2P Paxful pezulloi operacionet e saj

Paxful ka njoftuar se po pezullon operacionet e saj për një kohë të pacaktuar. Bashkëthemeluesi i platformës tregtare të Bitcoin-it të fokusuar në Afrikë, Ray Youssef, përmendi krizën e personelit dhe sfidat rregullatore si arsye për pezullim, por gjithashtu konfirmoi se një padi e ngritur nga një bashkëthemelues i Paxful është një arsye kryesore që e çoi kompaninë drejt pezullimit të operacioneve.

Çmimi i Ethereum-it po rritet përpara një përmirësimi të rëndësishëm

Ethereum po tregtohet në çmimin më të lartë në nëntë muajt e fundit përpara përmirësimit të ri të rrjetit. Pas 12 prillit, një përmirësim në Blockchain-in e Ethereum-it, i quajtur "Shapella", do t'i lejojë zotëruesit të tërheqin monedhat e tyre të cilat i kanë të depozituara (staking). Investitorët do të duhet të përdorin bursa të centralizuara ose protokolle DeFi për të shkëmbyer monedhat e tyre të depozituara.

Binance zgjerohet pavarësisht shqetësimeve rregullatore

Binance do të detyrohet të mbyllë shërbimet e saj të derivateve pasi rregullatorët australianë anuluan licencën e derivateve të Binance. Rishikimi i ASIC erdhi pasi Binance konfirmoi se kishte keqklasifikuar disa investitorë. Pavarësisht çështjeve aktuale ligjore me rregullatorët në mbarë globin, Binance njoftoi se po zgjeron shërbimet në Argjentinë, duke i lejuar përdoruesit të blejnë dhe shesin kripto direkt me monedhën lokale.

NFT-të e Trump rriten mes aktakuzës

Shitjet e koleksioneve dixhitale të Donald Trump u rritën pas lajmit mbi akuzën e tij në Nju Jork. NFT-të e Trump kanë regjistruar një rritje prej 400% në shitje. Koleksioni NFT-ve u lançua nga Trump në mediat sociale në dhjetor me mijëra NFT-i që e përshkruanin atë në shumë forma, duke e përfshirë edhe si Superman.

Studimi i vitit 2022: Investitorët e kriptove nuk paguanin taksa

Firma suedeze tatimore e kriptove, Divly, ka publikuar një raport të ri që vlerëson se vetëm gjysma e investitorëve të kriptomonedhave në mbarë botën kanë paguar taksa për investimet e tyre në vitin 2022. Hulumtimi zbulon se Finlanda është lider në pagimin e taksave për investitorët e kriptove me 4%, e ndjekur nga Australia, Austria dhe Gjermania. SHBA u rendit në vendin e 10-të, ku vetëm 1.62% e investitorëve të saj paguajnë tatimin mbi kriptomonedhat.

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Miks lajmesh për kriptomonedhat këtë javë

Ledger kritikohet për funksionalitetin e tij të ri e cila lidhet me privatësinë e klientit. Kompania Tether do të shtojë Bitcoin-in në portofolin e ...