Bizneset përballen me disa probleme gjatë ruajtjes së të dhënave. Ka probleme të mëdha teknike dhe kostoje në shkallëzimin e infrastrukturës. Duhet gjithashtu të merret me probleme komplekse në përputhshmërinë dhe sigurinë e të dhënave. Këto sfida kanë çuar në shfaqjen e një modeli të ruajtjes në ‘cloud’ e cila ofron siguri, kursim dhe thjeshtësi. Këto të dhëna ruhen në applikacione si Dropbox, Sync dhe Google Drive, aplikacione të cilat i ruajn këto të dhëna në sisteme të centralizuara si Amazon Web Service apo Azure. Mbajtja e të dhënave në një sistem të centralizuar mund të sjell probleme si: dështimi të rrjetit ose i pajisjeve harduerike, sulmeve kibernetike, etj.
Ruajtja e decentralizuar e të dhënave është shfaqur si një alternativë ndaj opsioneve të centralizuara. Mundësuar nga teknologjia Blockchain, aplikacionet e decentralizuara të ruajtjes së të dhënave po rezultojnë të jenë mjaft të dobishme në një epokë kur operacionet e biznesit varen nga efikasiteti në trajtimin e të dhënave.
Çfarë është ruajtja e decentralizuar e të dhënave?
Ruajtja e decentralizuar e të dhënave bazohet në Blockchain, në vend që të mbështetet në një entitet të vetëm të centralizuar. Të dhënat ruhen në nyje të ndryshme në një rrjet të decentralizuar dhe jo në një server të vetëm nën kontrollin e një autoriteti të vetëm. Kjo rrit sigurinë dhe besueshmërinë duke siguruar që të dhënat të shpërndahen dhe të mbrohen kundër gabimeve dhe rreziqeve të tjera të mundshme. Opsionet e decentralizuara të ruajtjes gjithashtu u japin njerëzve pronësi dhe kontroll të plotë mbi të dhënat e tyre, në vend që të mbështeten te një palë e tretë për t'i menaxhuar dhe mbajtur ato.
Si funksionon ruajtja e decentralizuar e të dhënave?
Për ta kuptuar sesi ruhen të dhënat do të marim shembull StorX-it. I strukturuar si një grup rrjetesh ruajtjeje autonome, StorX nuk ka asnjë operator të vetëm që ka akses të plotë në të dhënat që i përkasin një përdoruesi të vetëm. Duke qenë se operatorë të ndryshëm mbajnë fragmente të dhënash, nuk ka asnjë mbajtës të vetëm që ka ndikim joproporcional, duke rritur sigurinë e të dhënave. Rrjeti ka mbrojtje të integruar të privatësisë për të dhënat personale që u përkasin përdoruesve të veçantë.
Gjatë ngarkimit një skedari në rrjet, gjenerohet një çelës privat unik, enkriptohet skedari dhe ndahet në fragmente të shumta dhe shpërndahet midis nyjeve të pavarura. Rrjeti krijon kopje të shumta të këtyre fragmenteve, gjë që siguron që në rast se një nyje nuk është e disponueshme, fragmentet e të dhënave mund të merren nga nyjet alternative. Sa herë që një përdorues dëshiron të marrë skedarët, ai përdor kredencialet për të aktivizuar çelësat privatë për të ribashkuar skedarin dhe për të marrë akses. Rrjeti përdor tokenat SRX si një mjet pagese.
Kujdes: StorX është marrë vetëm për shembull në këtë artikull, nuk është këshillë investimi.
Sistemet e decentralizuara të ruajtjes kundrejt atyre të centralizuara
Dizajni i platformave të decentralizuara të ruajtjes i bën ato një zgjedhje më të mirë se sistemet e centralizuara. Disa karaktersitika të sistemeve të decentalizuara janë:
Ruajtja e të dhënave kritike
Ndërsa sistemet e centralizuara të ruajtjes janë të prirur ndaj mashtrimeve dhe kufizimeve, një rrjet i decentralizuar që përfshin globalisht nyje të aftë të ruajë të dhëna kritike. Sistemet e decentralizuara e kufizojnë aksesin e të dhënave nga publiku. Vetëm pronari i të dhënave ose personat të cilëve u është dhënë akses mund t'i rikuperojnë të dhënat e ruajtura në llogarinë e tyre nëpërmjet çelësave privatë.
Përdorimi i enkriptimit
Sistemet e decentralizuara përdorin enkriptimin e përmbajtjes dhe të transportit të të dhënave, gjë që i bën ato më të sigurta. Disa sisteme të centralizuara të ruajtjes janë përpjekur të konkurrojnë me sistemet e decentralizuara duke krijuar zgjidhje hibride të decentralizuara d.m.th., duke transferuar vendimmarrjen në një rrjet të shpërndarë.
Ruajtja e avancuar në cloud
Në ruajtjen konvencionale në cloud, të dhënat ruhen në një server të vetëm skedarësh të vendosur në një vendndodhje gjeografike. Megjithatë, të dhënat e decentralizuara e fragmentojnë skedarin në pjesë të shumta që shpërndahen në vende të ndryshme në mbarë botën. Meqenëse ruajtja e decentralizuar nuk ka asnjë pikë të vetme dështimi, ajo ka aftësinë t'i rezistojë ndërprerjeve të shumta të njëkohshme apo edhe censurës.
Shpejtësia
Në sistemet e centralizuara, shpejtësia varet nga faktorë të shumtë, si lidhja dhe numri i procesorëve që funksionojnë në server. Megjithatë, në një sistem të decentralizuar sistemi kërkon rrjetin dhe merr të dhëna nga nyjet më të afërta, duke rezultuar në shpejtësi optimale të marrjes së të dhënave.
E ardhmja e sistemeve të decentralizuara të ruajtjes
Sistemet e decentralizuara të ruajtjes mund të fitojnë shumë popullaritet në të ardhmen, pasi ato ofrojnë më shumë përfitime sesa sistemet tradicionale të ruajtjes së centralizuar, të tilla si rritja e sigurisë, privatësia e të dhënave dhe besueshmëria e përmirësuar. Ato gjithashtu kanë potencialin për të reduktuar kostot dhe për të rritur aksesin në burimet e ruajtjes.
Për më tepër, sistemet e decentralizuara të ruajtjes parashikohen të përmirësohen në shkallëzueshmërinë, sigurinë dhe përdorshmërinë në të ardhmen, duke i bërë ato më tërheqëse për një spektër më të madh përdoruesish, duke përfshirë individë dhe organizata.
