Çfarë është përmirësimi i Ethereum, Shanghai (Shapella)?

Përmirësimi Shanghai i Ethereum është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e kriptove në 2023.

Siç e dimë, rrjeti ka dy shtresa: shtresën e ekzekutimit dhe shtresën e konsensusit. E para dikur ishte ajo kryesore me të cilën Ethereum u zhvillua përpara Ethereum Merge, ndërsa shtresa e konsensusit njihej gjithashtu si Beacon.

Përmirësimi Shangai po merr pjesë në të dyja shtresat. Shanghai po ndodh në shtresën e ekzekutimit, ndërsa Capella është në atë të konsensusit. Kombinimi i të dy emrave na jep "Shapella".

Përmirësimi i Shangait do të prezantojë një mekanizëm kryesor në rrjetin e Ethereum gjithashtu do të sjell përmirësime edhe në disa nga EIP-ët por, më e rëndësishme është EIP-4895.

Çfarë është EIP-4895 në përmirësimin Shanghai?

Ndërsa aktualisht po funksionon në bazë të Provës së Depozitimeve (PoS) , Ethereum po përdorte algoritmin e konsensusit të Provës së Punës (PoW) shumë përpara se të ndodhte Merge, por planet për tranzicion ishin në lojë për shumë vite kur zhvilluesit krijuan të ashtuquajturin Beacon. Beacon ishte dhe është ende i siguruar nga PoS. Për të ruajtur integritetin e tij, për ta lejuar atë të funksionojë siç synohet dhe të kryejë transaksione dhe kontrata inteligjente ai kishte nevojë për vërtetues. Prandaj, ata që donin të merrnin pjesë në të ardhmen e të ashtuquajturit Ethereum 2.0 ishin në gjendje të depozitonin 32 ETH për të siguruar Beacon-in.

U deshën vite që ekipi të realizojë me sukses Ethereum Merge, dhe tani, përmirësimi i Shanghait, përmes EIP-4895, më në fund do t'i lejojë validuesit të zhbllokojnë Ethereum-et e tyre.

Kontrata e depozitimit të Beacon, përmban rreth 18 milion ETH, që përbën afërsisht 15% të ofertës totale në qarkullim. Validuesit do të jenë të lirë të tërheqin depozitimet e tyre megjithëse mes disa konsideratash. Nga tërheqjet depozitimet do të bëhen tërësisht likuide. Kjo e bën këtë EIP të veçantë shumë të rëndësishëm dhe mbart implikime masive.

Si do të funksionojnë tërheqjet ETH?

Siç u përmend më lart, do të ketë disa konsiderata kur tërheqjet të jenë të mundura. Së pari, do të ketë dy lloje tërheqjesh, të plota dhe të pjesshme. Tërheqjet e plota i lejojnë validuesit të tërheqin plotësisht depozitimet e tyre, duke marrë të gjithë bilancin e Ethereum-eve, duke përfshirë 32 ETH fillestarë, si dhe çdo shpërblim që mund të kenë grumbulluar.

Tërheqjet e pjesshme do t'i lejojnë validuesit të kenë akses në tepricën (balancat mbi 32 ETH) të nevojshme për të ekzekutuar një nyje. Brenda çdo blloku të vetëm që shtohet në rrjet, 16 vërtetues do të mund të bëjnë tërheqje të pjesshme. Gjithsej 1,800 vërtetues do të jenë në gjendje të heqin plotësisht depozitimet e tyre.

Përmirësimet e tjera që sjell Shanghai

Përmirësimet e tjera të propozuara synojnë uljen e tarifave të gazit gjatë periudhave të mbingarkesës dhe aktivitetit shumë të lartë të rrjetit.

EIP-3855 është projektuar për të prezantuar një udhëzim të ri që synon uljen e kostove të gazit, por më shumë për zhvilluesit. Propozimi tjetër, EIP-3860, synon të ulë tarifat në raste të tjera, dhe e njëjta gjë është e vërtetë për EIP-6049 por, për një masë të caktuar.

Përmirësimi Shanghai (Shapella) është një zhvillim historik për Ethereum-in, në rrugën e tij drejt arritjes së sigurisë, decentralizimit dhe shkallëzueshmërisë. Ai gjithashtu heq një barrë të madhe për validuesit dhe do të ofrojë një pamje të qartë për gjendjen e rrjetit pasi ata të kenë mundësinë për të hequr lirisht depozitimet e tyre.

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...