Me adoptimin në rritje të kriptomonedhave në mbarë botën shtohen edhe platformat e reja për mbledhjen e fondeve (Launchpad). Platformat për të rritur fondet i lejojnë investitorët e kriptove të zbulojnë dhe investojnë në projekte kripto në fazat e hershme përpara se ato të listohen publikisht. Si rezultat, ata mund të blejnë token me çmim të lirë dhe të përfitojnë më shumë kur vlera e tyre rritet.
Launchpad-et lejojnë themeluesit e projekteve të kriptove të ndërtojnë ndërgjegjësimin dhe të gjenerojnë kapital për kompanitë e tyre me një çmim të vogël. Për më tepër, ata u ofrojnë investitorëve dhe themeluesve një platformë të sigurt për të zbuluar dhe për tu lidhur me njëri-tjetrin.
Çfarë është një kripto launchpad (platformë për të rritur fonde)?
Një kripto launchpad, është një platformë e decentralizuar e bazuar në bursa ku prezantohen projektet e kriptove dhe mund të rrisin fonde. Përpara se të listohen publikisht, shitjet e tokenave në faza të hershme vihen në dispozicion të investitorëve përmes launchpad-eve. Investitorët e shohin këtë si një shans të shkëlqyeshëm për të përfituar nga një rritje e çmimeve në të ardhmen duke blerë tokenin me çmim më të ulët dhe duke e shitur atë me çmim më të lartë më vonë. Për shkak se kostoja e nisjes është kaq minimale, platforma gjithashtu mund të tërheqë më shumë projekte kripto të cliët janë të interesuar për rritjen e fondeve.
Si funksionon një kripto launchpad?
Platformat e rritjes së fondeve për projektet e kriptove ekzistojnë për të lidhur projektet e kriptomonedhave dhe komunitetet e interesuara. Launchpad-et ndihmojnë themeluesit të mbledhin para nga përdoruesit dhe investitorët e mundshëm dhe u japin investitorëve një shans për të maksimizuar fitimin e tyre nga investimi. Transparenca dhe siguria janë dy karakteristika kryesore që tërheqin investitorët. Përdoruesit që krijojnë një llogari të re zakonisht do t'i nënshtrohen një procesi KYC për të verifikuar identitetin e tyre. Kjo procedurë gjithashtu e bën më të vështirë për dikë që të manipulojë sistemin. Çdo platformë do të ketë grupin e vet të projekteve të kriptomonedhave të zgjedhura përmes statusit aktual të tyre. Investitorët e interesuar duhet të jenë në gjendje të kenë akses në informacione të rëndësishme rreth këtyre projekteve, si çmimi dhe data e lëshimit. Investitorët do të jenë gjithashtu në gjendje të blejnë tokena specifik pasi të fillojë shitja e tyre.
Cilat janë përfitimet e kripto launchpads?
Launchpad-et ofrojnë mundësinë investitorëve për të investuar herët në projektet e kriptomonedhave. Përfitimet e tjera që ato ofrojnë janë:
• Tarifa të ulëta: Disa launchpade kërkojnë vetëm një tarifë të ulët, ndërsa të tjerët nuk kërkojnë asgjë për listimet. Disa platforma e bëjnë të shpejtë dhe të lehtë fillimin e një projekti duke ulur barrierat për hyrjen.
• Siguria: Launchpad-et i kontrollojnë plotësisht përdoruesit dhe projektet, duke i mbrojtur të gjithë. Gjithashtu nuk ka gjasa që të ndodhë një shkelje, sepse investitorët kanë pronësi absolute të aseteve të tyre dhe launchpad-et nuk ruajnë fondet e përdoruesve.
• Nuk ka periudhë pritjeje: Tokenat janë të disponueshëm menjëherë pas blerjes pa pasur nevojë për një periudhë përpunimi.
Karakteristikat e një kripto launchpad-i të mirë
Përpara se të investoni është e rëndësishme të bëni disa kërkime mbi platformën e duhur.
Për investitorët
Për investitorët që duan informacion nëse këto projekte janë të sigurta, fitimprurëse dhe do të marrin një kthim të mirë nga investimi, është jetike të kontrollojnë përkushtimin e launchpad-eve për sigurinë. Platforma duhet të ndjekë protokollet strikte të sigurisë, të përdorë kontrollet KYC dhe të ndërmarrë hapa të tjerë për të mbrojtur informacionin personal. Shuma minimale e depozitimeve dhe përfitimet e lidhura me çdo platformë do të ndryshojnë, kështu që nevojitet një analizë e kujdesshme përpara se të vendosin.
Për themeluesit
Themeluesit e interesuar që lançojnë projektin e tyre në launchpade duhet të vlerësojnë se sa mirë platforma i promovon projektet dhe nëse komuniteti është apo jo mbështetës. Përveç kësaj, është thelbësore të kontrollohet procesi i verifikimit të projektit, kriteret dhe sa të drejta dhe reale janë kushtet e platformës.
E ardhmja e launchpad-eve të kriptove
Launchpad-et janë platforma të reja të krijuara për të ndihmuar në lehtësimin e financimit të projekteve. Ata synojnë të zbusin mosbesimin rreth kriptomonedhave dhe të rrisin besimin e investitorëve. Duke refuzuar mashtruesit dhe duke promovuar projekte legjitime të kriptove, ata ndihmojnë në përmirësimin e tregut dhe u ofrojnë investitorëve një ndjenjë sigurie, e cila është e dobishme për investitorët dhe themeluesit. Për investitorët, ai ndihmon në uljen e rreziqeve, ndërkohë që u jep themeluesve mundësi shtesë për të tregtuar projektet e tyre. Zhvillimi i këtyre platformave duhet ta bëjë më të lehtë dhe më të sigurt investimin në kriptomonedha. Dhe nga interesimi në rritje i investitorëve, shpresohet që industria e kriptomonedhave të vazhdojë të rritet.
