Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Përmirësimi i shumëpritur i Ethereum bën që çmimi i Altcoin-eve të rritet, Twitter-i mundëson investimet në industrinë e kriptomonedha ndërsa bursa Bitrue u hakua. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Përmirësimi i Ethereum në Shanghai nxit rritjen në treg

I gjithë tregu i kriptove u rrit këtë javë, duke arritur çmimet më të larta që nga qershori i vitit të kaluar. Përmirësimi Shanghai u kompletua në Blockchain-in e Ethereum-it, duke u mundësuar përdoruesve që kishin depozituar Ethereum tërheqjen e tyre. Megjithatë, deri tani tërheqjet nuk kanë qenë të konsiderueshme sa për të shkaktuar ulje çmimesh në treg, duke sinjalizuar besimin ndaj industries së kriptove.

Twitter mundëson investimin në kriptomonedha

Twitter do t'u japë përdoruesve mundësinë për të blerë dhe shitur kripto nga platforma kryesore tregtare, eToro. Funksioni është i disponueshëm duke përdorur veçorinë e tij "cashtag", duke shtuar shenjën e dollarit përpara treguesit të kriptove. Ky është hapi i parë i Elon Musk për ta kthyer Twitter-in në një super aplikacion, duke u ofruar përdoruesve të tij shërbime financiare në mediat sociale.

Bursa me bazë në Singapor, Bitrue është hakuar

Bursa e kriptove me bazë në Singapor, Bitrue, u hakua. Sulmuesi ishte në gjendje të tërhiqte asete me vlerë 23 milion dollarë. Bursa ka bllokuar lëvizjet e fondeve dhe po heton situatën. Sipas Bitrue, portofoli i prekur mban më pak se 5% të fondeve të saj të përgjithshme dhe se asnjë nga portofolet e tjerë të saj nuk është komprometuar.

SEC ka njoftuar se platformat e decentralizuara do të cilësohen si bursa

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve komentoj publikisht mbi propozimin e tij për të zgjeruar përkufizimin e "bursave". SEC sqaroi se rregullat e saj ekzistuese zbatohen për platformat e decentralizuara të kriptomonedhave. SEC votoi për të marrë komente shtesë nga publiku pasi firmat e kriptomonedhave kritikuan planin e tyre, duke thënë se platformat DeFi nuk duhet t'i nënshtrohen mbikëqyrjes së rregullatorit.

Tokeni FTT rritet pas lajmeve se FTX mund të rihapet

Çmimi i tokenit FTT është rritur si pasojë e deklaratave të avokatët të FTX-it të cilët thane se bursa tashmë e falimentuar mund të rihapet. Duke folur këtë javë gjatë çështjes gjyqësore të FTX-it, avokati, Andy Dietderich, tha se një opsion i mundshëm që po diskutohet është që të lejohen kreditorët e FTX-it të konvertojnë një pjesë të zotërimeve të tyre në një aset i cili do tu jap të drejtë në zotërimin e një pjesë aksionesh të bursës së rihapur.

CryptoGPT e fokusuar në sektorin e AI mbledh 10 milion dollarë

Një projekt i ri, CryptoGPT, ka përfituar nga përfolja rreth inteligjencës artificiale duke mbledhur fonde me vlerë 10 milion dollarë. CryptoGPT kohët e fundit lançoi asistentin e tij të inteligjencës artificiale të fokusuar në Web3, "Alex", dhe po zhvillon një motor të dhënash në AI për të lejuar përdoruesit të fitojnë para nga të dhënat e tyre përmes fitnesit, takimeve, lojërave dhe edukimit.

Mastercard fillon projektin e NFT-ve për Artistët

Mastercard ka filluar të prodhojë NFT-të e veta që i japin përdoruesit akses në programin  Mastercard Artist Accelerator, i krijuar për të mbështetur muzikantët. I zhvilluar në bashkëpunim me Polygon, projekti i NFT-ve nënvizon synimin e Mastercard për të përqafuar kulturën Web3. Mastercard nuk zbuloi muzikantët pjesëmarrës, pasi ata ende nuk ishin zgjedhur.

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...