Çfarë është Metamask dhe si funksionon ai?

Çfarë është Metamask dhe si funksionon ai?

Posted on April 19, 2023 by Vial

MetaMask është një nga portofolet kryesore në botën e kriptomonedhave dhe mbështetet në integrimin me shfletuesit dhe dizajnin e mirë për të shërbyer si një nga portat kryesore që na mundëson lidhjen me botën e Web3, financave të decentralizuara (DeFi) dhe NFT-ve.

Përdoruesit mund të ruajnë dhe menaxhojnë Bitcoin, Ethereum dhe kriptomonedha të tjera duke përdorur një portofol dixhital. Një portofol dixhital mundëson transferimet e kriptomonedhave, parandalon vjedhjen e aseteve dixhitale dhe lejon përdoruesit të shkëmbejnë monedhat e tyre nëse është e nevojshme.

Me më shumë se 30 milion përdorues aktiv në muaj, MetaMask është portofoli më i përdorur në botë. MetaMask ofron një dobi jetike për tregtarët e kriptomonedhave, zhvilluesit dhe investitorët në industrinë e Blockchain-it.

Si të krijoni dhe të përdorni një llogari në MetaMask

MetaMask synon të ndihmojë përdoruesit e kriptomonedhave të krijojnë identitetin e tyre në internet. Shërbimi është i shpejtë dhe i lehtë për t’u përdorur, dhe procesi i konfigurimit të një llogarie të re është i shpejtë.

Hapi i parë që duhet të bëni është të instaloni MetaMask në shfletuesin tuaj. Pasi ta keni instaluar filloni regjistrimin dhe konfigurimin e llogarisë në MetaMask. Procesi i regjistrimit nis duke krijuar një fjalëkalim i cili duhet të jetë të paktën 8 karaktere i gjatë. Rekomandohet përdorimi i një fjalëkalimi krejtësisht unik që nuk është përdorur askund tjetër, dhe një që përmban një përzierje të shkronjave të mëdha dhe të vogla, simboleve dhe numrave. Lexoni dhe pranoni Kushtet e Përdorimit dhe klikoni “Create” pasi të jetë vendosur fjalëkalimi juaj. Më pas MetaMask do t’ju tregoj frazën prej 12 fjalësh e cila duhet shkruar me kujdes, me fjalët e regjistruara në të njëjtin rend të shfaqur në ekran. Kjo frazë do të jetë e nevojshme për të rikuperuar portofolin nëse humbni aksesin në kompjuter dhe duhet të ruhet diku e sigurt. Kushdo që ka akses në mbi frazën me 12 fjalë do të ketë akses në fondet në portofol, kështu që fraza duhet ruajtur në një vend privat dhe të sigurt. Klikoni “Next” pasi ta keni shkruar këtë. Më pas fraza e shkruar duhet konfirmuar duke vendosur fjalët në të njëjtin rend të ruajtur më parë. Klikoni “Confirm” pasi të keni përfunduar.

Pasi të hyni në llogarinë tuaj, mund ta lidhni atë me rrjetin e përzgjedhur nga ju. Për të shtuar një rrjet të ri, zgjidhni “Networks” dhe më pas kliko “Add networks”. Pasi të jetë shtuar rrjeti, mund të shtohen edhe tokena në llogarinë tuaj të bazuar në atë rrjet.

MetaMask ofron disa shërbime siç janë dërgimi, marrja e kriptomonedhave dhe shkëmbimi i tyrebrenda rrjetit të përzgjedhur nga ju. Për të dërguar kriptomonedha është shumë e thjeshtë. Mjafton të klikoni butonin “Dërgo”, të fusni adresën e marrësit dhe shumën për të dërguar dhe të zgjidhni një tarifë transaksioni. Ju gjithashtu mund të rregulloni manualisht tarifën e transaksionit duke përdorur butonin ‘Advance Options’ ndërsa për të marrë kriptomonedha mjafton të kopjoni adresën tuaj dhe tja dërgoni dërguesit të kriptomonedhave.

Çfarë avantazhesh ofron MetaMask?

MetaMask ofron një portofol të sigurt dhe të përshtatshëm. Si një aplikacion me burim të hapur, MetaMask është një mjet i besueshëm me një ndërfaqe përdoruesi të lehtë për t’u naviguar dhe mbështetje të qëndrueshme ndaj klientit. Ai u ofron përdoruesve kontroll të plotë dhe qasje në fondet e tyre në pajisjet lokale. Sidoqoftë, duhet të mbani mend një sërë fjalësh që do të vërtetojnë identitetin tuaj. Ky portofol përdoret gjerësisht nga njerëzit që duan të bëjnë pagesa të sigurta përmes kriptomonedhave. Është i sigurt për t’u përdorur sepse funksionon mbi Blockchain.

MetaMask gjithashtu ju lejon të ndërveproni me aplikacione të shpërndara në shfletues si Chrome, Firefox, Opera dhe Brave. Ai do të ruajë të gjitha asetet dixhitale dhe do t’ju lejojë të ndërveproni me aplikacione të decentralizuara (dApps) pa pasur nevojë të krijoni llogari të veçanta. Kjo eliminon nevojën për të shkarkuar të gjithë Blockchain-et, minimizon rrezikun nga malware dhe mbron informacionet tuaja personale. Siç nënkupton edhe emri, MetaMask është një portë hyrëse në botën e aplikacioneve të decentralizuara. Ndryshe nga bursat e centralizuara, MetaMask lidhet me aplikacione të decentralizuara dhe kontrata inteligjente.

Megjithëse MetaMask ofron shumë përparësi, ai është gjithashtu i prekshëm nga sulmet ‘phishing’. Sulmet phishing janë krijuar për të vjedhur informacionet personale. Për të shmangur një sulm të tillë, duhet përdorur fjalëkalime të forta dhe të bëhet identifikimi vetëm nga faqja zyrtare e MetaMask sepse ka një mekanizëm të brendshëm mbrojtës që bllokon sulmet ‘phishing’. Një avantazh tjetër i MetaMask është lehtësia e përdorimit të tij. Ndryshe nga portofolet harduerik, softueri është i lehtë për t’u instaluar dhe përdorur. Është gjithashtu falas për t’u përdorur, dhe mund të konfiguroni sa llogari të dëshironi por, MetaMask nuk mbështet një sërë kriptomonedhash, kjo mund të jetë një nga të metat e vetme të tij.

Posted under: Education