Komuniteti i ViAl feston 1 vjetorin: Merr pjesë në lojën speciale që po organizohet

ViAl, aplikacioni i gjeneratës Web3, po feston javën e ditëlindjes me një lojë argëtuese për të gjithë komunitetin. Loja përfshin 3 fitues dhe 3 kupona në vlerën totale 150 USDT. 3 kuponat do të postohen në zonën e ofertave (Ankandit) brenda aplikacionit të ViAl, dhe secili kupon do të jetë i disponueshem për 3 ditë. Të gjithë mund të marrin pjesë në këtë lojë dhe të bëhen pjesë e çmimeve shpërblyese, duke ofruar ViAl Points të mbledhura në ankandin e shpallur brenda aplikacionit.

Për të marrë pjesë në lojë, lojtarët duhet të:

  1. Shkarkojnë aplikacionin në App Store ose Play Store
  2. Pas regjistrimit, lojtarët fillojnë te fitojnë pikë duke ecur dhe duke qëndruar aktiv.
  3. Të jenë të vëmendshëm me njoftimet që vijnë në aplikacion

Përveç kësaj, ViAl ka ndarë disa këshilla dhe truke të dobishme për të ndihmuar përdoruesit të rrisin shanset e tyre për të fituar duke fituar më shumë pikë:

  1. Plotëso “V” çdo ditë
  2. Lexo artikujt që postohen në app
  3. Mos ndalo së ecuri xp

Ankandet zgjasin tre ditë, gjatë të cilave përdoruesit “luftojnë” me njëri-tjetrin duke ofruar pikë për të fituar çmimin e ankandit. Me mbarimin e kohës së ankandit, përdoruesi që ka ofruar më shumë pikë shpallet fitues dhe kuponi do mund ti shfaqet në seksionin e “Ankandeve të Fituara/Won Auctions”.

Pas kësaj prisni një email nga hello@vial.al në të cilin do ju kërkojmë një adresë për të dërguar USDT, në rrjetet TRX, BSC, MATIC.

Aplikacioni është një platformë fantastike për të promovuar një stil jetese të shëndetshme dhe për të inkurajuar njerëzit për të qëndruar aktiv, duke përfituar njëkohësisht nga shpërblimet e ndryshme. Me këtë lojë, ViAl synon të motivojë dhe frymëzojë përdoruesit e tij për besnikerinë dhe suportin që kanë treguar përgjatë këtij viti.

Prandaj, çfarë po pret? Shkarkoni aplikacionin, filloni të fitoni pikë dhe përgatituni për tu bërë pjesë e konkursit me pjesën tjetër të komunitetit për të fituar 1 nga 3 kuponat me vlerë USDT.

Për me shumë informacion ndiq faqen zyrtare të ViAl në Instagram @vialcommunity, komunitetin ne Telegram ose shkruaj një email në hello@vial.al.

Related Posts

Ankandet e muajit Tetorit: Dhurata dhe kupona eksluziv

Përshëndetje #Vialers! Pritjes së ankandeve i ka ardhur fundi. Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se do të vazhdojmë traditën tone të ankandeve këtë muaj...

Ofro dhe fito bileta ekskluzive për Ricky Martin Symphonic

Përgatituni për një natë të paharrueshme me muzikë, energji dhe argëtim, ndërsa Ricky Martin, sjell koncertin e tij më të vlerësuar, “RICKY...

Ofro dhe fito bileta ekskluzive për Turtle Fest

Turtle Fest rikthehet sërish! Kësaj rradhe do keni mundësinë të jeni nën tingujt e muzikës elektronike në plazhin e mrekullueshëm të Dhërmiut. Një...