Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Rregullorja e kriptomonedhave ishte në qendër të vëmendjes këtë javë ndërsa BE-ja miraton legjislacionin e parë në botë për kriptomonedhat. Kryetari i SEC, Gary Gensler, është i shqetësuar për politikat e tij rreth kriptomonedhave. Ndërkohë, mbretëria e Butanit ka investuar fshehurazi në industrinë e kriptomonedhave. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

MiCA: BE miraton ligjin e parë të kriptomonedhave në botë

Ligjvënësit në Bashkimin Evropian kanë votuar në favor të legjislacionit të Tregjeve të Aseteve Dixhitiale për të krijuar një protokoll të ri licencimi për kriptomonedhat. Rregullat do të impononin një sërë kërkesash për platformat e kriptomonedhave, emetuesit e tokenave dhe tregtarët në lidhje me transparencën. Miratimi parlamentar i hap rrugën BE-së që të bëhet juridiksioni i parë i madh në botë që miraton një ligj gjithëpërfshirës për kriptomonedhat.

SEC padit Bittrex

SEC e SHBA ka paditur bursën e kriptomonedhave Bittrex për operimin e një burse kombëtare të paregjistruar. SEC pretendon se ish-CEO, William Shihara, ndihmoi emetuesit e tokenave të fshinin deklaratat publike që do t'i shtynin rregullatorët t’i hetonin tokenat si letra me vlerë. Bittrex deklaroi se letrat me vlerë nuk ofroheshin ose tregtoheshin në platformën e saj.

Kryetari i SEC lufton për mbrojtjen e politikave të tij ndaj kriptove

Në një seancë dëgjimore pesë orëshe të kongresit, kryetari i SEC-ut, Gary Gensler, u përpoq të mbronte politikat e agjencisë së tij për kriptomonedhat. Komiteti i bëri presion Gensler-it me pyetje nëse SEC po i shtynte shumë kompanitë e kriptomonedhave, duke nxitur inovacionin jashtë shtetit dhe duke rrezikuar konkurrencën amerikane. Kryetari i Komitetit Patrick McHenry qortoi Genslerin, duke thënë se rregullimi nga zbatimi nuk është as i mjaftueshëm dhe as i qëndrueshëm.

Monedha e qëndrueshme (stablecoin) arriti vlerën më të madhe në treg

TrueUSD, monedha e qëndrushme pak e njohur më parë, tani përbën çiftin më të madh tregtar Bitcoin në botë pasi vlera e saj e tregut është rritur me 1 miliard dollarë gjatë dy muajve të fundit. Një kuontribues kryesor në rritjen e saj ishte Binance, e cila hoqi promovimet e tregtimit të Bitcoin me tarifë zero në mars, me përjashtim të Bitcoin në TrueUSD, duke rritur kërkesën për monedhën e qëndrueshme.

Intel përfundon prodhimin e çipave për pajisjet e prodhimit të Bitcoin-it (Bitcoin mining)

Intel i ka dhënë fund prodhimit të çipave për prodhuesit e Bitcoin-it të quajtur Blockscale. Klientët mund të porosisin ende çipa të rinj, por dërgesat do të përfundojnë në prill të 2024. Hyrja fillestare e Intel në treg për çipat e pajisjeve prodhuese të Bitcoin-it erdhi në një kohë të papërshtatshme, pasi çipat e tij më në fund u bënë të disponueshëm pikërisht kur çmimi i Bitcoin-it u ul.

Çështja e Do Kwon të Terra Luna-s po shkon drejt fundit

Gati një muaj pas arrestimit të tij në Mal të Zi, Do Kwon, bashkëthemelues dhe CEO i Terraform Labs është vendosur para prokurorisë. Prokurorët kanë akuzuar Kwon se ka përdorur një pasaportë të rreme dhe dokumente të tjera identifikimi ndërsa tentoi të largohej nga vendi. Aktakuza e Kwon ka të ngjarë të komplikojë përpjekjet për ta ekstraduar atë në SHBA dhe Korenë e Jugut, ku ai përballet me akuza të shumta.

Mbretëria e Butanit investon fshehurazi në industrinë e kriptomonedhave

Krahu i investimeve të Qeverisë së Butanit, Druk Holdings and Investment, thuhet se ka investuar miliona në industrinë e kriptove. Dokumentet e gjykatës tregojnë se dega e investimeve sovrane të Butanit prej 2.9 miliard dollarësh ishte një klient i kompanive të falimentuara të kriptove BlockFi dhe Celsius. Mbretëria e Butanit bëri gjithashtu depozita dhe tërheqje me vlerë miliona dollarëshe në asete të ndryshme dixhitale, duke përfshirë Bitcoin, Ethereum dhe USDC.

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...