Ndikimi në treg i shlyerjes së kreditorëve të Mt.Gox do të jetë i kufizuar

Bitcoin (BTC) ra 8% gjatë pasdites të ditës së mërkurë pas thashethemeve se portofolet e lidhura me bursën e falimentuar të kriptomonedhave Mt. Gox dhe qeverinë e SHBA-së po kryejnë transaksione.

Matrixport, ka kryer një analizë mbi shlyerjen e kreditorëve të Mt.Gox dhe impaktin e kësaj ngjarje në çmimin e Bitcoin-it. Sipas Matrixport, efekti i një ngjarje të tillë do të jetë i limituar dhe do të kishte efekt të kufizuar në çmimin e Bitcoin-it. Megjithatë, investitorët duhet të jenë të vetëdijshëm për shpërndarjen e Bitcoin-ëve.

Hakimi i Mt. Gox rezultoi në vjedhjen e 850,000 Bitcoin-ëve, me vlerë 500 milion dollarë në atë kohë dhe tani me vlerë 17.8 miliard dollarë, thuhet në raport, duke vënë në dukje se vetëm 200,000 Bitcoin janë rikuperuar.

“Meqenëse jo të gjitha BTC-të e vjedhura mund të rikuperoheshin, vetëm një pjesë e shumës origjinale të mbajtur nga kreditorët do të kompensohet”, shkroi Markus Thielen.

Kreditorët do të marrin një pagesë bazë me katër opsione për të marrë pjesën e mbetur të fondeve të tyre, thuhej në shënim.

Këto përfshijnë "shlyerjen e hershme të shumës së përgjithshme (ku klientët mund të rikuperojnë 15%-20% të fondeve të tyre të humbura), shlyerjen e fondeve të humbura përmes bankave, shlyerjen e fondeve për një pjesë të pretendimeve për rehabilitimin e kriptomonedhave, ose shlyerjen përmes një pale të tretë që ofron shërbimin e transferimit të fondeve.

30 shtatori është afati i fundit për shlyerjet, thuhet në raport, me 1.7 miliard dollarë para cash, 141,000 Bitcoin dhe 142,000 Bitcoin cash (BCH) do të shpërndahen mes kreditorëve.

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...