Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Posted on May 29, 2023 by Vial

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep dritën jeshile për tregtimin e kriptomonedhave. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Çmimet e tokenave të lidhur me AI rriten pas raportit të Nvidia

Kriptomonedhat e lidhura me AI u rritën pasi Nvidia raportoi rritje të kërkesës për çipa që fuqizojnë aplikacionet e inteligjencës artificiale. Projektet e AI, si SingularityNET, Cortex dhe Measurable Data Token regjistruan të gjitha rritje të konsiderueshme në çmim, ndërsa çmimet e shumicës së kriptomonedhave të tjera të tregut mbetën të palëvizura.

Binance lançoi shërbimin e huasë së NFT-ve

Binance po lançon shërbimin e huasë së NFT-ve, ku zotëruesit e aseteve dixhitale mund të sigurojnë kredi në ETH duke përdorur NFT-të e tyre si kolateral. Shërbimi i ri, i quajtur Binance NFT Loan, do t’i lejojë njerëzit të përdorin NFT me çip blu për të marrë hua kripto me norma interesi konkurruese, tarifa zero gazi dhe mbrojtje të likuiditetit.

Hong Kongu i jep dritën jeshile tregtimit të kriptove

Komisioni i Letrave me Vlerë i Hong Kongut njoftoi se duke filluar nga muaji i ardhshëm, do të lejojë investitorët të tregtojnë disa asete dixhitale në platformat e regjistruara tregtare. Udhëzimet e reja janë pjesë e përpjekjes më të gjerë të Hong Kongut për t’u bërë një qendër globale e kriptove, një kontrast i mprehtë kur krahasohet me Kinën, e cila ndaloi tregtimin e kriptove në 2021.

Dita e Picave të Bitcoin-it’ u prish

Javën e kaluar, entuziastët e kriptomonedhave festuan ‘Ditën e Picave të Bitcoin-it’, duke përkujtuar ditën në vitin 2010 kur zhvilluesi Laszlo Hanyecz bleu dy pica për 10,000 Bitcoin. 14 monedha meme të lidhura me picat u emetuan këtë javë, ku disa prej të cilave u raportuan si mashtrime pas zhdukjes së krijuesve të tyre.

Punëtorët kinez të drogës paguhen me anë të kriptomonedhave

Hulumtimet e reja tregojnë se 90% e prodhuesve kinezë të kimikateve po pranojnë kriptomonedhat si pagesë për përbërësit e fentanilit që po u shesin operacioneve të drogës në mbarë botën. Elliptic dhe Chainalysis publikuan gjetje të reja që ofrojnë një paraqitje të shkurtër të rolit të nën-raportuar të kriptove në zinxhirin e furnizimit të opioidit vdekjeprurës.

Rastet e hakimit të kriptomonedhave bien me 70%

Blockchain TRM Labs raportoi se hakerët vodhën 400 milion dollarë nga 40 projekte të ndryshme kriptomonedhash në tremujorin e parë, shifra të cikat tregojnë një rënie prej 70% nga viti i kaluar. Përveç kësaj, më shumë haker priren të kthejnë kriptomonedhat e vjedhura si sanksione kundër Tornado Cash ashtu si dhe arrestimi i infiltruesit të Mango Markets ka lënë më pak hapësirë ​​që autorët të zhduken me kriptomonedhat e vjedhura.

Tokenat BRC-20 e bëjnë rrjetin e Bitcoin-it më të ngarkuar

Transaksionet ditore në rrjetin e Bitcoin-it kanë shënuar nivelin më të lartë të të gjitha kohërave këtë muaj, gati 40% më i lartë se në vitin 2017. Tokenat BRC-20 të cilët janë emetuar këtë vit, të ndërtuar drejtpërdrejt në Blockchain-in e Bitcoin-it, rezultuan të jenë rreth 25,000 duke rritur kështu numrat e transaksioneve.

Posted under: News

Festojmë kulturën e Hip Hop-it Shqipëtar përmes ViAl  

Posted on May 27, 2023 by Vial

Momenti i shumëpritur erdhiiii !! Shënoni datën, përhapni fjalën dhe përgatituni për përvojën më të paharrueshme të kulturës Hip Hop në Shqipëri. Shqip Hop është një ngjarje e madhe që ka për qëllim të shfaqë talentet më të mirë të muzikës hip-hop shqiptare. Organizuar çdo vit, festivali ka fituar reputacionin për atmosferën e gjallë, performancat emocionuese dhe promovimin e talenteve lokale. Shqip Hop-i do të mbahet në Tiranë te Sheshi Italia më datën 8 Qershor.

Festivali Shqip Hop është një dëshmi e kulturës së gjallë dhe të evoluar të hip-hopit në Shqipëri. Ai shërben si një katalizator për shprehjen artistike, unitetin dhe festimin e diversitetit. 8 Qershori pritet me padurim nga entuziastët e muzikës dhe fansat e hip-hopit shqiptar, të gatshëm për të përjetuar një shfaqje të paharrueshme të talenteve dhe për të zhytur veten në pasurinë e Shqip Hop-it

Ankandet e biletave për Shqip Hop-in do të nisin të Martën (më 30 Maj) dhe do të vazhdojnë për disa ditë me rradhë. Datat 30 – 31 Maj, do të publikohet nga një ankand çdo ditë i cili do të zgjas 12 orë, duke iu dhënë mundësinë për të fituar dy bileta, ndërsa më datë 2 Qershor anknadi do të zgjasë 24 orë dhe do të përmbaj 4 bileta.

Links:

Instagram: https://www.instagram.com/shqiphopfest/  

Fituesit e ankandeve do të kontaktohen nga ViAl për të përfituar biletën e cila do shpërndahet përmes email-it: hello@vial.al

Posted under: Media

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Posted on May 25, 2023 by Vial

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e kontrollit rregullator i cili po i rrit edhe vështirësinë e operimit të bursës në SHBA.

Binance ndodhet nën presion

CFTC ngriti një padi më 27 mars, dhe që atëherë rruga e Binance drejt qëllimeve të saja për vitin 2023 ka hasur vështirësi. Rregullatorët nuk janë të rinj për Binance-n. Padia e CFTC-së ishte alarmi që e bëri të qartë se gjërat po bëheshin serioze për bursën.

Një raport i fundit i Bloomberg sugjeron se Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së (DOJ) po vërtitet rreth Binance. Ata po kontrollojnë nëse Binance u dha klientëve rusë të drejtën për të përdorur bursën edhe pse ishte kundër rregullave të përcaktuar nga SHBA.

Në një bisedë me Financial Times, Eun Young Choi, shefe e agjencisë kombëtare për zbatimin e kriptomonedhave, dha një vështrim në planin e tyre. Duket se departamenti po përgatitet kundër shumë bursa kriptomonedhash në SHBA.

A do ta detyrojë kjo Binance-n të largohet nga Shtetet e Bashkuara?

Binance ka hyrë në një zonë pasigurie. Me agjencitë e shumta që shprehen kundër Binance, operimi pa probleme në SHBA po bëhet një objektiv i vështirë për t’u arritur.

Binance nuk e fshehu zhgënjimin e saj pas largimit të saj nga Kanadaja, si pasojë e udhëzimeve të reja të shtetit rreth monedhave të qëndrushme (stablecoins) dhe kufizimet e investitorëve. Dalja e tyre nga tregu kanadez është një shenjë e qartë e detit të trazuar ku ata po lundrojnë.

Binance humbet 20% së tregut ndaj rivalëve aziatikë

Binance, pavarësisht problemeve nga rregullatorët, po mban pozicionin e saj si një nga bursat kryesore në industri. Megjithatë, presionet e rregullatorëve kanë vënë një frenim në rritjen e saj dhe mbajtjen e klientëve gjatë gjithë vitit. Ndërkohë, bursat rivale të Binance si Huobi dhe OKX janë në rritje.

Edhe pse kriptomonedhat patën një rritje të përgjithshme këtë vit, asetet e zotëruara nga Binance nuk kanë lëvizur shumë. Kjo është kryesisht për shkak të daljeve të rregullta nga bursa muaj pas muaji. Për momentin, nuk ka zgjidhje të lehtë për problemet e Binance. Hetimet e vazhdueshme të rregullatorëve amerikanë kanë hedhur një hije të gjatë dyshimi mbi bursën. Duke pasur parasysh rrethanat, ka shumë të ngjarë që Binance të vazhdojë të shohë tkurrje në tregun perëndimor për sa kohë që këto stuhi rregullatore vazhdojnë të bien mbi të.

Pra, çfarë do të thotë kjo për BNB?

Kontrolli rregullator mbi Binance të vazhdojë, duke krijuar një mjedis të ashpër për operacionet e platformës. Duke pasur parasysh këtë, BNB do të mbetet prapa kriptomonedhave kryesore si BTC dhe ETH pasi investitorët drejtohen drejt zgjedhjeve më të sigurta dhe më të besueshme. Megjithatë, ekosistemi i Blockchain-it të BNB-së do të qëndrojë i palëkundur. Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se Binance, tani po hedh një efekt të zymtë mbi vetë tokenin BNB dhe ekosistemin e saj.

Posted under: Education

Miks lajmesh për kriptomonedhat këtë javë

Posted on May 22, 2023 by Vial

Ledger kritikohet për funksionalitetin e tij të ri e cila lidhet me privatësinë e klientit. Kompania Tether do të shtojë Bitcoin-in në portofolin e saj, ndërsa krijuesi i OpenAI tani është i fokusuar në një projekt të ri. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Ledger mbron funksionin e Ledger Recover

Ledger, u kritikua për funksionalitetin e tij të ri, Ledger Recover. Ledger Recover do të ruajë frazat e koduara të përdoruesve te një palë e tretë, gjë që kritikët argumentojnë se e hedh poshtë angazhimin e deklaruar të Ledger-it për privatësinë dhe sigurinë. CEO i Ledger Pascal Gauthier u përgjigj duke thënë se kjo është mënyra se si miliona njerëz do të hyjnë në industrinë e kriptomonedhave në të ardhmen.

Tether do të shtoj Bitcoin në portofolin e tij

Tether, kompania pas monedhës së qëndrueshme (stablecoin) USDT, njoftoi se duke filluar nga maji, kompania do të ndajë rregullisht deri në 15% të fitimeve të saj neto në Bitcoin. Tether tani bashkohet me korporata të tjera të mëdha të cilat shtojnë BTC në bilancin e tyre, për të përmirësuar performancën e portofolit dhe për t’u lidhur me teknologjinë transformuese.

Coinbase prezanton tregtimin me tarifë zero

Bursa më e madhe e kriptomonedhave në Amerikë, Coinbase, prezantoi Coinbase One, një llogari anëtarësimi që ofron zero tarifa tregtare, rritje të shpërblimeve dhe një ekip mbështetës. Abonimi kushton 30 dollarë në muaj dhe përfshin gjithashtu përfitime ekskluzive nga partnerët. Kompania po përpiqet të rrisë bazën e saj të klientëve duke i “joshur” ata me anë të tregtimit me tarifë zero.

Zhvilluesit në rrjetin e Bitcoin-it mbledhin 1 milion dollarë

Kompania e prodhuesve të Bitcoin Marathon Digital Holdings dhe Brink një organizatë jofitimprurëse që përpiqet të mbështesë zhvillimin e Bitcoin-it, së fundmi zbuluan bashkëpunimin e tyre për të gjeneruar fonde deri në 1 milion dollarë për zhvilluesit në rrjetin e  Bitcoin-it. Zhvilluesit janë aktualisht nën presion për të bërë ndryshime në kodin themelor të Bitcoin-it në mënyrë që të parandalojnë përdorimin e Ordinaleve, të cilat kanë mbingarkuar rrjetin.

Robert Kennedy Jr pranon Bitcoin

Bitcoin është ‘përfaqësuesi i demokracisë’, tha Robert Kennedy Jr, i cili njoftoi këtë javë se po pranonte Bitcoin si donacione për fushatën. Përpara se të dilte në skenë në konferencën e Bitcoin-it 2023 në Miami, kandidati për president të SHBA-së tha se nëse zgjidhet president, ai u zotua të sigurojë që SHNA-ja të mbetee qendra globale e Bitcoin-it.

Mbretëria e Bashkuar: Kriptomonedhat duhet të trajtohen si bixhoz

Në një raport të ri, një Komitet ndërpartiak i deputetëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë pohuar se kriptovmonedhat nuk shërbejnë për asnjë qëllim të dobishëm shoqëror dhe po përdoren nga kriminelët për mashtrime dhe pastrim parash. Si rezultat, Komiteti i Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar ka bërë thirrje që tregtia e kriptomonedhave të pambështetura nga qeveria të rregullohen në bazë të ligjeve të lojërave të fatit.

Posted under: News

Shijo UNUM-in falë #vialpoints: Ofro, Fito, Bëhu pjesë e eksperiencës!

Posted on May 20, 2023 by Vial

Festivali Unum karakterizohet nga pesë elementë të thjeshtë të jetës: muzika, rëra, pishat, deti dhe malet. Është një përvojë unike që ndërthur bukurinë e natyrës me fuqinë e muzikës, duke krijuar një përzierje harmonike që rezonon me shpirtin.

Për gjashtë ditë e gjashtë netë, ndërmjet datave 1 dhe 6 Qershor, të pranishmit do të kenë mundësinë të shpëtojnë nga e përditshmja dhe të zhyten në një botë euforie, ku shqetësimet e përditshmërisë do të lihen pas.

Festivali përfshin zhanre të ndryshme muzikore. Pavarësisht nëse jeni adhurues i tingujve house, tekno apo disko, UNUM ka diçka për të gjithë. Ndërsa tingujt pushtojnë ajrin, muzika bëhet rrahja e zemrës së UNUM Festival, duke lidhur njerëz nga kultura dhe prejardhje të ndryshme dhe duke krijuar miqësi dhe kujtime të paimagjinueshme, përmes gjuhës universale të melodisë dhe ritmit.

Pra, a jeni gati të bëheni UNUM? A jeni gati të lini të zakonshmen dhe të përqafoni të jashtëzakonshmen?

Ankandet e biletave për UNUM Festival do të nisin të Shtunën (më 20 Maj) dhe do të vazhdojnë për tre ditë me rradhë. Nga datat 20 – 23 Maj, do të shpaloset nga një ankand çdo ditë i cili do të zgjas 12 orë, duke iu dhënë mundësinë për të fituar dy bileta.

#BecomeUNUM

Links:

Website: https://www.unumfestival.com/

Instagram: https://www.instagram.com/unumfestival/ Fituesit e ankandeve do të kontaktohen nga ViAl për të përfituar biletën e cila do shpërndahet përmes email-it hello@vial.al

Posted under: Media

Çfarë po ndodh me Ledger?

Posted on May 19, 2023 by Vial

Ledger hodhi një “bombë” që i vuri flakën botës së kriptomonedhave e cila lidhej me prezantimin e funksionalitetit te tyre te ri, Ledger Recover. Kompania po ofron një mundësi për të ndarë çelësat privatë me institucione specifike: Ledger, Coincover dhe një palë tjetër të tretë.

Çfarë është Ledger Recover?

Ky funksion i ri është krijuar për ta bërë të lehtë për këdo që të zotërojë kripto, duke hequr qafe kushtet konfuze që lidhen me çelësat privatë. Për të zgjidhur problemin, Ledger njoftoi përditësimin sistemit duke shtuar Ledger Recover. Sapo ky njoftim u postua në Twitter, i gjithë Twitter-i shpërtheu.

Cili është problemi?

Deri më tani, vetëm pronari i nje USB Ledger mund të shikonte çelësat privatë. Por, së fundi Ledger planifikon të nxjerrë një veçori të re e cila u lejon përdoruesve të ndajnë çelësat privatë me një palë të tretë. Kjo veçori vjen me një përmirësim të ri të sistemit te tyre të brendshëm.

Përgjigja e Ledger

Përfaqësues të kompanisë dolën disa orë pas “shpërthimit” të lajmit në një Twitter Space, për të adresuar të gjitha shqetësimet. Dy pyetjet kryesore ishin: Për kë është ky funksion dhe a është i sigurt? Që ky funksion të vlejë përdoruesi duhet të nënshkruajë një transaksion i cili e lejon atë të ndajë çelësat privatë me një palë të tretë. Pra, kjo rrugë është e sigurt dhe përmirësimi në firmware-in më të fundit të Ledger rekomandohet gjithashtu prej tyre duke premtuar siguri të plotë.

“Kjo është mënyra se si qindra miliona njerëz do të hyjnë në industrinë e kriptomonedhave,” tha CEO i Ledger Pascal Gauthier. “Më vjen keq, por copa e letrës është një gjë e së kaluarës dhe Ledger Recover është një gjë e së ardhmes”. Kompania gjithashtu saktëson që Ledger Recovery është një shërbim funksional të cilën përdoruesit vendosin në mënyrë të pavarur nëse duan ta aplikojnë ose jo.

Ky përditësim i Ledger vjen si pasojë e mbështetjes së Blockchain-eve evolucionar si Ethereum, Solana, Aptos. Të gjithë këta rrjete po përdorin algoritme të reja për tu ndërlidhur dhe nëse Ledger nuk do ishte i papërditësueshëm atëherë përdoruesit do të detyroheshin të blinin një model më të ri të Ledger-it. 

Posted under: Education, News

Ethereum në 1,400 dollarë apo 2,400 dollarë, cili çmim do të arrihet i pari?

Posted on May 18, 2023 by Vial

MOHIM PËRGJEGJËSIE: Jo këshillë financiare ose investimi. Çdo vendim i lidhur me investimet që merrni është përgjegjësia juaj.

Analiza e çmimit

Ethereum tani është vazhdimisht duke kapur nivelet më të ulëta, shenjë treguese e një tregu në rënie. Çmimi vazhdon të bjerë, thyer nivelet e mëparshme kyçe. Me çmimin që nuk lëviz shumë dhe tregu duket i pasigurt, është e lehtë të ndihesh konfuz. Por këtu është një sekret: tregu shpesh nxjerr të dhëna përpara se të bëjë një lëvizje të madhe. Ky ndryshim në strukturën e tregut është një e dhënë e tillë.

Pra, nëse ETH nuk rikuperon çmimin prej 1,850 dollarësh, atëherë çmimi prej 1,400 dollarësh do të jetë lehtësisht i arritshëm.

Investitorët e mëdhenj po shesin zotërimet e tyre në ETH

Shumica e këtyre “balenave” (investitorë) mega të pasura arritën fitime të larta falë lëvizjeve të tyre super të zgjuara. Ka më pak se 1200 investitorë me mbi 10.000 ETH në portofolin e tyre. Por javën e kaluar, 20 prej tyre u larguan nga ky klub elitar. Kjo nuk është një përqindje e mjaftueshme për të sinjalizuar një rënie të çmimitpor, është padyshim e pazakontë.

Rrjeti i Ethereum-it pezullon transaksionet dy herë

Më 11 maj 2023, Ethereum pati një “ngrirje” dhe nuk mundi të finalizonte transaksionet për rreth 25 minuta. Të nesërmen, ndodhi përsëri, për më shumë se një orë…

Pse ka rendësi? Epo, kur transaksionet pezullohen dhe nuk mund të finalizohen, ato potencialisht mund të hiqen ose të ndërrohen. Kjo është e ndaluar për Ethereum sepse njerëzit mbështeten në stabilitetin e tij.

Por, le të japim meritën aty ku duhet. Pavarësisht këtyre problemeve, Ethereum iu rikthye përfundimeve të çdo transaksioni të lënë pezull. Kjo është një shenjë e mirë por, nuk ky është stabiliteti i duhur që të gjithë presin nga Ethereum.

Mjaft me elementët që ndikojnë negativisht në cmimin e Ethereum-it, tani le të shohim disa elementë rritës që do të na japin emocione pozitive për të ardhmen e tij.

Depozitimet (Staking) në Ethereum arrijnë rekorde historike

Ethereum ka arritur një moment historik, mbi 20 milion ETH tani janë të depozituara (staking). Në fillim të vitit 2023, 17 milion ETH ishin depozituar. Rritja e depozitimeve të ETH filloi pas përmirësimit të Shangait. Duket sikur njerëzit po bëhen më të sigurt tani që e dinë se sistemi i tërheqjes së depozitimeve është më i mirë. Sipas parashikimeve numri i ETH të depozituar do të rritet me 30% në dy vitet e ardhshme. Gjithastu vetëm 0,22% e ETH të depozituar është në pritje për t’u tërhequr. Kjo është praktikisht zero! Vetëm pak javë më parë, kjo shifër ishte mbi 2.5%.

Oferta totale e Ethereum po bie dita ditës

Falë EIP-1559, një pjesë e çdo tarife të transaksioneve digjet. Shkalla me të cilën digjet ETH e bëri atë të humbasë 3.5 milion ETH nga oferta totale e tij duke e bërë atë shumë më deflacionist nga sa pritej.

Investimet në Ethereum vazhdojnë

Edhe pse çmimi i ETH duket i zymtë pa një drejtim të caktuar, investitorët vazhdojnë yë blejnë Ethereum duke treguar besimin dhe ndjenjën e mirë që kanë për kriptomonedhën. Gjithashtu investimet në ETH janë duke u distancuar nga bursat e centralizuara (CEX). Vetëm në javën e fundit, 154,000 ETH, ose mbi 275 milion dollarë, u larguan nga këto platforma. Ky informacion na tregon se sa ETH është në dispozicion për shitje. Sa më pak të ketë, aq më mirë për çmimin e ETH. Sigurisht, me platformat DeFi në Ethereum dhe bursat e decentralizuara (DEX), pamja bëhet pak më e paqartë. Por duhet mbajtur mend se DEX-et përbëjnë vetëm 6% të vëllimit total të bursave, kështu që përqëndrohuni tek pjesa e madhe; 94%.

Pra, cili është përfundimi?

Ethereum për momentin po kalon një periudhë të paqartë. Ulja e çmimit, shitja e zotërimeve nga investitorët e mëdhenj dhe ato dy pezullime në përfundimin e transaksionit kanë ngritur disa pikëpyetje por, duhet të shohim edhe anët pozitive. Miliona ETH po depozitohen (staking) veprim ky i cili tregon ndjenjën e mirë që kanë investitorët për të ardhmen e kriptomonedhës.

Çmimi i ETH mendohet se ka për të arritur shumë shpejt në 1,400 dollarë, gjithsesi ETH po përmirëson dukshëm themelet e tij për periudhën afatgjate.

Posted under: Education

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Posted on May 15, 2023 by Vial

Binance largohet nga tregu kanadez. Rrjeti i Bitcoin-it mbingarkohet nga transaksionet që lidhen me Ordinal NFT-s ndërsa Bittrex paraqiti kërkesën për falimentim. A do të jetë Lihtenshtajni kombi i parë evropian që pranon Bitcoin si mjet pagese? Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Lihtenshtajni planifikon të pranojë Bitcoin-in si formë pagese

Kryeministri i Lihtenshtajnit Daniel Risch ka zbuluar planin e qeverisë së tij për të pranuar Bitcoin-in si pagesë për shërbimet shtetërore, duke e bërë Lihtenshtajnin vendin e parë evropian që e bën këtë. Risch tha se investimi i rezervave shtetërore në kripto është gjithashtu duke u konsideruar. Vendi pa borxhe mban rezerva deri në trefishin e buxhetit të tij vjetor prej 1 miliard dollarësh, i cili investohet kryesisht në letra me vlerë.

Binance largohet nga Kanadaja

Binance ka njoftuar largimin e saj nga Kanadaja, si pasojë e tensioneve rregullatore. Bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë tha se udhëzimet e reja në lidhje me monedhat e qëndrueshme (stablecoins) dhe kufijtë ndaj investitorëve kanë nxitur daljen e tyre nga tregu kanadez. CEO i Binance, Changpeng Zhao, i cili gjithashtu u rrit në Kanada, e përshkroi situatën si “të paqëndrueshme”.

Bittrex paraqiti kërkesën për falimentim

Bittrex ka paraqitur kërkesën për falimentim një muaj pas përfundimit të operacioneve të saj në SHBA. Të ardhurat vjetore të Bittrex kanë rënë me 97% duke vendosur bursën në vështirësi përball konkurencës së madhe në treg. Klientëve iu kërkua të tërhiqnin fondet e tyre përpara datës 30 Prill, por sipas dokumentave të paraqitura gjatë deklarimit të falimentimit, ka klientë të shumtë që kanë të paktën 1 milion dollarë në llogaritë e tyre.

PayPal zotëron asete dixhitale me vlerë 1 miliard dollarë

Gjigandi i pagesave, PayPal, në një dokument të paraqitur në SEC ka zbuluar se zotëron rreth 1 miliard dollarë në kriptomonedha. Kompania zbuloi se mban asetet e klientëve në Bitcoin, Ethereum, Bitcoin Cash dhe Litecoin.

Do Kwon lirohet me kusht

Një gjykatë malazeze ka vendosur që themeluesi i Terra-s, Do Kwon të lirohet nga burgu dhe të vihet nën mbikëqyrjen e policisë në një rezidencë lokale. Gjykata pranoi 400 mijë euro garanci, në pritje të rezultateve të gjykimit. Megjithatë, ai nuk do të lejohet të largohet nga banesa e tij e cila do të ruhet nga policia malazeze.

Teksas shton kriptomonedhat në ligjin e të drejtave të shtetit

Ligjvënësit e Teksasit kanë votuar për të shtuar kriptomonedhat në Ligjin e të Drejtave të shtetit, duke u dhënë individëve të drejtën për të përdorur monedhat dixhitale për tregti. Projektligji, i cili mbron liritë thelbësore si liria e fjalës dhe fenë tani përfshin gjithashtu një amendament që sqaron se individët kanë të drejtë të përdorin një mjet këmbimi për të cilin është rënë dakord reciprokisht siç janë monedhat dixhitale.

Bakkt heq 25 kriptomonedha nga Apex

Firma e aseteve dixhitale, Bakkt, ka hequr 25 nga 36 kriptomonedhat që ishin të listuara në platformën e saj tregtare, Apex Crypto. Vendimi ishte pjesë e procesit të rishikimit të listës së monedhave të rregullta që bazohen në interesat dhe udhëzimet rregullatore. Bakkt, në pronësi të Intercontinental Exchange, e cila zotëron gjithashtu Bursën e Nju Jorkut, bleu Apex Crypto vitin e kaluar për të fituar ekspozim në tregun e kriptomonedhave.

Rrjeti i Bitcoin-it mbingarkohet nga kërkesa për NFT

Mbingarkesa e rrjetit të Bitcoin-it bëri që Binance të ndalonte transaksionet disa herë këtë javë. Mempool kishte një radhë me më shumë se 400,000 transaksione, duke shkaktuar vonesa dhe tarifa të larta pasi emocioni rreth Ordinal NFT të cilat bazohen në rrjetin e Bitcoin-it është rritur. Komuniteti i zhvilluesve tani po bën thirrje për një “filtrim të padëshiruar” për të bërë ndryshime në kodin e Bitcoin-it, në mënyrë që t’i jepet fund tregtimit të tokenave BRC-20.

Posted under: News

Bittrex deklaron falimentimin pas padisë nga SEC

Posted on May 9, 2023 by Vial

Bittrex Inc., dikur një ndër platformat më të mëdha të tregtimit të kriptove në SHBA, deklaroi falimentimin të hënën pasi u padit nga rregullatorët (SEC) dhe mbylli operacionet e saj në SHBA.

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi Bittrex muajin e kaluar ndërsa bursa e kriptove me bazë në Seattle po përgatitej të dilte nga tregu amerikan, për shkak të vështirësive që po sillnin rregullatorët amerikanë, raportoi The Wall Street Journal. Bittrex u tha klientëve të saj amerikanë se duhet të tërheqin fondet e tyre deri më 30 prill, kur kompania mbylli operacionet e saj në SHBA. Për klientët që nuk tërhoqën fondet e tyre deri në fund të muajit të kaluar, Bittrex tha të hënën se fondet e tyre “mbeten të sigurta” dhe se prioriteti kryesor i tyre mbetet siguria e fondeve të klientëve, megjithëse tha se gjykata e falimentimit do të vendosë përfundimisht se si asetet e kompanisë mund të shpërndahen.

Asetet dhe detyrimet e bursës variojnë nga 500 milion dollarë në 1 miliard dollarë, sipas peticionit të kapitullit 11, të paraqitur në Gjykatën e Falimentimit të SHBA në Wilmington, Del. Falimentimi nuk përfshin bursën Bittrex Global, e cila operon jashtë shtetit dhe do të vazhdojë funksionimin normalisht për klientët jashtë SHBA-së, tha kompania.

SEC kishte akuzuar kompaninë për operim të paligjshëm, duke pretenduar në padinë e muajit të kaluar se Bittrex listonte asete dixhitale që kualifikoheshin si “security”. SEC ka thënë se Bittrex ka fituar të paktën 1.3 miliard dollarë nga tarifat e tregtimit dhe burime të tjera nga viti 2017 deri në vitin 2022.

Bittrex është platforma më e fundit që ka paraqitur falimentimin, duke iu bashkuar FTX, Celsius Network, Voyager Digital Holdings, BlockFi dhe Genesis Global Capital.

Posted under: News

ViAl joins Founders Retreat by Swiss EP

Posted on May 8, 2023 by Vial

Vial recently participated in a Founder Retreat event organized by Swiss EP, a funded Swiss government agency that supports Balkan startups. The founder retreat event, held in Durres, Albania, brought together six experts in fundraising and marketing strategy for two days of workshops and networking opportunities.

Vial’s team had the chance to network with other startups and receive personalized advice from the experts on how to refine their business model, pitch to potential investors, and develop a strong branding and marketing strategy.  The event had six experts who provided advice on fundraising and marketing strategy. Some of the experts who were present included a venture capitalist, a marketing consultant, and a branding expert.

One of the key takeaways from the founder retreat event was the importance of creating a strong pitch deck to showcase Vial’s business model and growth potential to potential investors. The experts also emphasized the need to build relationships with investors and to focus on the long-term benefits of these relationships, rather than just short-term gains. Vial’s founders will apply this advice to their own fundraising efforts by refining their pitch deck and building relationships with investors.

Another important takeaway from the founder retreat event was the importance of understanding Vial’s target market and tailoring their marketing efforts to meet the specific needs and preferences of this market. The experts also stressed the need for Vial to establish a strong brand identity that reflects the company’s values and mission. Vial’s founders will apply this advice by conducting market research to better understand their target market and by refining their branding and marketing strategies to better resonate with their audience.

Vial’s participation in the founder retreat event organized by Swiss EP was a valuable experience that provided key insights and connections in the areas of fundraising and marketing strategy. Vial is grateful to have been selected among other promising startups and has shown great potential for future growth and success. The personalized advice from experts and the networking opportunities at the retreat have equipped Vial’s team with the tools they need to take their business to the next level and make a positive impact on the region. Vial is thankful to Swiss EP for organizing this impactful event and looks forward to applying the lessons learned to their future endeavors.

Posted under: Media