PayPal zgjeron shërbimet e kriptomonedhave. Robinhood i lejon përdoruesit të blejnë kriptomonedha ndërsa Binance.US ka hequr dorë nga blerja e aseteve të Voyager Digital. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.
PayPal zgjeron shërbimet e kriptomonedhave
PayPal po zgjeron shërbimet e kriptomonedhave për përdoruesit e Venmo duke prezantuar një veçori të re që lejon klientët e saj të transferojnë kriptomonedhat mes njëri-tjetrit. Venmo, shërbimi i pagesave celulare në pronësi të PayPal, tani i lejon përdoruesit të përdorin kodet QR për të transferuar kriptomonedhat në llogari të tjera Venmo ose në portofole të tjerë të jashtëm.
Përdoruesit mund të blejnë kriptomonedha direkt nga Robinhood
Platforma e njohur e tregtimit Robinhood ka njoftuar "Robinhood Connect", e cila lejon investitorët e kriptomonedhave të blejnë dhe tërheqin drejtpërdrejt kriptmonedha në portofolet e tyre të vetkujdesit duke përdorur një kartë krediti. Shërbimi është aktualisht i disponueshëm për portofolet MyDoge dhe Slingshot, me Phantom dhe Exodus që do të vijnë në të ardhmen. Robinhood Connect është vendosur të konkurrojë kundër MoonPay dhe Coinbase Pay.
Binance.US heqë dorë nga blerja e aseteve të Voyager Digital
Binance.US ka vendosur të heqë dorë nga marrëveshja 1.3 miliard dollarëshe për të blerë asetet e huadhënësit të falimentuar të kriptomonedhave Voyager Digital. Blerja hasi kundërshtim të ashpër nga rregullatorët, por përfundimisht u miratua nga gjykata. Tani Binance.US thotë se klima rregullatore armiqësore dhe e pasigurt në SHBA ka çuar në vendimin e tyre për t'u tërhequr.
Mastercard lançon shërbimin e kredencialeve të kriptomonedhave
Mastercard po lançon një shërbim të krijuar për të siguruar që transaksionet ndërmjet portofoleve të jenë të verifikueshme dhe të pajtueshme. Duke filluar me transferimet e kriptomonedhave midis vendeve, shërbimi Mastercard Crypto Credential do të përdorë një grup të përbashkët standardesh që lejon portofolet të identifikohen në transaksione që janë në përputhje me kërkesat. Qëllimi është parandalimi i pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe aktiviteteve të tjera të mashtrimit.
Hong Kong synon të bëhet një qendër për kriptomonedhat
Autoriteti Monetar i Hong Kongut tha në një letër se bankat duhet të mbështesin bizneset e rregulluara të aseteve dixhitale me nevojën e tyre legjitime për llogari bankare. Rregullatori tha se huadhënësit duhet të shmangin një qasje ndaj "eleminimit të rrezikut" e cila do të largonte pjesëmarrësit e mundshëm dhe inkurajoi huadhënësit të trajnojnë staf dhe të formojnë ekipe të dedikuara për të mbështetur sektorin në zhvillim të aseteve dixhitale, përpjekje të cilat do të përputheshin me qëllimin e shtetit për t'u bërë një qendër kriptosh .
Llogaritë e hakuara të AT&T çojnë në vjedhje të kriptomonedhave
Një bandë kriminelësh kibernetikë hakuan adresat e emailit të lëshuara nga AT&T dhe e përdorën atë akses për të hakuar llogaritë e viktimave që lidheshin drejtpërdrejtë me bursat e kriptomonedhave. Hakerat fituan akses në një pjesë të rrjetit të brendshëm të AT&T, i cili i lejoi atyre të krijonin çelësat për përdoruesit e prekur, të cilët nga ana e tyre i lejonin të rivendosnin fjalëkalimet për shërbime më fitimprurëse, të tilla si llogaritë e lidhura me bursat e kriptomonedhave.
Një studim i ri zbulon arsyet për të blerë kriptomonedha
Një studim i ri zbulon se për gati një të tretën e investitorëve të rinj në industrinë e kriptomonedhave, arsyeja e tyre kryesore për të blerë ishte për shkak të sugjerimit nga një mik. 31% e investitorëve të rinj blen kriptomonedha duke u bazuar te këshilla që jepnin miqtë e tyre ndërsa vetëm 8% e investitorëve të rinj blen aksione dhe obligacione. Pabarazia tregon se ka një element social për investimin në tregun e kriptomonedhave që nuk shihet në tregjet tradicionale.
