ViAl, aplikacioni “Walk to Earn” – Përditësime të fazës Open Beta dhe lajme të reja emocionuese

Përshëndetje, #vialers!

Duke vazhduar me punën tonë konstante për të zhvilluar dhe përmirësuar aplikacionin e ViAl, dëshirojmë t’ju përditësojmë për progresin tonë.

Aktualisht, aplikacioni ViAl është ende në fazën BETA të testimit të hapur. Ekipi dhe partnerët tonë të zhvillimit po monitorojnë ecurinë dhe qëndrueshmërinë e aplikacionit i cili momentalisht numëron +2000 përdorues. Gjatë 3 muajve në vazhdim do bëjmë të mundur një rikonstruktim të ri të kodit të ViAl, i cili do na lejojë të kryejmë testime të automatizuara duke ulur mundësitë e problematikave në të ardhmen, si dhe do mund të adresojme problemet kritike që lidhen me sinkronizimin e hapave dhe optimizimin e përvojës së përdoruesit. Gjatë kësaj periudhe ne nxisim komunitetin tonë të vazhdojë të mbledhë pikë pasi do ketë oferta në horizont.

Tre Ankande me një vlerë totale prej 150 USDT

E megjithatë, përveç zhvillimeve të vazhdueshme teknike, kemi bërë të mundur përfshirjen e komunitetit në publikimin e tre ankandeve të para duke festuar kështu një vjetorin e ViAl. Ankandet u publikuan në mënyrë të njëpasnjëshme çdo tre ditë dhe më shumë rreth tyre mund të lexohet këtu. Ajo që përdoruesit duhet të bënin ishte thjesht të ecnin sa më shumë të ishte e mundur dhe të mblidhnin pikë shtesë duke plotesuar V-në, duke referuar një mik, ose duke lexuar një artikull brenda aplikacionit.

Ja si ishin perfundimet:

  • Fituesi i parë – Hakuna Matata, 789 pikë vial
  • Fituesi i dytë – Albi Xhafaj, 1019 pikë vial
  • Fituesi i tretë – Amarildo, 778 pikë vial

Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që kemi marrë deri më tani dhe jemi të emocionuar për të njoftuar se gjëra të bukura do të vijnë së shpejti.

ViAl, aplikacioni “Walk to Earn” – Përditësime të fazës Open Beta dhe lajme të reja emocionuese

Ankandet e reja janë rrugës!

A jeni gati për një aventurë? Doni të eksploroni natyrën dhe të përjetoni emocionet e sporteve të aventurës?

Ne kemi disa lajme emocionuese për ju! Në ankandet tona të ardhshme gjatë muajit Maj, do të jepen bileta për festivalin SAN Fest, i cili zhvillohet për të tretin vit rradhazi në Shkodër si dhe do të ofrojmë DY bileta me akses të plotë për festivalin e shumëpritur South Outdoor, i cili organizohet në Borsh me pjesmarrjen e figurave të njohura si Mahmut Orhan, MC Kresha & Lyrical Son, ejt.

Jeni gati të na bashkoheni për një fundjavë argëtimi në natyrë? Mbani sytë hapur dhe sigurohuni të mbledhini pikë dhe të bëni ofertën tuaj brenda zonës së ankandit në aplikacion për të përfituar këtë mundësi fantastike!

ViAl planifikon të shtojë numrin e ankandeve në javët në vazhdim të cilat përfshijnë oferta nga biznese shqiptare rreth produkteve dhe shërbimeve të tyre. Deri më tani kemi më shumë se 15 ankande të planifikuara gjatë verës, ndërsa versionet e reja të aplikacionit përfshijnë krijimin e një tregu ku bizneset mund te publikojnë lirisht ofertat e tyre të cilat do mund të përftohen vetëm nga ViAl Points.

Gjatë fazës së testimit Beta, ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me komunitetin për të marrë vlerësime, për të përmirësuar aplikacionin tonë dhe për të siguruar që ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme për përdoruesit tanë, ndaj ju ftojmë të ndani mendime rreth produkteve/shërbimeve tuaja të preferuara të cilat do donit të shihni në ankand.

Nëse jeni një biznes ju ftojmë të na shkruani rreth mënyrave të bashkëpunimit. Ne jemi të përkushtuar për transparencën dhe do të ju informojmë në çdo hap të rrugës.

Ju faleminderit përsëri për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe qëndroni në pritje për përditësime te tjera!

ViAl Team

Small steps, Big Impact

Related Posts

Festojmë kulturën e Hip Hop-it Shqipëtar përmes ViAl  

Momenti i shumëpritur erdhiiii !! Shënoni datën, përhapni fjalën dhe përgatituni për përvojën më të paharrueshme të kulturës Hip Hop në Shqipëri. ...

Shijo UNUM-in falë #vialpoints: Ofro, Fito, Bëhu pjesë e eksperiencës!

Festivali Unum karakterizohet nga pesë elementë të thjeshtë të jetës: muzika, rëra, pishat, deti dhe malet. Është një përvojë unike që ndërthur ...

ViAl joins Founders Retreat by Swiss EP

Vial recently participated in a Founder Retreat event organized by Swiss EP, a funded Swiss government agency that supports Balkan startups. The ...