Përshëndetje #Vialers!
Vera po afrohet dhe me të vjen një sezon i ri plot aventura dhe momente argëtimi. Jemi të lumtur të njoftojmë se ViAl është duke bashkëpunuar me festivale të ndryshme që do të organizohen në te gjithë Shqipërinë për t’ju sjellë një eksperience të paharrueshme festivalesh totalisht FALAS.
EC DHE SHIJO MOMENTIN NË SAN FEST
Sic ju premtuam, ankandi i parë i biletave për San Fest është LIVE në app.
DJ Yass, me energjinë e tij dinamike, në bashkëpunim me DJ të tjerë të talentuar nga gjithë Shqipëra, duke përfshirë Hektor Jubanin, Onloop, Tatu dhe Mr Cool do të sjellin një miksim unik melodish.
Eventi organizohet në Shkoder, me 20 Maj nga ora 18:00 deri më 06:00
Në ditët në vazhdim do të postohen ankande në mënyrë rastësore dhe do të qëndrojnë aktiv për 3 orë.
Links:
Website: https://sanfest.al/
Instagram: https://www.instagram.com/sanfest.al/

EC DHE SHIJO MOMENTIN NË SOUTH OUTDOOR
South Outdoor Festival është një event i cili feston sportin, kulturën, traditën, muzikën, natyrën dhe kuzhinën. Ai mbledh aktivitetet më të njohura në natyrë në një event dhe zhvillohet çdo vit në Borsh, në jug të Shqipërisë. Festivali fton pjesëmarrës nga i gjithë vendi dhe e gjithë Evropa të bashkohen, të konkurrojnë dhe të argëtohen, të përhapin gëzimin dhe të përjetojnë bukurinë unike të natyrës, ushqimit, kulturës, traditës së rajonit.
Nëse bëheni fitues i biletave të ankandit që do të publikohen në “ViAl Auction” ju do të mund të shijoni paketën e plotë të festivalit duke përfshirë në të edhe kamping.
Organizohet ne Borsh, 25-28 Maj
Ankandet e biletave për South Outdoor do të nisin të Hënën (më 8 Maj) dhe do të zgjasin 1 javë.
Links:
Website: https://southoutdoor.al/en
Instagram: https://www.instagram.com/southoutdoorfest/

Fituesit e ankandeve do të kontaktohen nga ViAl për të përfituar biletën e cila do shpërndahet përmes email-it hello@vial.al