Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimi i Bitcoin u rrit ndërsa bankat tradicionale vazhdojnë të dështojnë. Një memecoin i ri po çmend tregun ndërsa FTX-i po has vështirësi në shlyerjen e kreditorëve të tij. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Çmimi i Bitcoin u rrit ndërsa bankat tradicionale vazhdojnë të dështojnë

Çmimi i Bitcoin u rrit ndërsa bankat tradicionale vazhdojnë të dështojnë. Një memecoin i ri po çmend tregun ndërsa FTX-i po has vështirësi në shlyerjen e kreditorëve të tij. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Çmimi i Bitcoin rritet ndërsa bankat amerikane rrëzohen

Tregu i kriptomonedhave u rrit si pasojë e paqëndrueshmërisë në sistemin financiar të SHBA-së. Si Bitcoin ashtu edhe Ethereum u rritën me 4%, pasi bankat rajonale të SHBA-së shitën aksionet amerikane pas rënies së First Republic Bank. Dobësitë në sektorin bankar kanë vënë në qendër të vëmendjes monedhat e decentralizuara.

PEPE, memecoin-i që po çmend tregun

Pepecoin, një memecoin i ri i bazuar në memen "Pepe the Frog", ka arritur një kapital tregu prej 1 miliard dollarësh me mbi 1000% rritje në javën e kaluar. PEPE ka shkaktuar rritje të tregtisë midis tokenave të tjerë meme, si: WOJAK dhe PEEPO.

Chamath Palihapitiya: "Kriptot janë të vdekura në Amerikë"

Investitori Chamath Palihapitiya, i cili më parë pretendonte se Bitcoin kishte zëvendësuar arin, tani thotë se "kriptomonedhat janë të vdekura në Amerikë". Duke folur në All-In Podcast, Palihapitiya tha se autoritetet e Shteteve të Bashkuara i kanë drejtuar armët e tyre drejt sektorit të kriptomonedhave duke iu referuar rasteve të shumta të SEC kundër kompanive të kriptomonedhave, si Coinbase, Ripple dhe Binance.

Coinbase del jashtë parashikimeve

Aksionet e Coinbase u rritën pas lajmit se fitimet e tremujorit të parë të saj i kaluan pritshmëritë. Të ardhurat e Coinbase për tremujorin ishin 773 milion dollarë, gjë që tejkaloi vlerësimet me një rritje prej 23% nga tremujori i fundit të vitit 2022. Kjo rritje e të ardhurave u reflektua mire në çmimet e aksioneve të bursës së kriptomonedhave pasi aksionet u rritën me 17%.

FTX has probleme për shlyerjen e kreditorëve

Bursa e falimentuar e kriptomonedhave FTX ka marrë lejen e gjykatës për të shitur LedgerX për 50 milion dollarë, duke mbledhur fonde shtesë për të shlyer kreditorët. FTX po kërkon gjithashtu shlyerjen e afro 4 miliard dollarëve nga Genesis Global Capital. FTX po përpiqet tu paguajë klientëve të tij një shumë prej 11 miliard dollarësh përmes shitjeve të aseteve.

Një zhvillim i ri për Metaverse

Shërbimi Cloud i Alibaba-s ka lidhur një marrëveshje me Avalanche për të krijuar një launchpad në metaverse. Launchpad-i do të krijohet për të ofruar një platformë për kompanitë që të personalizojnë dhe mirëmbajnë hapësirat e tyre në metaverse. Me 'Cloudverse', zhvillimi i metaverse mund të ndodhë shpejt dhe lehtë, duke hapur potencialisht dyert për ndërmarrjet e reja që t'i bashkohen hapësirës metaverse .

Crypto.com zbulon Chatbot-in e ri

Crypto.com ka zbuluar chatbot-in e tij të ri të fokusuar në kripto, të quajtur Amy, i cili bazohet në ChatGPT. Amy është krijuar posaçërisht për të ndihmuar përdoruesit në kërkimin e tyre për të mësuar më shumë rreth industrisë së kriptomonedhave, duke u ofruar atyre informacion mbi asetet dhe projektet e ndryshme të kriptove. Crypto.com thotë se Amy është e përgatitur mirë në të gjitha aspektet e industries së kriptomonedhave.

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...