Bittrex deklaron falimentimin pas padisë nga SEC

Bittrex deklaron falimentimin pas padisë nga SEC

Posted on May 9, 2023 by Vial

Bittrex Inc., dikur një ndër platformat më të mëdha të tregtimit të kriptove në SHBA, deklaroi falimentimin të hënën pasi u padit nga rregullatorët (SEC) dhe mbylli operacionet e saj në SHBA.

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi Bittrex muajin e kaluar ndërsa bursa e kriptove me bazë në Seattle po përgatitej të dilte nga tregu amerikan, për shkak të vështirësive që po sillnin rregullatorët amerikanë, raportoi The Wall Street Journal. Bittrex u tha klientëve të saj amerikanë se duhet të tërheqin fondet e tyre deri më 30 prill, kur kompania mbylli operacionet e saj në SHBA. Për klientët që nuk tërhoqën fondet e tyre deri në fund të muajit të kaluar, Bittrex tha të hënën se fondet e tyre “mbeten të sigurta” dhe se prioriteti kryesor i tyre mbetet siguria e fondeve të klientëve, megjithëse tha se gjykata e falimentimit do të vendosë përfundimisht se si asetet e kompanisë mund të shpërndahen.

Asetet dhe detyrimet e bursës variojnë nga 500 milion dollarë në 1 miliard dollarë, sipas peticionit të kapitullit 11, të paraqitur në Gjykatën e Falimentimit të SHBA në Wilmington, Del. Falimentimi nuk përfshin bursën Bittrex Global, e cila operon jashtë shtetit dhe do të vazhdojë funksionimin normalisht për klientët jashtë SHBA-së, tha kompania.

SEC kishte akuzuar kompaninë për operim të paligjshëm, duke pretenduar në padinë e muajit të kaluar se Bittrex listonte asete dixhitale që kualifikoheshin si “security”. SEC ka thënë se Bittrex ka fituar të paktën 1.3 miliard dollarë nga tarifat e tregtimit dhe burime të tjera nga viti 2017 deri në vitin 2022.

Bittrex është platforma më e fundit që ka paraqitur falimentimin, duke iu bashkuar FTX, Celsius Network, Voyager Digital Holdings, BlockFi dhe Genesis Global Capital.

Posted under: News