Ethereum në 1,400 dollarë apo 2,400 dollarë, cili çmim do të arrihet i pari?

MOHIM PËRGJEGJËSIE: Jo këshillë financiare ose investimi. Çdo vendim i lidhur me investimet që merrni është përgjegjësia juaj.

Analiza e çmimit

Ethereum tani është vazhdimisht duke kapur nivelet më të ulëta, shenjë treguese e një tregu në rënie. Çmimi vazhdon të bjerë, thyer nivelet e mëparshme kyçe. Me çmimin që nuk lëviz shumë dhe tregu duket i pasigurt, është e lehtë të ndihesh konfuz. Por këtu është një sekret: tregu shpesh nxjerr të dhëna përpara se të bëjë një lëvizje të madhe. Ky ndryshim në strukturën e tregut është një e dhënë e tillë.

Pra, nëse ETH nuk rikuperon çmimin prej 1,850 dollarësh, atëherë çmimi prej 1,400 dollarësh do të jetë lehtësisht i arritshëm.

Investitorët e mëdhenj po shesin zotërimet e tyre në ETH

Shumica e këtyre "balenave" (investitorë) mega të pasura arritën fitime të larta falë lëvizjeve të tyre super të zgjuara. Ka më pak se 1200 investitorë me mbi 10.000 ETH në portofolin e tyre. Por javën e kaluar, 20 prej tyre u larguan nga ky klub elitar. Kjo nuk është një përqindje e mjaftueshme për të sinjalizuar një rënie të çmimitpor, është padyshim e pazakontë.

Rrjeti i Ethereum-it pezullon transaksionet dy herë

Më 11 maj 2023, Ethereum pati një “ngrirje” dhe nuk mundi të finalizonte transaksionet për rreth 25 minuta. Të nesërmen, ndodhi përsëri, për më shumë se një orë…

Pse ka rendësi? Epo, kur transaksionet pezullohen dhe nuk mund të finalizohen, ato potencialisht mund të hiqen ose të ndërrohen. Kjo është e ndaluar për Ethereum sepse njerëzit mbështeten në stabilitetin e tij.

Por, le të japim meritën aty ku duhet. Pavarësisht këtyre problemeve, Ethereum iu rikthye përfundimeve të çdo transaksioni të lënë pezull. Kjo është një shenjë e mirë por, nuk ky është stabiliteti i duhur që të gjithë presin nga Ethereum.

Mjaft me elementët që ndikojnë negativisht në cmimin e Ethereum-it, tani le të shohim disa elementë rritës që do të na japin emocione pozitive për të ardhmen e tij.

Depozitimet (Staking) në Ethereum arrijnë rekorde historike

Ethereum ka arritur një moment historik, mbi 20 milion ETH tani janë të depozituara (staking). Në fillim të vitit 2023, 17 milion ETH ishin depozituar. Rritja e depozitimeve të ETH filloi pas përmirësimit të Shangait. Duket sikur njerëzit po bëhen më të sigurt tani që e dinë se sistemi i tërheqjes së depozitimeve është më i mirë. Sipas parashikimeve numri i ETH të depozituar do të rritet me 30% në dy vitet e ardhshme. Gjithastu vetëm 0,22% e ETH të depozituar është në pritje për t'u tërhequr. Kjo është praktikisht zero! Vetëm pak javë më parë, kjo shifër ishte mbi 2.5%.

Oferta totale e Ethereum po bie dita ditës

Falë EIP-1559, një pjesë e çdo tarife të transaksioneve digjet. Shkalla me të cilën digjet ETH e bëri atë të humbasë 3.5 milion ETH nga oferta totale e tij duke e bërë atë shumë më deflacionist nga sa pritej.

Investimet në Ethereum vazhdojnë

Edhe pse çmimi i ETH duket i zymtë pa një drejtim të caktuar, investitorët vazhdojnë yë blejnë Ethereum duke treguar besimin dhe ndjenjën e mirë që kanë për kriptomonedhën. Gjithashtu investimet në ETH janë duke u distancuar nga bursat e centralizuara (CEX). Vetëm në javën e fundit, 154,000 ETH, ose mbi 275 milion dollarë, u larguan nga këto platforma. Ky informacion na tregon se sa ETH është në dispozicion për shitje. Sa më pak të ketë, aq më mirë për çmimin e ETH. Sigurisht, me platformat DeFi në Ethereum dhe bursat e decentralizuara (DEX), pamja bëhet pak më e paqartë. Por duhet mbajtur mend se DEX-et përbëjnë vetëm 6% të vëllimit total të bursave, kështu që përqëndrohuni tek pjesa e madhe; 94%.

Pra, cili është përfundimi?

Ethereum për momentin po kalon një periudhë të paqartë. Ulja e çmimit, shitja e zotërimeve nga investitorët e mëdhenj dhe ato dy pezullime në përfundimin e transaksionit kanë ngritur disa pikëpyetje por, duhet të shohim edhe anët pozitive. Miliona ETH po depozitohen (staking) veprim ky i cili tregon ndjenjën e mirë që kanë investitorët për të ardhmen e kriptomonedhës.

Çmimi i ETH mendohet se ka për të arritur shumë shpejt në 1,400 dollarë, gjithsesi ETH po përmirëson dukshëm themelet e tij për periudhën afatgjate.

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...

Çfarë po ndodh me Ledger?

Ledger hodhi një “bombë” që i vuri flakën botës së kriptomonedhave e cila lidhej me prezantimin e funksionalitetit te tyre te ri, Ledger Recover. ...