Çfarë po ndodh me Ledger?

Ledger hodhi një “bombë” që i vuri flakën botës së kriptomonedhave e cila lidhej me prezantimin e funksionalitetit te tyre te ri, Ledger Recover. Kompania po ofron një mundësi për të ndarë çelësat privatë me institucione specifike: Ledger, Coincover dhe një palë tjetër të tretë.

Çfarë është Ledger Recover?

Ky funksion i ri është krijuar për ta bërë të lehtë për këdo që të zotërojë kripto, duke hequr qafe kushtet konfuze që lidhen me çelësat privatë. Për të zgjidhur problemin, Ledger njoftoi përditësimin sistemit duke shtuar Ledger Recover. Sapo ky njoftim u postua në Twitter, i gjithë Twitter-i shpërtheu.

Cili është problemi?

Deri më tani, vetëm pronari i nje USB Ledger mund të shikonte çelësat privatë. Por, së fundi Ledger planifikon të nxjerrë një veçori të re e cila u lejon përdoruesve të ndajnë çelësat privatë me një palë të tretë. Kjo veçori vjen me një përmirësim të ri të sistemit te tyre të brendshëm.

Përgjigja e Ledger

Përfaqësues të kompanisë dolën disa orë pas “shpërthimit” të lajmit në një Twitter Space, për të adresuar të gjitha shqetësimet. Dy pyetjet kryesore ishin: Për kë është ky funksion dhe a është i sigurt? Që ky funksion të vlejë përdoruesi duhet të nënshkruajë një transaksion i cili e lejon atë të ndajë çelësat privatë me një palë të tretë. Pra, kjo rrugë është e sigurt dhe përmirësimi në firmware-in më të fundit të Ledger rekomandohet gjithashtu prej tyre duke premtuar siguri të plotë.

"Kjo është mënyra se si qindra miliona njerëz do të hyjnë në industrinë e kriptomonedhave," tha CEO i Ledger Pascal Gauthier. "Më vjen keq, por copa e letrës është një gjë e së kaluarës dhe Ledger Recover është një gjë e së ardhmes”. Kompania gjithashtu saktëson që Ledger Recovery është një shërbim funksional të cilën përdoruesit vendosin në mënyrë të pavarur nëse duan ta aplikojnë ose jo.

Ky përditësim i Ledger vjen si pasojë e mbështetjes së Blockchain-eve evolucionar si Ethereum, Solana, Aptos. Të gjithë këta rrjete po përdorin algoritme të reja për tu ndërlidhur dhe nëse Ledger nuk do ishte i papërditësueshëm atëherë përdoruesit do të detyroheshin të blinin një model më të ri të Ledger-it. 

Çfarë po ndodh me Ledger?

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...