Shijo UNUM-in falë #vialpoints: Ofro, Fito, Bëhu pjesë e eksperiencës!

Shijo UNUM-in falë #vialpoints: Ofro, Fito, Bëhu pjesë e eksperiencës!

Posted on May 20, 2023 by Vial

Festivali Unum karakterizohet nga pesë elementë të thjeshtë të jetës: muzika, rëra, pishat, deti dhe malet. Është një përvojë unike që ndërthur bukurinë e natyrës me fuqinë e muzikës, duke krijuar një përzierje harmonike që rezonon me shpirtin.

Për gjashtë ditë e gjashtë netë, ndërmjet datave 1 dhe 6 Qershor, të pranishmit do të kenë mundësinë të shpëtojnë nga e përditshmja dhe të zhyten në një botë euforie, ku shqetësimet e përditshmërisë do të lihen pas.

Festivali përfshin zhanre të ndryshme muzikore. Pavarësisht nëse jeni adhurues i tingujve house, tekno apo disko, UNUM ka diçka për të gjithë. Ndërsa tingujt pushtojnë ajrin, muzika bëhet rrahja e zemrës së UNUM Festival, duke lidhur njerëz nga kultura dhe prejardhje të ndryshme dhe duke krijuar miqësi dhe kujtime të paimagjinueshme, përmes gjuhës universale të melodisë dhe ritmit.

Pra, a jeni gati të bëheni UNUM? A jeni gati të lini të zakonshmen dhe të përqafoni të jashtëzakonshmen?

Ankandet e biletave për UNUM Festival do të nisin të Shtunën (më 20 Maj) dhe do të vazhdojnë për tre ditë me rradhë. Nga datat 20 – 23 Maj, do të shpaloset nga një ankand çdo ditë i cili do të zgjas 12 orë, duke iu dhënë mundësinë për të fituar dy bileta.

#BecomeUNUM

Links:

Website: https://www.unumfestival.com/

Instagram: https://www.instagram.com/unumfestival/ Fituesit e ankandeve do të kontaktohen nga ViAl për të përfituar biletën e cila do shpërndahet përmes email-it hello@vial.al

Posted under: Media