Shijo UNUM-in falë #vialpoints: Ofro, Fito, Bëhu pjesë e eksperiencës!

Festivali Unum karakterizohet nga pesë elementë të thjeshtë të jetës: muzika, rëra, pishat, deti dhe malet. Është një përvojë unike që ndërthur bukurinë e natyrës me fuqinë e muzikës, duke krijuar një përzierje harmonike që rezonon me shpirtin.

Për gjashtë ditë e gjashtë netë, ndërmjet datave 1 dhe 6 Qershor, të pranishmit do të kenë mundësinë të shpëtojnë nga e përditshmja dhe të zhyten në një botë euforie, ku shqetësimet e përditshmërisë do të lihen pas.

Festivali përfshin zhanre të ndryshme muzikore. Pavarësisht nëse jeni adhurues i tingujve house, tekno apo disko, UNUM ka diçka për të gjithë. Ndërsa tingujt pushtojnë ajrin, muzika bëhet rrahja e zemrës së UNUM Festival, duke lidhur njerëz nga kultura dhe prejardhje të ndryshme dhe duke krijuar miqësi dhe kujtime të paimagjinueshme, përmes gjuhës universale të melodisë dhe ritmit.

Pra, a jeni gati të bëheni UNUM? A jeni gati të lini të zakonshmen dhe të përqafoni të jashtëzakonshmen?

Ankandet e biletave për UNUM Festival do të nisin të Shtunën (më 20 Maj) dhe do të vazhdojnë për tre ditë me rradhë. Nga datat 20 - 23 Maj, do të shpaloset nga një ankand çdo ditë i cili do të zgjas 12 orë, duke iu dhënë mundësinë për të fituar dy bileta.

#BecomeUNUM

Links:

Website: https://www.unumfestival.com/

Instagram: https://www.instagram.com/unumfestival/ Fituesit e ankandeve do të kontaktohen nga ViAl për të përfituar biletën e cila do shpërndahet përmes email-it hello@vial.al

Shijo UNUM-in falë #vialpoints: Ofro, Fito, Bëhu pjesë e eksperiencës!

Related Posts

Ankandet e muajit Tetorit: Dhurata dhe kupona eksluziv

Përshëndetje #Vialers! Pritjes së ankandeve i ka ardhur fundi. Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se do të vazhdojmë traditën tone të ankandeve këtë muaj...

Ofro dhe fito bileta ekskluzive për Ricky Martin Symphonic

Përgatituni për një natë të paharrueshme me muzikë, energji dhe argëtim, ndërsa Ricky Martin, sjell koncertin e tij më të vlerësuar, “RICKY...

Ofro dhe fito bileta ekskluzive për Turtle Fest

Turtle Fest rikthehet sërish! Kësaj rradhe do keni mundësinë të jeni nën tingujt e muzikës elektronike në plazhin e mrekullueshëm të Dhërmiut. Një...