Miks lajmesh për kriptomonedhat këtë javë

Ledger kritikohet për funksionalitetin e tij të ri e cila lidhet me privatësinë e klientit. Kompania Tether do të shtojë Bitcoin-in në portofolin e saj, ndërsa krijuesi i OpenAI tani është i fokusuar në një projekt të ri. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Ledger mbron funksionin e Ledger Recover

Ledger, u kritikua për funksionalitetin e tij të ri, Ledger Recover. Ledger Recover do të ruajë frazat e koduara të përdoruesve te një palë e tretë, gjë që kritikët argumentojnë se e hedh poshtë angazhimin e deklaruar të Ledger-it për privatësinë dhe sigurinë. CEO i Ledger Pascal Gauthier u përgjigj duke thënë se kjo është mënyra se si miliona njerëz do të hyjnë në industrinë e kriptomonedhave në të ardhmen.

Tether do të shtoj Bitcoin në portofolin e tij

Tether, kompania pas monedhës së qëndrueshme (stablecoin) USDT, njoftoi se duke filluar nga maji, kompania do të ndajë rregullisht deri në 15% të fitimeve të saj neto në Bitcoin. Tether tani bashkohet me korporata të tjera të mëdha të cilat shtojnë BTC në bilancin e tyre, për të përmirësuar performancën e portofolit dhe për t'u lidhur me teknologjinë transformuese.

Coinbase prezanton tregtimin me tarifë zero

Bursa më e madhe e kriptomonedhave në Amerikë, Coinbase, prezantoi Coinbase One, një llogari anëtarësimi që ofron zero tarifa tregtare, rritje të shpërblimeve dhe një ekip mbështetës. Abonimi kushton 30 dollarë në muaj dhe përfshin gjithashtu përfitime ekskluzive nga partnerët. Kompania po përpiqet të rrisë bazën e saj të klientëve duke i “joshur” ata me anë të tregtimit me tarifë zero.

Zhvilluesit në rrjetin e Bitcoin-it mbledhin 1 milion dollarë

Kompania e prodhuesve të Bitcoin Marathon Digital Holdings dhe Brink një organizatë jofitimprurëse që përpiqet të mbështesë zhvillimin e Bitcoin-it, së fundmi zbuluan bashkëpunimin e tyre për të gjeneruar fonde deri në 1 milion dollarë për zhvilluesit në rrjetin e  Bitcoin-it. Zhvilluesit janë aktualisht nën presion për të bërë ndryshime në kodin themelor të Bitcoin-it në mënyrë që të parandalojnë përdorimin e Ordinaleve, të cilat kanë mbingarkuar rrjetin.

Robert Kennedy Jr pranon Bitcoin

Bitcoin është ‘përfaqësuesi i demokracisë’, tha Robert Kennedy Jr, i cili njoftoi këtë javë se po pranonte Bitcoin si donacione për fushatën. Përpara se të dilte në skenë në konferencën e Bitcoin-it 2023 në Miami, kandidati për president të SHBA-së tha se nëse zgjidhet president, ai u zotua të sigurojë që SHNA-ja të mbetee qendra globale e Bitcoin-it.

Mbretëria e Bashkuar: Kriptomonedhat duhet të trajtohen si bixhoz

Në një raport të ri, një Komitet ndërpartiak i deputetëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë pohuar se kriptovmonedhat nuk shërbejnë për asnjë qëllim të dobishëm shoqëror dhe po përdoren nga kriminelët për mashtrime dhe pastrim parash. Si rezultat, Komiteti i Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar ka bërë thirrje që tregtia e kriptomonedhave të pambështetura nga qeveria të rregullohen në bazë të ligjeve të lojërave të fatit.

Miks lajmesh për kriptomonedhat këtë javë

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...