Festojmë kulturën e Hip Hop-it Shqipëtar përmes ViAl  

Momenti i shumëpritur erdhiiii !! Shënoni datën, përhapni fjalën dhe përgatituni për përvojën më të paharrueshme të kulturës Hip Hop në Shqipëri. Shqip Hop është një ngjarje e madhe që ka për qëllim të shfaqë talentet më të mirë të muzikës hip-hop shqiptare. Organizuar çdo vit, festivali ka fituar reputacionin për atmosferën e gjallë, performancat emocionuese dhe promovimin e talenteve lokale. Shqip Hop-i do të mbahet në Tiranë te Sheshi Italia më datën 8 Qershor.

Festivali Shqip Hop është një dëshmi e kulturës së gjallë dhe të evoluar të hip-hopit në Shqipëri. Ai shërben si një katalizator për shprehjen artistike, unitetin dhe festimin e diversitetit. 8 Qershori pritet me padurim nga entuziastët e muzikës dhe fansat e hip-hopit shqiptar, të gatshëm për të përjetuar një shfaqje të paharrueshme të talenteve dhe për të zhytur veten në pasurinë e Shqip Hop-it

Ankandet e biletave për Shqip Hop-in do të nisin të Martën (më 30 Maj) dhe do të vazhdojnë për disa ditë me rradhë. Datat 30 - 31 Maj, do të publikohet nga një ankand çdo ditë i cili do të zgjas 12 orë, duke iu dhënë mundësinë për të fituar dy bileta, ndërsa më datë 2 Qershor anknadi do të zgjasë 24 orë dhe do të përmbaj 4 bileta.

Links:

Instagram: https://www.instagram.com/shqiphopfest/  

Fituesit e ankandeve do të kontaktohen nga ViAl për të përfituar biletën e cila do shpërndahet përmes email-it: hello@vial.al

Related Posts

Ofro dhe fito bileta ekskluzive për Ricky Martin Symphonic

Përgatituni për një natë të paharrueshme me muzikë, energji dhe argëtim, ndërsa Ricky Martin, sjell koncertin e tij më të vlerësuar, “RICKY ...

Ofro dhe fito bileta ekskluzive për Turtle Fest

Turtle Fest rikthehet sërish! Kësaj rradhe do keni mundësinë të jeni nën tingujt e muzikës elektronike në plazhin e mrekullueshëm të Dhërmiut. Një ...

VIAL COMMUNITY: Vend-takimi I gjithë kripto-entuziastëve!

(Këte here në COOLAB TIRANA, dhe jo më virtualisht) Komuniteti ViAl po organizon një takim të mrekullueshëm vetëm për ju I cili ndodh në datën 5 ...