Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep dritën jeshile për tregtimin e kriptomonedhave. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.
Çmimet e tokenave të lidhur me AI rriten pas raportit të Nvidia
Kriptomonedhat e lidhura me AI u rritën pasi Nvidia raportoi rritje të kërkesës për çipa që fuqizojnë aplikacionet e inteligjencës artificiale. Projektet e AI, si SingularityNET, Cortex dhe Measurable Data Token regjistruan të gjitha rritje të konsiderueshme në çmim, ndërsa çmimet e shumicës së kriptomonedhave të tjera të tregut mbetën të palëvizura.
Binance lançoi shërbimin e huasë së NFT-ve
Binance po lançon shërbimin e huasë së NFT-ve, ku zotëruesit e aseteve dixhitale mund të sigurojnë kredi në ETH duke përdorur NFT-të e tyre si kolateral. Shërbimi i ri, i quajtur Binance NFT Loan, do t’i lejojë njerëzit të përdorin NFT me çip blu për të marrë hua kripto me norma interesi konkurruese, tarifa zero gazi dhe mbrojtje të likuiditetit.
Hong Kongu i jep dritën jeshile tregtimit të kriptove
Komisioni i Letrave me Vlerë i Hong Kongut njoftoi se duke filluar nga muaji i ardhshëm, do të lejojë investitorët të tregtojnë disa asete dixhitale në platformat e regjistruara tregtare. Udhëzimet e reja janë pjesë e përpjekjes më të gjerë të Hong Kongut për t’u bërë një qendër globale e kriptove, një kontrast i mprehtë kur krahasohet me Kinën, e cila ndaloi tregtimin e kriptove në 2021.
‘Dita e Picave të Bitcoin-it’ u prish
Javën e kaluar, entuziastët e kriptomonedhave festuan ‘Ditën e Picave të Bitcoin-it’, duke përkujtuar ditën në vitin 2010 kur zhvilluesi Laszlo Hanyecz bleu dy pica për 10,000 Bitcoin. 14 monedha meme të lidhura me picat u emetuan këtë javë, ku disa prej të cilave u raportuan si mashtrime pas zhdukjes së krijuesve të tyre.
Punëtorët kinez të drogës paguhen me anë të kriptomonedhave
Hulumtimet e reja tregojnë se 90% e prodhuesve kinezë të kimikateve po pranojnë kriptomonedhat si pagesë për përbërësit e fentanilit që po u shesin operacioneve të drogës në mbarë botën. Elliptic dhe Chainalysis publikuan gjetje të reja që ofrojnë një paraqitje të shkurtër të rolit të nën-raportuar të kriptove në zinxhirin e furnizimit të opioidit vdekjeprurës.
Rastet e hakimit të kriptomonedhave bien me 70%
Blockchain TRM Labs raportoi se hakerët vodhën 400 milion dollarë nga 40 projekte të ndryshme kriptomonedhash në tremujorin e parë, shifra të cikat tregojnë një rënie prej 70% nga viti i kaluar. Përveç kësaj, më shumë haker priren të kthejnë kriptomonedhat e vjedhura si sanksione kundër Tornado Cash ashtu si dhe arrestimi i infiltruesit të Mango Markets ka lënë më pak hapësirë që autorët të zhduken me kriptomonedhat e vjedhura.
Tokenat BRC-20 e bëjnë rrjetin e Bitcoin-it më të ngarkuar
Transaksionet ditore në rrjetin e Bitcoin-it kanë shënuar nivelin më të lartë të të gjitha kohërave këtë muaj, gati 40% më i lartë se në vitin 2017. Tokenat BRC-20 të cilët janë emetuar këtë vit, të ndërtuar drejtpërdrejt në Blockchain-in e Bitcoin-it, rezultuan të jenë rreth 25,000 duke rritur kështu numrat e transaksioneve.
