5 këshilla për të qenë më të shëndetshëm

Të qenit më të shëndetshëm do të thotë të bësh zgjedhjet e duhura, shumë nga të cilat janë në duart e gjithsecilit prej nesh. Mosha, historia familjare dhe gjenetike mund të ndikojnë në shëndetin e gjithsecilit duke e bërë atë më të prirur ndaj komplikacioneve. Përveç tyra ka edhe disa faktorë që mund të kontrollohen, shumë prej të cilëve luajnë rol kyc në të qenit të shëndetshëm. Mëposhtë janë renditur 5 këshilla të mbështetura në studime shkencore që çdokush mund ti ndjeki për të pasur një jetesë më të shëndetshme.

1. Ecja

Nëse doni të ndiheni më të shëndetshëm, energjikë ose me humor më të mirë, ecni. Ushtrimet e rregullta mund të sjellin përfitime si për shëndetin tuaj fizik ashtu edhe atë mendor.

Sipas Departamentit Amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, një personi të rritur i mjaftojnë vetëm 150 minuta aktivitet fizik në javë me intensitet të moderuar, ose 75 minuta në javë aktivitet aerobik me intensitet të lartë, që të ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj.

Vetëm 22 minuta aktivitet në ditë me intensitet të moderuar, si ecja e shpejtë, vallëzimi, çiklizmi, apo edhe kryerja e punëve në oborr apo punët e shtëpisë do të japin rezultate pozitive në shëndetin e gjithësecilit. Aktiviteti i rregullt fizik mund të ndikojë pozitivisht në shumë mënyra si për shembull, mund të: përmirësojë shëndetin e zemrës, ndihmojë me menaxhimin e peshës, forcimin e kockava dhe muskujve, zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike

2. Ushqyerja shëndetshëm

Ushqimet e shëndetshme janë ato ushqime që nuk janë përpunuar apo ndryshuar nga trajta e tyre natyrore. Ato nuk përmbajnë kimikate, përbërës artificialë apo ngjyrues të cilët i japin një pamje e shije më të pëlqyer ose t'u japin atyre më shumë jetëgjatësi të gjatë.

Në përgjithësi, ushqimet e shëndetshme i sigurojnë trupit më shumë vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese thelbësore krahasuar me ushqimet e përpunuara, për shkak se ato janë më të ushqyeshme, i sigurojnë trupit më shumë energji si dhe ulin rrezikun e komplikacioneve shëndetësore.

3. Duhanpirja

Shkaktari kryesor i vdekjeve të parandalueshme në Shtetet e Bashkuara është duhanpirja. Sipas CDC, përdorimi i duhanit përbën gati 1 në 5 vdekje në SHBA çdo vit dhe vlerësohet se duhanpirësit vdesin rreth 10 vjet më herët krahasuar me joduhanpirësit.

Nëse një person pi duhan, hapi më i rëndësishëm që mund të ndërmarrë për të përmirësuar shëndetin është lënia e duhanit, pavarësisht nga mosha apo koha e pirjes së duhanit. Gjithashtu edhe mjekët mund të japin ndihmën e tyre dhe të sugjerojnë medikamente për ndërprerjen e duhanit, nëse është e nevojshme, për të ndihmuar duhanpirësit të heqin dorë përgjithmonë nga nikotina.

4. Hidratimi

Konsumimi i mjaftueshëm i ujit çdo ditë është çelësi për një shëndet të mirë. Trupi ka nevojë për ujë në mënyrë që të kryejë një sërë funksionesh të rëndësishme si: ruajtja konstante e temperaturës së trupit, ndihma në sistemin tretës, ruajtja e funksioneve optimale të organizmit dhe transporti i lendëve ushqyese në nivel qelizor. Nëse nuk jeni mjaftueshëm të hidratuar, mund të ndjeheni të lodhur, të keni probleme me përqëndrimin, të keni dhimbje koke të shpeshta e luhatje humori.

5. Menaxhimi i stresit

Stresi është një nga faktorët që na shoqëron në jetën tonë të përditshme por, stresi kronik mund të ketë ndikim negativ në shëndetin mendor, fizik dhe emocional. Studime të ndryshme kanë treguar se nivelet e larta të stresit shoqërohen me rrezik të shtuar të: presionit të lartë të gjakut, semundjeve të zemrës, goditje në tru, depresion si edhe dobësim të sistemit imunitar.

Edhe pse stresi është shpesh i pashmangshëm, trupi i njeriut e ka një zgjedhje për ta trajtuar atë. Ashtu siç trupi ka një përgjigje ndaj çdo komplikacioni shëndetësor, trupi ka një përgjigje edhe  ndaj stresit, e cila karakterizohet nga presioni i ulët i gjakut, frymëmarrje më e ngadaltë dhe rrahje të reduktuara të zemrës.

5 këshilla për të qenë më të shëndetshëm

Related Posts

Studimi/ Ju shpëton nga rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe rrit jetëgjatësinë, ja sa hapa duhet të bëni në ditë

Në prag të Lojërave Olimpike të Tokios 1964, drejtuesit e marketingut në Japoni hodhën idenë për ecjen për 10,000 hapa në ditë si pjesë e një fushate...

Studimi: Ecni 5000 hapa në ditë, mjaftueshëm për të qëndruar të shëndetshëm

Prej kohësh është thënë se 10,000 hapa në ditë është numri magjik që ju nevojitet për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm, por një studim i ri...

Të përshkruarit 10 milje në ditë: Mënyra e shkëlqyer për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor

Ecja ka përfitime të shumta shëndetësore të vërtetuara shkencërisht. Të ecurit deri në 10 milje çdo ditë do të çojë në përmirësime thelbësore në...