Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol kriptomonedhash hakohet. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Bitcoin-i shënon muajin e parë negativ për vitin 2023

Bitcoin dhe Ether përjetuan secili muajin e tyre të parë negativ të vitit, si pasojë e shqetësimeve të tavanit të borxhit të SHBA-së. Bitcoin e mbylli muajin me një rënie prej 8%, muaji i tij më i keq që nga nëntori 2022, ndërsa Ethereum u ul me vetëm 2%. Çmimet e kriptomonedhave lëvizën në përputhje me çmimet e aksioneve kryesore.

Tether arrinë kapitalin më të lartë të të gjitha kohërave

Kapitali i tregut të Tether ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, plot 83 miliard dollarë. USDT ka rikuperuar 18 miliard dollarët që humbi si pasojë e rënies së Terrës majin e kaluar. Kapitali total i tregut të monedhave të qëndrueshme (stabelcoins) ka rënë në 130 miliard dollarë nga 200 miliard dollarë që ishte një vit më parë.

Elon Musk përballet me akuza të reja lidhur me DOGE

Elon Musk po përballet me akuza të reja në një padi të ngritur nga investitorët, të cilët thonë se Musk përdori ndikimin e tij për të manipuluar çmimin e Dogecoin. Akuzat përqendrohen rreth vendimit të Musk për të shitur zotërimet e tij me vlerë rreth 124 milion dollarë në DOGE menjëherë pasi ai ndryshoi logon e Twitter në simbolin e Dogecoin, duke e rritur çmimin e Dogecoin-it me 30%.

Hong Kongu dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bashkëpunojnë për rregullimin e kriptomonedhave

Bankat qendrore e Hong Kongut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe po bashkëpunojnë për rregullimin e kriptomonedhave dhe zhvillimin e teknologjisë financiare. Qëllimi i tyre është të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet dy juridiksioneve në lidhje me këto çështje. Bankat qendrore diskutuan gjithashtu iniciativat e përbashkëta të zhvillimit të teknologjisë dhe përpjekjet për ndarjen e njohurive midis qendrave të inovacionit të çdo rajoni.

Binance humbet një pjesë të konsiderueshme të vëllimit të tregtimit global

Binance, bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë, ka humbur një të katërtën e vëllimit të tregtimit në treg gjatë tre muajve të fundit. Në shkurt bursa arriti të kontrollonte 57% të vëllimit mujor të tregtimit global të kriptomonedhave, por tani kontrollon vetëm 43%. Rënia ka ardhur si pasojë e përballjeve intensive të bursës me rregullatorët amerikanë.

Coinbase: AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat

Në një studim të fundit, Coinbase renditi një sërë rastesh të përdorimit të mundshëm të inteligjencës artificiale dhe kriptomonedhave, duke thënë se kombinimi i të dyja teknologjive është një mundësi e mirë. Raporti ofron shembuj të tillë si tregjet e decentralizuara të të dhënave dhe manipulimet e çmimeve të tokenave, ku AI mund të ndihmojë për të parandaluar disa nga mashtrimet dhe çështjet e sigurisë që kanë pllakosur industrinë.  


Hakimet e Portofolit Atomic arrijnë vlerën e 35 milion dollarëve

Përdoruesit e Portofolit Atomic filluan të raportojnë mëngjesin e të shtunës në Twitter dhe në kanalin e zhvilluesve në Telegram se kriptomonedhat ishin vjedhur nga portofolet e tyre Atomic. Zhvilluesit e Atomic Wallet po hetojnë raportet e vjedhjes së kriptomonedhave nga portofolet e përdoruesve. Sipas raporteve vlera e kriptomonedhave të vjedhura arrinë rreth 35 milion dollarë.

Një tjetër entuziastë kriptomonedhash është gjetur i vdekur

Një entuziast dhe themelues i kriptomonedhës ‘Onfo’ u gjet i vdekur në një liqen të Arkansas me një plagë me armë zjarri, një javë pasi u zhduk në Misuri. Dr. John Forsyth ishte një adoptues i hershëm i Bitcoin dhe një kritik i zëshëm i dollarit amerikan. Vdekja e Forsyth i shtohet serisë së vdekjeve misterioze të entuziastëve të kriptomonedhave që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar.

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Miratohen aplikimet për Bitcoin ETF, por ky miratim nisi më pare me një lajm të rremë. Një përditësim i ri po diskutohet për Ethereum, ndërsa SEC ka...

Bitcoin ETF miratohet zyrtarisht nga SEC

Komisioni i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë i SHBA-së ka miratuar zyrtarisht fondet e para të tregtueshme të rregulluara në Shtetet e Bashkuara të...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk shkakton polemika si pasojë të një citimi të gabuar gjatë prezantimit të BitKey të Dorsey. Coinbase ju lejon të dërgoni para përmes mediave...