SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania operonte një platformë të paligjshme tregtare në SHBA dhe keqpërdorte fondet e klientëve. Padia e SEC emëroi gjithashtu Changpeng Zhao, themeluesin e Binance, si të paditur. SEC tha se Binance dhe Zhao keqpërdorën fondet e klientëve dhe i devijuan ato te një njësi tregtare që kontrollonte Zhao. Sigma Chain, u angazhua në tregti manipuluese që e bëri vëllimin e Binance të dukej më i madh se sa ishte në të vërtetë, tha SEC.

Binance gjithashtu mendohet se kishte përdorur fondet e klientëve duke i dërguar ato te një pale të tretë, Merit Peak, e cila ishte në pronësi të Zhao, pretendoi SEC. Wall Street Journal raportoi vitin e kaluar se SEC po shqyrtonte marrëdhëniet midis Binance.US, Sigma Chain dhe Merit Peak. SEC gjithashtu e akuzoi Binance-n edhe për shitje të aseteve të cilësuara si ‘letra me vlerë’ me dokumenta jo të rregullta duke përfshirë këtu edhe tokenin e Binance (BNB) dhe monedhën e qëndrueshme (BUSD).

"Ky do të jetë një rast historik," tha Kurt Gottschall, një partner në Haynes dhe Boone dhe ish-kreu i zyrës së SEC në Denver. "SEC duket se është shumë i shqetësuar për përzierjen e fondeve të klientëve." Për momentin këto janë vetëm pretendime të SEC, por situata po paralelizohet me incidentin e FTX-it. Sido që të jetë kjo është një goditje e madhe për Binance.

Në një njoftim në Twitter, Binance prentendoi se akuzat e SEC janë të gabuara dhe se do ta përballoj çështjen bazuar në ligjet e duhura, gjithashtu CZ shkroi se shpresonte që SEC të ishin duke gabuar për paditë e ngritura ndaj Binance. Duke marrë parasysh ecurinë e ngjarjeve, përballja mes SEC dhe Binance mund të përfundoj në një nga rastet mëposhtë:

  1. Nëse pretendimet e SEC janë të vërteta atëherë Binance do të përballej me fatin e FTX-it. CZ do të përballej me akuza të rënda kriminale duke goditur rëndë industrinë e kriptomonedhave.
  2. Nëse Binance ka thyer rregullat, por fondet e klientëve nuk janë keqpërdorur ashtu siç SEC pretendon, SEC mund të ndalojë operimin e Binance-s në SHBA përmes gjobave të rënda.
  3. Binance rregullon marrëdhëniet me rregullatorët dhe vazhdon operimin e saj në SHBA. Kjo do të jetë një fitore e madhe jo vetëm për Binance, por për të gjithë industrinë e kriptomonedhave.
SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Miratohen aplikimet për Bitcoin ETF, por ky miratim nisi më pare me një lajm të rremë. Një përditësim i ri po diskutohet për Ethereum, ndërsa SEC ka...

Bitcoin ETF miratohet zyrtarisht nga SEC

Komisioni i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë i SHBA-së ka miratuar zyrtarisht fondet e para të tregtueshme të rregulluara në Shtetet e Bashkuara të...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk shkakton polemika si pasojë të një citimi të gabuar gjatë prezantimit të BitKey të Dorsey. Coinbase ju lejon të dërgoni para përmes mediave...