Përshëndetje #Vialers!
Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se ky muaj i kushtohet komunitetit tonë fantastik dhe suportiv. Ju jeni shtylla kryesore gjatë rrugëtimit tonë drejt Web 3 prandaj duam të tregojmë vlerësimin tonë duke ju ofruar 3 produkte ekskluzive që do të jenë të dobishme për të gjithë entuziastët e kriptomonedhave.
Ec, mblidh pikë dhe fito një Ledger Nano X
Ledger Nano X është një portofol kriptomonedhash i cili siguron një mënyrë të sigurt dhe inovative për të ruajtur dhe menaxhuar kriptomonedhat tuaja. Përmes lidhjes Bluetooth të portofolit me celularin tuaj, ju keni akses të sigurt për të ruajtur dhe shkëmbyer kriptomonedhat.
Ledger Nano X mbështet mbi 5000 kriptomonedha dhe NFT dhe është i projektuar me standarde të larta të sigurisë. Ai është certifikuar me standardin CC EAL 5+, i cili vërteton që portofoli është i sigurt dhe i mbrojtur nga rreziqet e mundshme. Ledger Nano X është i përshtatshëm për përdorim në të dy platformat e sistemeve operative, iOS dhe Android. Siguria, mbështetja për shumë kriptomonedha dhe përdorimi i thjeshtë e bëjnë atë një zgjedhje të preferuar për përdoruesit e kriptomonedhave.
Pra, nxitoni ta përfitoni Ledger Nano X në ankandin e rradhës në ViAl App i cili do të nis ditën e Hënë më datën 12 Qershor dhe do të zgjasë 3 ditë.
Links:
Website: https://shop.ledger.com/products/ledger-nano-x
Shpenzo pikë për të rritur njohuritë tuaja rreth Bitcoin-it: Fito librin “Standarti i Bitcoin-it” dhe mëso më shumë rreth historisë së tij
Libri "Standardi i Bitcoin", eksploron potencialin e Bitcoin-it si një forcë transformuese të botës së financave. Ky libër ju çon në një udhëtim nëpër historinë, parimet dhe potencialin e kësaj teknologjie inovatore. Libri do t’iu ndihmojë të kuptoni se si Bitcoin-i, ka revolucionarizuar idetë tona rreth monedhës, bankave dhe marrëdhënieve të përgjithshme ekonomike. "Standardi i Bitcoin" është një libër i përsosur për kuriozët dhe entuziastët e kriptovalutave. ViAl do t’iu jap mundësinë ta fitoni këtë libër në ankandin që do të zhvillohet ditën e Premte më datë 16 Qershor. Ankandi do të zgjasë 2 ditë.
Shpenzo pikë për të rritur aftësitë tuaja tregtare: Fitoni një kurs tregtar të vlefshëm në ankandin e ViAl
Nëse jeni duke kërkuar të përmirësoni njohuritë tuaja rreth trading dhe të arrini një nivel më të lartë suksesi, kursi "Master the Art of Profitable Trading" është krijuar për t'ju ofruar bazat thelbësore për tu rritur në industrinë e tregtimit. Kursi do t’iu ndihmojë të kuptoni sesi lëvizin tregjet financiare dhe si të përfitoni prej tyre. Pavarësisht nëse jeni fillestar ose tregtar me përvojë, kursi është i përshtatshëm për këdo që dëshiron të hyjë në botën e tregtimit ose të avancojë aftësitë e tij vazhdimisht duke i bërë ata fitimprurës. Kursi do të ofrohet në ankandin e Vial App ditën e Hënë më datë 19 Qershor. Ankandi do të zgjasë 24 orë.
Fituesit e ankandeve do të kontaktohen nga ViAl përmes email-it: hello@vial.al, për procedurën e tërheqjes së produktit të përfituar.
