Lajme befasuese këtë javë për botën e kriptomonedhave

Tether humbet përkohësisht vlerën e tij kundrejt dollarit. BlackRock aplikon për “Fondin e Tregtueshëm” të Bitcoin-it ndërsa Jack Dorsey ofron 5 milion dollarë për zhvilluesit e Bitcoin-it. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

BlackRock aplikon për “Fondin e tregtueshëm” të Bitcoin-it

Gjigandi i investimeve BlackRock, ka paraqitur një aplikim për një fond të tregtueshëm të Bitcoin-it, duke përdorur bursën e kriptomonedhave Coinbase si kujdestar për asetet e tij. Nëse miratohet, ky fond do të ishte i pari i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara.

Tether humbet përkohësisht vlerën e tij kundrejt dollarit

Çmimet e kriptomonedhave ranë pasi Rezerva Federale njoftoi se do të linte të pandryshuara normat e interesit, por deklaroi se do të ketë edhe dy rritje të tjera para se të mbarojë viti. Presioni i shitjes bëri që monedha e qëndrueshme (stabelcoin) USDT e Tether të humbte përkohësisht vlerën e saj kundrejt dollarit, duke u tregtuar për një kohë të shkurtër me 99 cent. Ndërkohë, dokumentet e sapo publikuara ofrojnë një vështrim befasues në rezervat e tyre, duke treguar se midis aseteve që mbështesin USDT, Tether Holdings dikur zotëronte letra me vlerë të emetuara nga kompanitë kineze.

Kërkesa për ngrirjen e aseteve të Binance US u refuzua

SEC është urdhëruar nga gjykata që të bashkëpunojë me Binance për zhvillimin e një strategjie që do të mbronte asetet duke i mundësuar kompanisë të vazhdojë biznesin e saj si zakonisht. Si pjesë e padisë së ngritur kundër Binance në fillim të këtij muaji, SEC i kërkoi gjykatës të ngrijë plotësisht të gjitha asetet e Binance.US. Gjykatësi e refuzoi këtë kërkesë për shkak të dëmit të rëndë që do t'i shkaktonte operacioneve të biznesit të Binance dhe perspektivës së saj për sukses në të ardhmen, nëse SEC nuk do të ishte në gjendje të provojë padin e tij.

Bankat në Hong Kong do të mbështesin firmat e kriptomonedhave

HSBC dhe Standard Chartered janë shtyrë nga Autoriteti Monetar i Hong Kongut për të mbështetur kompanitë e kriptomonedhave. Rregullatori i Hong Kongu-t pyeti bankat se pse nuk po pranonin bursat e kriptomonedhave si klientë, duke thënë se kujdesi i duhur ndaj klientëve të mundshëm nuk duhet të krijojë barrë të panevojshme, veçanërisht për ata që krijojnë një zyrë në Hong Kong.

Versioni Uniswap v4 has kritika nga mbështetësit e Ethereum

Bursa e decentralizuar, Uniswap, lançoi versionin e saj më të ri (UniSwao V4), duke sjellë veçori të reja. Sidoqoftë, licenca ngriti pyetje në komunitetin e Ethereum-it me burim të hapur, sepse ndërsa kodi është i disponueshëm publikisht dhe lejohet të kopjohet, modifikohet ose rishpërndahet, ai nuk mund të përdoret për qëllime komerciale ose prodhimi deri në katër vjet.

Bybit integron ChatGPT si një mjet tregtimi për kriptomonedhat

Bursa e kriptomonedhave, Bybit, ka integruar ChatGPT për t'u dhënë tregtarëve një analizë më të plotë të të dhënave të tregut me një veçori të re të bazuar në AI të quajtur "ToolsGPT". Chatbot-i i AI mund të kërkohet për analiza teknike, të dhëna çmimesh të testuara më parë dhe metrika të tjera thelbësore për të ndihmuar përdoruesit në vendimet e tyre tregtare.

Jack Dorsey premton 5 milion dollarë për zhvilluesit në rrjetin e Bitcoin-it

Themeluesi i Twitter dhe CEO i Block, Jack Dorsey, ka premtuar 5 milion dollarë për të ndihmuar zhvilluesit dhe për të “ushqyer” ekosistemin e Bitcoin-it. Dorsey po i jep paratë Brink, një organizatë e pavarur jofitimprurëse e cila mbështet zhvilluesit me burim të hapur në rrjetin e Bitcoin-it, me grante që bëjnë të mundur që zhvilluesit të punojnë në rrjet me kohë të plotë.

Related Posts

Ja cilat janë ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave

Binance paralajmëron heqjen e monedhave të qëndrueshme për vendet e BE-së. SEC paralajmëron industrinë e kriptomonedhave. Një bursë kriptomonedhash e ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Themeluesi i OneCoin mëson fatin e tij. Coinbase, Telegram dhe MetaMask prezantojnë të gjitha veçori të reja për komunitetet e tyre ndërsa kompanitë e ...

Lajme të mëdha për industrinë e kriptomonedhave

Ark Invest dorëzon aplikimin e parë në SHBA për Ethereum ETF. Kraken zgjeron shërbimet e tij. Google lejon reklamat NFT, ndërsa rregulla të reja për ...