Imagjinoni një festival që ndërthur emocionet e sporteve, aventura ne natyrë dhe magjinë e muzikës live.
Nga data 7 deri më 9 korrik 2023, në plazhin befasues të Livadhit në Himarë bëhuni gati për t'u zhytur në një botë ku ndërthuren adrenalina, ritmi dhe bukuria natyrore përmes një eventi si Lova Fest.
Lova Fest është një përvojë unike që ndërthur emocionet e sporteve ne natyrë me muzikën live. Nga aktivitetet plot adrenalinë gjatë ditës deri tek performancat elektrizuese gjatë natës, festivali ofron një bashkim të jashtëzakonshëm elementësh që do t'ju lënë shumë kujtime të bukura.
Shënoni në kalendarët tuaj datat nga 7 deri më 9 korrik 2023 dhe përgatituni për një udhëtim të paharrueshëm në Lova Fest. Nëse jeni duke kërkuar aventura, dëshirë për muzikë fantastike ose thjesht dëshironi të bëheni një me natyrën, ky festival është destinacioni i duhur.
Ankandet e biletave për Lova Fest-in do të nisin ditën e Enjten (më 22 Qershor) dhe do të vazhdojnë për katër ditë me rradhë ku do të publikohet nga një ankand çdo ditë i cili do të zgjas 24 orë, duke iu dhënë mundësinë për të fituar dy bileta.
Links:
Instagram: https://www.instagram.com/lovafest/
Website: https://lovafest.com/
Fituesit e ankandeve do të kontaktohen nga ViAl për të përfituar biletën e cila do shpërndahet përmes email-it: hello@vial.al
