Lajme pozitive këtë javë për kriptomonedhat

Institucionet hedhin sytë nga kriptomonedhat. Binance.US sheh shkurtimisht një çmim gjashtëshifror të Bitcoin-it. Wall Street mbështet EDX Markets për tregtimin e kriptomonedhave ndërsa, Jerome Powell tha se kriptomonedhat do të jenë asete të rëndësishme në të ardhmen. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Çmimi i Bitcoin-it arriti nivelin më të lartë në 12 muaj e fundit

Çmimi i Bitcoin-it arriti nivelin e tij më të lartë në më shumë se një vit pasi institucionet e mëdha financiare po sinjalizojnë lëvizje për të pranuar kriptommonedhat. Ndjenja e tregut ka qenë e lartë që kur BlackRock aplikoi për atë që do të ishte “Fondi i parë i tregtueshëm” i Bitcoin-it në SHBA. Disa aplikime të ngjashme pasuan nga investitorë të mëdhenj të tillë si Invesco, WisdomTree dhe Bitwise.

Çmimi i Bitcoin rritet në shifra marramendëse në Binance.US

Çmimi i Bitcoin arriti 138,000 dollarë në Binance.US pasi likuiditeti i kufizuar dhe rënia e tregut kanë trembur investitorët pas sfidave të fundit rregullatore. Ndërkohë, Binance.US paraqiti një mocion për të kundërshtuar pretendimet e bëra nga SEC. Binance ka mohuar keqpërdorimin e fondeve të përdoruesve dhe ka akuzuar rregullatorët për deklaratat e tyre jokonsistente.

Bursa e re e kriptomonedhave mbështetet nga Wall Street

Një bursë e re kriptomonedhash, EDX Markets ka gjetur mbështetjen e gjigantëve të Wall Street si Charles Schwab, Citadel Securities, Fidelity dhe Sequoia Capital. Bursa do ti lejojë firmat të ekzekutojnë tregti të kriptomonedhave ndërsa përdorin platformën për të rënë dakord për çmimet pa prekur kriptommonedhat e klientëve.

Deutsche Bank aplikon për kujdestarinë e kriptomonedhave

Deutsche Bank paraqiti një kërkesë pranë Autoritetit Federal të Mbikëqyrjes Financiare të Gjermanisë për të marrë një licencë që lejon bankën të ofrojë shërbime dixhitale për ruajtjen e aseteve. Banka konfirmoi se ata po ndërtojnë asetet e tyre dixhitale dhe shërbimin e kujdestarisë. Nëse miratohet, licenca do të lejojë bankës gjermane të ofrojë ruajtje dhe menaxhim të sigurt të aseteve dixhitale në emër të investitorëve institucionalë dhe individualë.

Do Kwon u dënua me 4 muaj burg

Do Kwon, themeluesi i TerraUSD, u dënua me katër muaj burg nga një gjykatë në Mal të Zi për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit. Dënimi përfshin 85 ditët që ai ka kaluar tashmë në paraburgim pasi u arrestua në aeroport. Hapat e ardhshëm të Kwon janë të pasigurt pasi si SHBA-ja ashtu edhe Koreja e Jugut kërkojnë ekstradimin e tij për akuza mashtrimi.

Mbretëria e Bashkuar miraton ligjet për monedhat e qëndrushme (stablecoins)

Projektligji për Tregjet dhe Shërbimet Financiare i Mbretërisë së Bashkuar që specifikon kriptomonedhat si një aktivitet të rregulluar dhe monedhat e qëndrueshme (stablecoins) si një mjet pagese është miratuar nga dhoma e lartë e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, duke e lejuar atë të vazhdojë në fazat përfundimtare. Me më shumë se 340 faqe, projektligji u prezantua për të përfituar nga liritë e Brexit dhe për t'u dhënë rregullatorëve më shumë pushtet në këtë sektor.

Powell tha se kriptomonedhat do të jenë asete të rëndësishme në të ardhmen

Kryetari i Rezervës Federale të SHBA, Jerome Powell, tha se kriptomonedhat do të jenë asete të rëndësishme në të ardhmen. Duke dëshmuar para ligjvënësve, ai shtoi më tej se ata i shohin monedhat e qëndrushme si një formë parash. Powell tregoi se inflacioni ka një rrugë të gjatë për të bërë përpara se të bjerë në objektivin e mandatuar nga FED.

Lajme pozitive këtë javë për kriptomonedhat

Related Posts

Ja cilat janë ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave

Binance paralajmëron heqjen e monedhave të qëndrueshme për vendet e BE-së. SEC paralajmëron industrinë e kriptomonedhave. Një bursë kriptomonedhash e ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Themeluesi i OneCoin mëson fatin e tij. Coinbase, Telegram dhe MetaMask prezantojnë të gjitha veçori të reja për komunitetet e tyre ndërsa kompanitë e ...

Lajme të mëdha për industrinë e kriptomonedhave

Ark Invest dorëzon aplikimin e parë në SHBA për Ethereum ETF. Kraken zgjeron shërbimet e tij. Google lejon reklamat NFT, ndërsa rregulla të reja për ...