Përfitimet e fillimit të ditës me një ecje

Sapo zgjoheni në mëngjes, ecja mund të mos jetë prioriteti juaj i parë. Por, fillimi i ditës me një ecje mund t’i ofrojë trupit një sërë përfitimesh shëndetësore.

1. Rrit energjinë tuaj

Fillimi i ditës me një ecje mund t'ju japë më shumë energji gjatë gjithë ditës. Studimet tregojnë se të rriturit që ecin për 20 minuta në ambiente të hapura, përfituan më shumë energji se ata që ecën për 20 minuta në ambiente të mbyllura. Herën tjetër që trupi do të ketë nevojë për energji në mëngjes ose ndiheni të lodhur sapo zgjoheni, mund të provoni të ecni.

2. Përmirëson humorin

Ecja mund të ndihmojë:

  • Në përmirësimin e vetëvlerësimit
  • Zvogëlimin e niveleve të stresit, ankthit dhe lodhjes
  • Lehtëson simptomat e depresionit

3. Ndihmon në humbjen e peshës dhe forcimin e muskujve

Ecja në mëngjes mund t'ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja për një trup ideal. Ecja me një ritëm të moderuar për 30 minuta mund të djegë deri në 150 kalori. Kombinuar me një dietë të shëndetshme mund t’iu ndihmojë të humbni peshë në mënyrë të konsiderueshme dhe t’iu ndihmojë në forcimin e muskujve të këmbëve.

4. Ndihmon në menaxhimin e komplikacione shëndetësore

Ecja mund të ofrojë përfitime të shumta për shëndetin tuaj, duke përfshirë rritjen e imunitetit, si dhe ndihmën për të menaxhuar komplikacione të ndryshme shëndetësore. Studimet tregojnë se ecja për 30 minuta në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 19 për qind. Ecja, gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Madje mund të ndihmojë në rritjen e jetëgjatësisë dhe zvogëlimin e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe disa lloje kanceri.

5. Ecja përmirëson fokusin dhe rrit kualitetin e gjumit

Ecja në mëngjes mund të ndihmojë në përmirësimin e aftësisë për t'u fokusuar gjatë gjithë ditës. Ecja gjithashtu mund t'ju ndihmojë të mendoni më kreativisht. Hulumtimet tregojnë se ecja hap një rrjedhë idesh, të cilat mund t'ju ndihmojnë të zgjidhni problemet në mënyrë më të mirë. Ecja gjithashtu mund t'ju ndihmojë të flini më mirë gjatë natës. Një studim i vitit 2017 vëzhgoi persona  të cilët po përjetonin vështirësi për të fjetur natën ose jetonin me pagjumësi të lehtë. Nga studimet e kryera personat që e fillonin ditën e tyre me ecje përjetuan cilësi më të mirë të gjumit gjatë natës.

Fillimi i ditës me një ecje të shkurtër mund të ofrojë një sërë përfitimesh shëndetësore. Mund të ndiheni më energjikë gjatë ditës, të shihni përmirësimin e humorit, fokusit dhe të flini më mirë gjatë natës. Sigurohuni që të hapni aplikacionin ViAl: Walk to Earn, që përveç përfitimeve shëndetësore ju të mund të monetizoni hapat tuaja.

Related Posts

Studimi/ Ju shpëton nga rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe rrit jetëgjatësinë, ja sa hapa duhet të bëni në ditë

Në prag të Lojërave Olimpike të Tokios 1964, drejtuesit e marketingut në Japoni hodhën idenë për ecjen për 10,000 hapa në ditë si pjesë e një fushate ...

Studimi: Ecni 5000 hapa në ditë, mjaftueshëm për të qëndruar të shëndetshëm

Prej kohësh është thënë se 10,000 hapa në ditë është numri magjik që ju nevojitet për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm, por një studim i ri ...

Të përshkruarit 10 milje në ditë: Mënyra e shkëlqyer për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor

Ecja ka përfitime të shumta shëndetësore të vërtetuara shkencërisht. Të ecurit deri në 10 milje çdo ditë do të çojë në përmirësime thelbësore në ...