Aplikimet e Bitcoin ETF po bëhen më të shpeshta. Qershori solli çmime të larta në tregun e kriptomonedhave ndërsa MicroStrategy rrit zotërimet e saj në Bitcoin. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.
Altcoin-et tejkalojnë rritjen prej 14% të Bitcoin në muajn qershor
Çmimi i Bitcoin-it u rrit me 14% në muajin qershor. Ajo që ra në sy ishte rritja e disa kriptomonedhave që tejkaluan edhe rritjen e Bitcoin-it. Disa kriptomonedha që bën rritje të jashtëzakonshme ishin: tokeni FTT i FTX, i cili u rrit mbi 124%, dhe Bitcoin Cash i cili arriti nivelin më të lartë në 14 muaj e fundit ndërsa u dyfishua në vlerë.
SEC deklaron se Aplikimet e Bitcoin ETF janë 'të papërshtatshme'
SEC deklaroi se aplikimet e reja të Bitcoin ETF nga BlackRock dhe institucione të tjera janë 'të papërshtatshme'. Aplikimet nuk arritën të adresonin shqetësimet e SEC për manipulimin e tregut dhe nuk kishin informacion specifik në lidhje me bursat që menaxherët e aseteve synonin të partnerizonin.
Fidelity aplikon për Bitcoin ETF
Menaxheri i aseteve, Fidelity, pritet të aplikojë për një “fond të tregtueshëm” të Bitcoin-it, duke u bashkuar në listen e firmave të tjera. Gjatë dy javëve të fundit, BlackRock, WisdomTree, Invesco, VanEck dhe Bitwise të gjitha kanë kryer aplikime të reja për Bitcoin ETF tek rregullatori amerikan (SEC), duke e dërguar çmimin e bitcoin në nivele që nuk janë parë në më shumë se një vit.
Çmimi i Bitcoin Cash dyfishohet pas listimit në EDX Markets
Çmimi i Bitcoin Cash u dyfishua këtë javë, pasi u listua nga EDX Markets, bursa e kriptomonedhave e mbështetur nga menaxherë të aseteve si Fidelity, Charles Schwab dhe Citadel. Bitcoin Cash nuk u emërua si ‘security’ në paditë e SEC kundër Coinbase dhe Binance, gjë që rriti gjithashtu çmimin e kriptomonedhës.
MicroStrategy blen Bitcoin me vlerë 350 milion dollarë
MicroStrategy, një nga zotëruesit më të mëdhenj të Bitcoin-it zgjeroj më tej investimet e saj. Gjatë tremujorit të dytë, MicroStrategy investoi 347 milion dollarë për të blerë 12,333 BTC, duke e çuar totalin e zotërimeve të saj në 152,333 Bitcoin. Vlera totale e Bitcoin-eve që zotëron kompania kanë një vlerë prej 4.5 miliard dollarë, me një çmim mesatar blerjeje pak më poshtë se 30,000 dollarë për Bitcoin.
Celsius lejohet për të konvertuar zotërimet e saj
Gjykata e Falimentimit në SHBA ka dhënë miratimin e saj për Celsius Network, platformën e huadhënies së kriptomonedhave, për të kthyer zotërimet e saj në Bitcoin dhe Ethereum. Celsius deklaroi falimentimin në vitin 2022 për shkak të dështimit të ekosistemit të Terra-s dhe tokenave të lidhura me të, Luna dhe TerraUSD, duke i lënë kreditorët në një gjendje pasigurie.
130 vende të botës nisin eksplorimin e CBDC-ve
Një studim i ri raporton se 130 vende po eksplorojnë tani monedhat dixhitale të bankës qendrore (CBDC). Pothuajse gjysma e këtyre shteteve kanë arritur faza të avancuara të zhvillimit, pilotimit ose zbatimit. Progresi i rëndësishëm gjatë gjashtë muajve të fundit do të thotë që të gjitha vendet e G20-ës përveç Argjentinës janë tani në një nga ato faza. Këto 130 vende përfaqësojnë 98% të ekonomisë globale.
