Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CEO i Blackrock e quan Bitcoin-in revolucionar. 120 milion dollarë u hakeruan nga Multichain. Drejtuesit e Binance US largohen nga SHBA-ja ndërsa JPMorgan mohon impaktin që pritet të ketë Bitcoin ETF. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Bitcoin arrin nivelin më të lartë në 13 muajit e fundit pas aplikimeve të ETF

Pas përfitimit së mbështetjes publike nga menaxherët e shquar të fondeve, Bitcoin-i arriti çmimin më të lartë në 13 muaj, duke u rritur mbi 31000 dollarë. Tregu i kriptomonedhave u rrit pasi Nasdaq iu përgjigj shqetësimeve të SEC në lidhje me aplikimet fillestare, kur riparaqiti propozimin e tij për të listuar Bitcoin ETF të BlackRock.

CEO i BlackRock deklaroi se Bitcoin-i mund të jetë revolucionar

Ndërsa bën një propozim të rinovuar për të ofruar fondin e parë të tregtueshëm në SHBA, CEO i Blackrock Larry Fink ka thënë se Bitcoin dhe tokenizimi i aseteve dhe letrave me vlerë mund të revolucionarizojnë botën e financës. Në një intervistë për Fox Business, Fink tha se si një aset ndërkombëtar, Bitcoin-i, ofron një alternativë tjetër si një mbrojtje kundër inflacionit, çështjeve specifike të vendit ose zhvlerësimit të monedhës.

Çmimi i aksioneve të Coinbase rritet

Çmimi i aksioneve të Coinbase u rritën me 13% pasi operatori i bursës CBOE tha se po punonte me Coinbase në përpjekjet e saj për të nisur një fond të tregtueshëm Bitcoin-i. CBOE paraqiti një aplikim në SEC për të nisur një Bitcoin ETF, duke e emërtuar Coinbase si platformën e kriptomonedhave që do të ofronte mbështetje për kujdestarinë e kriptomonedhës.

JPMorgan mohon impaktin që pritet të ketë Bitcoin ETF

Pavarësisht nga zhvillimet rreth aplikimeve të fundit të Bitcoin ETF, gjiganti i investimeve JPMorgan ka thënë se miratimi i SEC nuk ka gjasa të sjellë një ndryshim për tregjet e kriptomonedhave. Raporti i dërguar investitorëve tregonte se ETF të tilla kanë ekzistuar tashmë prej disa kohësh në Kanada dhe Evropë, por nuk kanë arritur të tërheqin interes të madh investitorësh.

120 milion dollarë janë hakuar nga Multichain

Multichain, një protokoll që operon në dhjetëra Blockchain-e, është goditur nga një hakerim duke rezultuar në transferimin e mbi 120 milion dollarëve në asete dixhitale në portofole të panjohur. Multichain u ka kërkuar përdoruesve të ndalojnë përdorimin e shërbimeve të tij. Ekipi njoftoi në Maj se nuk ishte në gjendje të kontaktonte CEO-n e tij, i cili është i vetmi person që mban kodet e aksesit të nevojshëm për të rregulluar problemet teknike.

Drejtuesit e Binance largohen nga SHBA-ja

Drejtuesit e Binance kanë filluar të largohen nga SHBA-ja, pasi rritja e tensioneve mes rregullatorëve dhe bursës së kriptomonedhavepo intensifikohet. Shefi i strategjisë së Binance.US dhe këshilltari i përgjithshëm janë larguar brenda 2 javëve të fundit, pasi firma përballet me një sërë hetimesh, duke përfshirë padi të SEC dhe CFTC. CEO i Binance, CZ, i është referuar raporteve thjesht si FUD.

Binjakët Winklevoss përgatiten për procesin gjyqësor

Binjakët Winklevoss po përgatiten për një proces gjyqësor me Barry Silbert, pasi afati i fundit për Digital Currency Group për të rënë dakord për të ristrukturuar njësinë e saj Genesis tashmë e falimentuar nuk u arrit. Bursa e binjakëve miliarder Gemini është një nga kreditorët më të mëdhenj të DGC. Njësia e huadhënies paraqiti falimentimin në janar, pasi rënia e palëve kryesore, përfshirë FTX, shkaktoi pamundësi në shlyerjen e fondeve të klientëve.

Vendet e punës në botën e kriptomonedhave bien me 80%

Një raport i kohëve të fundit ka zbuluar se vendet e punës në lidhje me kriptomonedhaat kanë rënë deri në 80% në qytetet kryesore të SHBA-së gjatë të ashtuquajturit ‘dimër të kriptomonedhave’. Studiuesit zbuluan se numri i startup-eve të reja që dalin në hapësirën e kriptove gjithashtu ka rënë nga 80 në muaj në janar 2022 në vetëm dy në prill të këtij viti.

Related Posts

Ja cilat janë ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave

Binance paralajmëron heqjen e monedhave të qëndrueshme për vendet e BE-së. SEC paralajmëron industrinë e kriptomonedhave. Një bursë kriptomonedhash e ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Themeluesi i OneCoin mëson fatin e tij. Coinbase, Telegram dhe MetaMask prezantojnë të gjitha veçori të reja për komunitetet e tyre ndërsa kompanitë e ...

Lajme të mëdha për industrinë e kriptomonedhave

Ark Invest dorëzon aplikimin e parë në SHBA për Ethereum ETF. Kraken zgjeron shërbimet e tij. Google lejon reklamat NFT, ndërsa rregulla të reja për ...