Ripple Labs shënoi një fitore të rëndësishme në gjykatën e Distriktit Jugor të Nju Jorkut më 13 korrik, ndërsa gjyqtarja Analisa Torres vendosi në favor të Ripple (XRP) në një çështje të ngritur nga Komisioni i Shkëmbimit dhe i Letrave me Vlerë (SEC) që daton që nga viti 2020.
Sipas dokumenteve të paraqitura më 13 korrik, gjyqtarja Torres ka dhënë një gjykim të përmbledhur në favor të Ripple Labs duke hedhur posht pretendimet e SEC që tokeni XRP është një ‘security’.
Torres gjithashtu vendosi pjesërisht për SEC, duke thënë se gjysma e shitjeve të tokenave XRP, ose tokena me vlerë rreth 728 milion dollarë të cilët u janë shitur investitorëve institucional, përbënin shitje të paligjshme. Gjyqtarja nxori vendimet e saj brenda një urdhri që adresonte kërkesat e Ripple dhe SEC për gjykim të përmbledhur, një proces standard që palët përdorin për të zgjidhur një padi përpara se të shkojë në gjyq.
Brenda pak minutash pasi u publikua lajmi, çmimi i XRP u rrit rreth 57% nga 0,47 dollarë në 0,74 dollarë.
Çështja kundër Ripple ka vazhduar që nga dhjetori 2020 kur SEC paditi Ripple dhe dy shefat ekzekutivë të saj, Brad Garlinghouse dhe Chris Larsen, mbi akuzat se kompania po ofronte një ‘security’ të paregjistruar.
Gjatë tre viteve të fundit, çështja ka pasur pjesën e saj të intrigave dramatike, duke përfshirë publikimin e "Hinman Documents" dhe kundërshtimin e vazhdueshëm përballë akuzave të SEC nga Garlinghouse. Së bashku me lëvizjen e dukshme të demonstruar nga tokeni XRP-së pas fitimit të çështjes, ndjenja e përgjithshme e investitorëve në të gjithë komunitetin e kriptomonedhave duket të jetë e mirë.
