Të përshkruarit 10 milje në ditë: Mënyra e shkëlqyer për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor

Ecja ka përfitime të shumta shëndetësore të vërtetuara shkencërisht. Të ecurit deri në 10 milje çdo ditë do të çojë në përmirësime thelbësore në shëndetin tuaj kardiovaskular dhe mirëqenien psikologjike. Të ecurit është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të shtuar stërvitjen në stilin e jetës tuaj.

Ecja 10 milje (16.1 km) në ditë është një objektiv i madh por, kur bëhet fjalë për shëndetin mendor dhe fizik, nevoja për ushtrime të rregullta nuk mund të mbivlerësohet. Nëse stërvitja në palestër nuk ju tërheq, ose nëse thjesht dëshironi të dilni jashtë dhe të ndryshoni rutinën tuaj, të përshkruarit e një distance prej 10 miljesh është një mënyrë e shkëlqyer për të shtuar më shumë lëvizje në jetën tuaj.

Përfitimet që sjell të ecurit

Pavarësisht nga thjeshtësia e saj, ecja mund të ketë efekte thelbësore në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Hulumtimet mbi ecjen tregojnë një sërë përfitimesh në grupe të shumta demografike.

Dhe ndërsa me siguri do t'i kuptoni këto përfitime nëse ecni 10 milje në ditë, është e rëndësishme të mbani mend se çdo distancë e përshkruar është e mrekullueshme për shëndetin tuaj. Hulumtimet sugjerojnë se ecja mund të ulë komplikacionet kardiovaskulare, indeksin e masës trupore, perimetrin e belit dhe të përmirsoj kushtet e shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni. Studime shtesë kanë zbuluar se vendosja e qëllimeve të bazuara në distancë në vend të qëllimeve të bazuara në kohë mund të jetë më efektive për realizimin e këtyre përfitimeve.

Efektet e humbjes së peshës nga përshkrimi i një distance prej 10 miljesh

Përshkrimi i një distance prej 10 miljesh në ditë është një mënyrë efektive për të mbështetur humbjen e peshës. Tradicionalisht, mendohej se për të humbur 1 kg, duhet të digjeshin afërsisht 3,500 kalori më shumë se sa kaloritë e marra për një periudhë të caktuar kohore por, hulumtimet e fundit tregojnë se ky rregull i 3500 kalorive mund të jetë paksa një thjeshtim i tepërt. Shpejtësia e proceseve metabolike ndryshon gjatë një udhëtimi për humbje peshe, pasi trupat tanë përshtaten hormonalisht dhe neurologjikisht. Prandaj, nëse të përshkruarit 10 milje në ditë bëhet zakon për trupin e një personi, mund të vërehet se humbja e peshës nuk është e qëndrueshme ose e vazhdueshme. Mënyra më e mirë për humbjen e peshës është të kombinoni shëtitjet tuaja me ndryshimet dietike, në mënyrë ideale me drejtimin e një dietologu të kualifikuar. Është jashtëzakonisht e lehtë për të zëvendësuar kaloritë e djegura në një shëtitje prej 10 miljesh me disa ushqime shtesë ose porcione më të mëdha gjatë vaktit, kështu që ngrënia e porcioneve të shëndetshme dhe të arsyeshme është ende një kërkesë për të siguruar humbje të suksesshme të peshës nga ecja.

Ecja është një mënyrë efektive dhe e arritshme për të shtuar stërvitjen në jetën tuaj. Ecja ka përfitime të shumta shëndetësore të vërtetuara shkencërisht. Krijimi i një rutine e cila ndihmon një person të përshkruaj një distancë prej 10 miljesh çdo ditë do të çojë në përmirësime thelbësore në shëndetin kardiovaskular dhe mirëqenien psikologjike. Për më tepër, të ecurit mund të mbështesë një program për humbje peshe, veçanërisht kur kombinohet me ndryshime dietike gjithashtu sigurohuni që të hapni aplikacionin ViAl: Walk to Earn, që përveç përfitimeve shëndetësore ju të mund të monetizoni hapat tuaja.

Të përshkruarit 10 milje në ditë: Mënyra e shkëlqyer për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor

Related Posts

Studimi/ Ju shpëton nga rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe rrit jetëgjatësinë, ja sa hapa duhet të bëni në ditë

Në prag të Lojërave Olimpike të Tokios 1964, drejtuesit e marketingut në Japoni hodhën idenë për ecjen për 10,000 hapa në ditë si pjesë e një fushate...

Studimi: Ecni 5000 hapa në ditë, mjaftueshëm për të qëndruar të shëndetshëm

Prej kohësh është thënë se 10,000 hapa në ditë është numri magjik që ju nevojitet për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm, por një studim i ri...

Përfitimet e fillimit të ditës me një ecje

Sapo zgjoheni në mëngjes, ecja mund të mos jetë prioriteti juaj i parë. Por, fillimi i ditës me një ecje mund t’i ofrojë trupit një sërë përfitimesh...