Këtë javë bota e kriptomonedhave haset me një sërë problematikash

Këtë javë bota e kriptomonedhave haset me një sërë problematikash

Posted on August 7, 2023 by Vial

Themeluesi i HEX përballet me akuzapër mashtrim. Binance është ende duke bërë biznes në Kinë edhe pse Kina ka ndaluar kriptomonedhat. Revolut do të mbyll shërbimet e saj në SHBA ndërsa SEC i kërkoi Coinbase të ndaloj tregtimin  e kriptomonedhave. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

SEC akuzon themeluesin e HEX për mashtrim

SEC ka akuzuar themeluesin e HEX dhe PulseChain, Richard Heart, për mashtrimin e investitorëve përmes shitjes së paligjshme të kriptomonedhave. SEC pretendon gjithashtu se ai shpenzoi 12 milion dollarë për mallra luksoze si një Rolex, McLaren, Ferrari dhe një diamant të zi prej 4 milion dollarësh. Kapitali total i tregut të HEX ra me 500 milion dollarë në dy ditë pas lajmit.

WSJ: Binance bën biznes në Kinë

Gazetarët investigativë në The Wall Street Journal kanë zbuluar se Binance kryen shumicën e biznesit të saj nga Kina, pavarësisht ndalimit të kriptomonedhave në vend. Në maj, bursa regjistroi një vëllim tregtimi më shumë se 90 miliard dollarë në Kinë. Kina kryesoi listën e katër tregjeve kryesore të Binance në maj, e cila përfshin Korenë e Jugut, Turqinë dhe Vietnamin.

SEC: Coinbase do të ndaloj tregtimin e Altcoin-eve

Coinbase kaloi pritshmëritë e të ardhurave të tremujorit të dytë për shkak të rritjes së të ardhurave nga interesi ndërkohë që kompania mbetet optimiste për të fituar betejën e saj ligjore me SEC. SEC akuzoi Coinbase për tregtimin e parregulluar të kriptomonedhave. Coinbase pretendon se iu kërkua të ndalonte tregtimin në gjithçka përveç Bitcoin por, SEC mohon të ketë bërë ndonjë kërkesë të tillë. CEO Brian Armstrong deklaroi se pajtueshmëria do të nënkuptonte fundin e industrisë së kriptomonedhave në SHBA, duke bërë që Coinbase të pranoj vendimin e gjykatës në vend të kërkesës së SEC.

Revolut do të mbyll operacionet e kriptomonedhave në SHBA

Revolut do të fillojë ndaloimin e operacioneve të saj të kriptove në SHBA nga 2 shtatori për shkak të shqetësimeve rregullatore në Shtetet e Bashkuara. Mbyllja e plotë e operacioneve do të jet më 3 tetor, duke penguar klientët amerikanë të blejnë kriptomonedha në platformë. Revolut ende synon të eksplorojë mënyra alternative për të ofruar produkte dixhitale në të ardhmen.

Hakerimi i Curve rrit rrezikun e zhvillimeve në DeFi

Hakerët vodhën mbi 61 milion dollarë nga grupet e likuiditetit të Curve Finance, duke sjell në ekosistemin e financave të decentralizuar rreziqe më të mëdha për protokollet DeFi. Hakerët synuan grupet e likuiditetit duke përdorur disa versione të gjuhës së programimit Vyper. Komuniteti po studion pikat e dobëta që shfrytëzuan hakerat për të përcaktuar nëse mund të ndikojnë në projektet e tjera në të ardhmen.

Hong Kongu jep licencën e parë për kompanitë e kriptomonedhave

Hong Kongu ka dhënë licencat e para për HashKey dhe OSL, duke përmbushur premtimin e tij për të zhvilluar një qendër globale për asetet dixhitale. HashKey, në partneritet me Standard Chartered, do të ofrojë depozita dhe tërheqje në fiat, së bashku me tregtimin e aseteve virtuale. Përditësimi i ligjeve lidhur me kriptomonedhat në Hong Kong synon të konkurrojë me Singaporin si një qendër kryesore financiare për vendet aziatike.

Posted under: News