Studimi: Ecni 5000 hapa në ditë, mjaftueshëm për të qëndruar të shëndetshëm

Prej kohësh është thënë se 10,000 hapa në ditë është numri magjik që ju nevojitet për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm, por një studim i ri tregon se edhe më pak se 5,000 mund të jenë të mjaftueshëm për të parë një përfitim.

Analiza e më shumë se 226,000 njerëzve në mbarë botën tregoi se 4,000 hapa në ditë ishin të mjaftueshme për të filluar zvogëlimin e rrezikut të vdekjes së parakohshme për çdo shkak.

Pak më shumë se 2300 janë të mjaftueshme për pasur përfitime shëndetësore lidhur me zemrën dhe enët e gjakut.

Sa më shumë të bëni, aq më shumë përfitime shëndetësore shihen, thanë studiuesit.

Çdo 1000 hapa shtesë përtej 4000 ul rrezikun e vdekjes së hershme me 15% deri në 20000 hapa.

Ekipi nga Universiteti Mjekësor i Lodz-it në Poloni dhe Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Johns Hopkins në SHBA zbuloi se përfitimet e ecjes zbatoheshin për të gjitha gjinitë dhe moshat, pavarësisht se ku jetonin.

Megjithatë, përfitimet më të mëdha u panë tek moshat nën 60 vjeç.

Artikulli origjinal, marrë nga “Euronews.al

Studimi: Ecni 5000 hapa në ditë, mjaftueshëm për të qëndruar të shëndetshëm

Related Posts

Studimi/ Ju shpëton nga rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe rrit jetëgjatësinë, ja sa hapa duhet të bëni në ditë

Në prag të Lojërave Olimpike të Tokios 1964, drejtuesit e marketingut në Japoni hodhën idenë për ecjen për 10,000 hapa në ditë si pjesë e një fushate ...

Të përshkruarit 10 milje në ditë: Mënyra e shkëlqyer për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor

Ecja ka përfitime të shumta shëndetësore të vërtetuara shkencërisht. Të ecurit deri në 10 milje çdo ditë do të çojë në përmirësime thelbësore në ...

Përfitimet e fillimit të ditës me një ecje

Sapo zgjoheni në mëngjes, ecja mund të mos jetë prioriteti juaj i parë. Por, fillimi i ditës me një ecje mund t’i ofrojë trupit një sërë përfitimesh ...