Rënia e kriptomonedhave shkakton likuidime massive. SpaceX shkurton zotërimet e saj të kriptomonedhave ndërkohë që portofoli i Presidentit Trump është zbuluar. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në kripto.
Rënia e çmimeve të kriptove shkakton likuidime masive
Bitcoin ra në çmimin e tij më të ulët që nga qershori ndërsa çmimet e Altcoin-eve ranë më shumë seç pritej. Ndjenja e gjerë e rrezikut bëri që Altcoin-et kryesore si Ether, BNB, ADA dhe SOL të bien me 10%. Një kaskadë e papritur likuidimesh masive, me mbi 1 miliard dollarë të likuiduara në një periudhë 24 orësh, intensifikuan rënien.
SpaceX i Musk zvogëlon zotërimet e saj të kriptomonedhave
SpaceX i Elon Musk ka reduktuar zotërimet e Bitcoin me 373 milion dollarë gjatë dy viteve të fundit. Edhe pse nuk është e qartë se kur ka ndodhur shitja, shitja e SpaceX pason një lëvizje të ngjashme nga Tesla, e cila kishte shitur tashmë 75% të zotërimeve të saj. Lajmi shkaktoi likuidime masive në tregun e kriptove, duke e bërë të qartë se Elon Musk ende ka ndikim të dukshëm në çmimet e kriptove.
Coinbase do të listoj kontratat derivative të kriptomonedhave në SHBA
Coinbase ka fituar betejën e saj të gjatë për miratimin e kontratave derivaytive të kriptove në SHBA. Miratimi e bën Coinbase platformën e parë të kriptos që ofron kontrata derivative të rregulluara së bashku me tregtimin tradicional. Coinbase komentoi se ofrimi i aksesit të investitorëve amerikanë është çelësi për zhbllokimin e rritjes dhe për të mundësuar pjesëmarrje më të gjerë në industrinë e kriptove.
Checkout.com shkëput marrëdhënien me Binance
Binance po shqyrton veprimet ligjore pasi Checkout.com papritmas i dha fund marrëdhënies me kompaninë, edhe pse nuk ka asnjë ndikim të drejtpërdrejtë tek përdoruesit e saj. Edhe pse Binance ishte klienti i saj më i madh, ofruesi i shërbimit të pagesave me kartë krediti me bazë në Londër tha se ata e ndërprenë marrëdhënien për shkak të veprimeve rregullatore dhe shqetësimeve në lidhje me pastrimin e parave, sanksionet dhe kontrollet e pajtueshmërisë së Binance.
BitGo përfiton 100 milion dollarë financim
Mes sfidave të vazhdueshme të tregut dhe industries së kriptomonedhave, kujdestari i kriptomonedhave, BitGo, arriti të përfitoj 100 milion dollarë në financimin e Serisë C. Financimi i ri e ka rritur vlerësimin e BitGo në 1.75 miliard dollarë. Në një deklaratë, CEO i BitGo, Mike Belshe theksoi kërkesën në rritje për zgjidhje të rregulluara të kujdestarisë së kriptomonedhave si në SHBA ashtu edhe globalisht.
PayPal pezullon tregtimin e kriptomonedhave në Mbretërinë e Bashkuar
Gjigandi i pagesave, PayPal do të ndalojë së lejuari klientët në Mbretërinë e Bashkuar të blejnë kriptomonedha në platformën e tij duke filluar nga tetori. Rregullat e reja më të ashpra të rregullatorit financiar të Britanisë hyjnë në fuqi më 8 tetor dhe do të kufizojnë mënyrën se si kriptomonehat reklamohen për konsumatorët britanikë, duke bërë që Paypal të ndalojë përkohësisht tregtimin e kriptomonedhave në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që punon në përputhje me rregulloret e reja, të cilat kërkojnë që firmat e kriptomonedhave të mbajnë paralajmërime. në lidhje me rreziqet e investimit dhe eliminimin efektiv të stimujve të referimit.
Krijuesit e Bored Ape planifikojnë ndërprerjen e raportit me OpenSea
Krijuesi i Bored Ape Yacht Club, Yuga Labs, planifikon të ndërpresë lidhjet me OpenSea deri në vitin e ardhshëm për shkak të ndryshimit të modelit të tarifave të tregut. OpenSea vendosi të kalojë në tarifat opsionale të krijuesve për shitjet dytësore NFT. Yuga tani është e shqetësuar për kompensimin e krijuesve. Ndërsa dinamika e tregut NFT ndryshon, ata theksojnë rëndësinë e mbështetjes së artistëve dhe të ardhurave të tyre nga shitjet e NFT.
Zbulohet portofoli i Trump
Donald Trump zotëron kriptomonedha me vlerë deri në gjysmë milioni dollarë, sipas një formulari të zbulimit financiar të lëshuar së fundmi, dorëzuar në Zyrën e Etikës Qeveritare. Zbulimi përfshin një portofol Ethereum me një vlerë midis 250,000 dhe 500,000 dollarë. Asetet mendohet të jenë të lidhura me publikimin e koleksionit të tij Trump NFT në vitin 2022.
