Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Bashkëthemeluesit e Tornado Cash akuzohen për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve. Sam Bankman-Fried po përballet me ditë të vështira në burg ndërsa PEPE vazhdon të pëlqehet nga investitorët. Këto histori dhe më shumë këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Bashkëthemeluesit e Tornado Cash akuzohen për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara ngritën akuza kundër bashkëthemeluesve të Tornado Cash më 23 gusht. Roman Storm dhe Roman Semenov u akuzuan të dy për pastrim parash, shkelje të sanksioneve dhe operimin e një biznesi të palicencuar. Të kombinuara, akuzat mbartin një dënim maksimal prej 45 vitesh burg. Veprimet e zbatimit të ligjit janë një vazhdim i një goditjeje të qeverisë amerikane ndaj Tornado Cash që filloi vitin e kaluar për shkak të rolit të saj në pastrimin e fondeve të Grupit Lazarus, një kolektiv hakerash i lidhur me Korenë e Veriut.

Sam Bankman-Fried nuk ka medikamente në burg

Themeluesi i FTX, Sam Bankman-Fried, duket se po kalon një kohë të vështirë pas hekurave, duke ngrënë vetëm bukë me gjalpë kikiriku për të përshtatur dietën e tij vegane, ndërkohë që  furnizimi i tij me ilaçe po shteron. Në të njëjtën seancë ku Bankman-Fried u deklarua i pafajshëm për shtatë akuza të lidhura me mashtrimin, avokatët e tij u lutën që ish-CEO i FTX të merrte trajtimin më të mirë brenda Qendrës Famëkeqe Metropolitane të Paraburgimit të Bruklinit. Gjithashtu këtë javë, Bankman-Fried iu dha leja për t'u takuar me ekipin e tij ligjor jashtë burgut me 48 orë njoftim. Çdo ditë, ai do të ketë afërsisht shtatë orë për t'u përgatitur për gjyqin e tij të ardhshëm që pritet të fillojë në tetor.

Identifikohet portofoli që grumbulloi Bitcoin me vlerë 3 miliard dollarë në 3 muaj

Është identifikuar portofoli misterioz që arriti të bëhet mbajtësi i tretë më i madh i Bitcoin-it në botë në pak më shumë se tre muaj. Platforma e inteligjencës Blockchain Arkham Intelligence e etiketoi portofolin si Robinhood: Jump Trading Custody. Sipas të dhënave nga platforma e statistikave të kriptos BitInfoCharts, adresa e portofolit transferoi për herë të parë Bitcoin më 8 mars. Gjatë tre muajve dhe dy javëve të ardhshme, portofoli kishte grumbulluar një sasi marramendëse prej 118,000 BTC me vlerë 3.08 miliard dollarë sipas çmimit aktual. Portofolet aktuale më të mëdha të Bitcoin-eve në botë, sipas BitInfoCharts, raportohet se janë në pronësi të Binance dhe Bitfinex.

Kompania mëmë e Prime Trust humbi 8 milion dollarë duke investuar në TerraUSD

Kompania Prime Core Technologies aktualisht e përfshirë në procedurat e falimentimit të Kapitullit 11 ka raportuar se ka humbur fonde të klientëve me vlerë 8 milion dollarë përmes investimeve në TerraUSD. Rënia e ekosistemit Terra shkaktoi një përplasje të madhe të tregut në vitin 2022, duke prekur disa firma duke përfshirë FTX, BlockFi, Celsius Network dhe Voyager Digital.

Investime maramendëse në PEPE

Një investitor bleu 640 miliard tokena Pepe për 320 Ether me vlerë 529,000 dollarë pasi çmimi i monedhës meme ra afërsisht 15% për shkak të shqetësimeve për manipulimin e mundshëm të zhvilluesve. Sipas platformës analitike në Blockchain, Lookonchain, investitori bleu PEPE me një çmim mesatar prej $0.000001163. Vlera e memecoin dikur popullor ra pasi ndryshimet në lidhje me sasinë e nënshkrimeve të nevojshme për të nënshkruar transaksionet çuan në shqetësime për një skemë mashtrimi të mundshme, gjë që më vonë u konfirmua nga një prej bashkëthemeluesve të projektit.

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Miratohen aplikimet për Bitcoin ETF, por ky miratim nisi më pare me një lajm të rremë. Një përditësim i ri po diskutohet për Ethereum, ndërsa SEC ka...

Bitcoin ETF miratohet zyrtarisht nga SEC

Komisioni i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë i SHBA-së ka miratuar zyrtarisht fondet e para të tregtueshme të rregulluara në Shtetet e Bashkuara të...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk shkakton polemika si pasojë të një citimi të gabuar gjatë prezantimit të BitKey të Dorsey. Coinbase ju lejon të dërgoni para përmes mediave...