Themeluesi i OneCoin mëson fatin e tij. Coinbase, Telegram dhe MetaMask prezantojnë të gjitha veçori të reja për komunitetet e tyre ndërsa kompanitë e prekura nga falimentimi i FTX-it vazdojnë të hasin vështirësi. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.
Themeluesi i firmës piramidale dënohet me 20 vite burg
Bashkëthemeluesi i OneCoin, një firmë e cila arriti vlerësimin prej 4 miliard dollarësh, Karl Sebastian Greenwood, u dënua me 20 vite burg për rolin e tij në një nga mashtrimet më të mëdha që ka ndodhur në botën e kriptomonedhave. Greenwood pranoi fajin për krijimin e një kriptomonedhe me partnerin e tij, Ruja Ignatova, e njohur si "Cryptoqueen", me qëllime mashtrimi. Gjykatësi theksoi mungesën e Blockchain-it të OneCoin, tokenin e vërtetë dhe mungesën e tregut ku do të tregtohej kriptomonedha, duke e etiketuar atë "një mashtrim klasik".
Telegram zgjedh TON si rrjetin e preferuar në Web3
Tokeni TON u rrit me 6% në vetëm 30 minuta pasi Telegram miratoi rrjetin TON si Blockchain-in e tij të preferuar të infrastrukturës Web3. Portofoli i kriptomonedhave TON, i cili tashmë është i disponueshëm si një bot në Telegram, së shpejti do të integrohet në aplikacion për të gjithë 800 milion përdoruesit, duke i dhënë rrjetit promovim ekskluziv në ndërfaqe.
Lajme të mëdha për Coinbase dhe rrjetin Lightning
Coinbase njoftoi se do të fillojë të mbështesë Rrjetin Lightning, zgjidhjen e shtresës 2 të Bitcoin-it, e cila rrit ndjeshëm shkallëzueshmërinë dhe prakticitetin për pagesat e përditshme. Integrimi do të rrisë në mënyrë dramatike shpejtësinë e transaksionit dhe tarifat do të jenë më të ulëta për transaksionet. Coinbase filloi rishikimin e mbështetjes së rrjetit Lightning në gusht dhe kur CEO Brian Armstrong njoftoi konfirmimin e lançimit, ai gjithashtu vlerësoi Bitcoin-in si "asetin më të rëndësishëm në botën e kriptomonedhave".
MetaMask sjell veçori të reja për përdoruesit
Consensys, krijuesi i portofolit të njohur Metamask, do të lançojë një veçori të re të quajtur MetaMask Snaps. Funksioni i ri do t'i lejojë përdoruesit të zgjedhin nga një shumëllojshmëri më e gjerë aplikacionesh të zhvilluara nga palët e treta. MetaMask gjithashtu filloi t'i lejojë përdoruesit të konvertojnë kriptomonedha në monedhat kryesore fiat javën e kaluar, pasi përdoruesit në SHBA, MB dhe BE tani mund të shesin kriptomonedhat e tyre në mënyrë direkte.
Pasojat e FTX-it vazhdojnë ende
Genesis, një firmë kripto-tregtare e goditur nga falimentimi i FTX-it vitin e kaluar, ka ndaluar të gjitha operacionet tregtare. Pasi njoftoi mbylljen e saj në SHBA javën e kaluar, kompania tani konfirmon se po mbyll edhe tregtinë ndërkombëtare. Një deklaratë e kompanisë e quan lëvizjen një vendim biznesi vullnetar, duke deklaruar se Genesis nuk ofron më shërbime tregtare përmes asnjë prej subjekteve të saj të biznesit.
Çfarë po e mbështet monedhën e qëndrueshme të PayPal?
Partneri i monedhës së qëndrueshme të PayPal-it, Paxos publikoi një raport transparence mbi rezervat e PYUSD. Sipas raportit, tokeni i lidhur me dollarin mbështetet nga 43 milion dollarë në bonothesar dhe 1.5 milion dollarë në rezerva parash. Paxos thekson sigurinë e mbikolateralizimit, duke minimizuar rrezikun e humbjes, ndërsa thekson bashkëpunimet me banka të tjera, si BMO Harris, Customers Bank dhe State Street.
FTX lejohet të shesë asetet e saj dixhitale
Bursa e falimentuar, FTX mori dritën jeshile për të shitur asetet dixhitale me vlerë rreth 3.4 miliard dollarësh. Vlera e asetve përfshinë Solana me vlerë prej 1 miliard dollarësh, Bitcoin me vlerë rreth 560 milion dollarësh dhe qindra miliona të tjera në altcoin të ndryshëm. Bitgo aktualisht menaxhon asetet dhe ndërkohë që nuk planifikohen shitje të drejtpërdrejta në treg të hapur, disa firma kanë shprehur tashmë interes për blerjen e aseteve dixhitale.
