Lakmia në botën e kriptomonedhave: Ngjarjet më të rëndësishme të javës

Lakmia në botën e kriptomonedhave: Ngjarjet më të rëndësishme të javës

Posted on October 30, 2023 by Vial

Lakmia ekstreme kaplon tregun e kriptomonedhave. SBF dëshmon privatisht në gjyqin lidhur me FTX-in. Zbulohet shuma totale e veprimeve të SEC ndaj kriptomonedhave ndërsa themeluesi i Binance humbi miliarda në vitin 2023.Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Bitcoin arrin në çmimin më të lartë në 18 muaj

Optimizmi i nxitur nga fondet e tregtueshme të Bitcoon-it e rriti çmimin e tij në nivelet më të larta që nga maji i vitit të kaluar, me 14% në një hark kohor prej 24 orësh. Në të njëjtën kohë, Indeksi i Frikës dhe Lakmisë së Kriptomonedhave, i cili mat ndjenjën e investitorëve për tregun, gjithashtu arriti nivelin e tij më të lartë për Bitcoin-in që nga nëntori i vitit 2021. Numrat më të lartë në këtë indeks pasqyrojnë lakminë e përgjithshme të tregut.

Simboli i Bitcoin ETF zhduket

Simboli për fondin e tregtueshëm të Bitcoin-it të BlackRock-ut, IBTC, u zhduk dhe më pas u rishfaq në faqen e internetit të Depository Trust and Clearing Corporation, duke shkaktuar një rënie të papritur prej 3% në çmimin e Bitcoin-it. Vëmendja rreth fondeve të tregtueshëm (ETF) është aq e mprehtë sa faqja e internetit e DTCC doli jashtë funksionit. Një analist i lartë i ETF tha se vëmendja e shtuar flet për veçantinë dhe intensitetin e gjithë kësaj sage të ETF.

SBF dëshmon privatisht në gjyqin lidhur me FTX-in

Ish-CEO i FTX-it, Sam Bankman-Fried, dëshmoi privatisht para gjykatësit për të përcaktuar se cilat pjesë të dëshmisë së tij mund t’i paraqiten jurisë. 31-vjeçari përballet me akuzën e mashtrimit të investitorëve dhe manipulimit të provave. Bankman-Fried mbrojti vendimet e tij të dyshimta si vendosja e disa bisedave në grup që do të fshiheshin automatikisht duke thënë se kjo ishte në përputhje me politikat e mbajtjes së të dhënave të vendosura nga ekipi i tij ligjor.

Zbulohet shuma totale e veprimeve të SEC ndaj kriptomonedhave

Kryetari i SEC Gary Gensler zbuloi se veprimet përmbarimore të agjencisë këtë vit kanë çuar në 5 miliard dollarë në gjykime dhe urdhra. Gensler e quajti në mënyrë specifike industrinë e kriptomonedhave “të papajtueshme” duke thënë se ai “nuk do t’i përmend as të gjithë individët” që ata kanë akuzuar. Në vitin 2023, SEC nisi mbi 780 veprime përmbarimore dhe si pjesë e atyre vendimeve prej 5 miliardë dollarësh, 930 milion dollarë iu kthyen investitorëve të prekur.

Turqia planifikon rregulloren e kriptomonedhave

Programi Vjetor Presidencial i Turqisë për vitin 2024 vendos një synim për të vendosur rregullore për kriptomonedhave, duke përfshirë planet për përcaktimin e aseteve dixhitale, duke hedhur një bazë për rregullat për taksimin e tyre në të ardhmen. Plani synon gjithashtu të jap përkufizime ligjore për ofruesit e kriptomonedhave, si bursat. Interesi i konsiderueshëm për kriptomonedhat në vend është nxitur nga kriza e vazhdueshme e inflacionit të lirës turke. Një studim i vitit 2022 zbuloi se Turqia është kombi i dytë kryesor në botë për sa i përket kërkesave të kërkimit të lidhura me kriptomonedhat, me 5.5% të popullsisë së saj që bën pyetje të tilla.

Kapet operacioni më i madh i pastrimit të parave në Australi

Biznesi Australian, Changjiang Currency Exchange ka qenë nën hetim për pastrimin e 145 milion dollarëve të dyshuar. Një operacion policor prej 300 trupash që përfshin qytetet e mëdha si Melburni, Sydney dhe Brisbane, çoi në arrestimin e katër shtetasve kinezë dhe tre australianë pas një hetimi 14-mujor. Policia tha se bursa ndihmoi në pastrimin e fondeve të pista dhe  mashtrimet e investimeve dhe shkëmbimet e paregjistruara të kriptomonedhave.

Themeluesi i Binance humbi miliarda në vitin 2023

Indeksi i miliarderëve të Bloomberg reduktoi vlerësimin e të ardhurave të Binance me 38% për shkak të vëllimeve në rënie, duke çuar në një rënie të jashtëzakonshme prej 12 miliard dollarësh në vlerën neto të themeluesit Aer Changpeng Zhao. Binance dikur zotëronte një pjesë të konsiderueshme të tregut, duke arritur të zotëronte rreth 62% të të gjithë tregut gjatë një promovimi me tarifë zero për çiftet kryesore të tregtimit, por pas përfundimit të promovimit, zotërimi i tregut ra në 51%.

Posted under: News

Bitcoin ETF, qendra e vëmendjes këtë javë në botën e kriptomonedhave

Posted on October 23, 2023 by Vial

Ndjenja positive rreth Bitcoin ETF rrit luhatshmërinë e tregut të kriptomonedhave. Binance do të sjellë ndryshime në Evropë. SHBA rrit masat e saj ndaj aktivitetit të paligjshëm të shërbimeve të përzierjes së kriptomonedhave ndërsa tregu pret fondin e pare tregtueshëm të Bitcoin-it (Bitcoin ETF). Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Çmimi i Bitcoin-it arrin në 30,000 dollarë

Çmimi i Bitcoin arriti 30,000 dollarë dy herë këtë javë si pasojë e pritshmërive positive për fondin e pare të tregtueshëm (Bitcoin ETF). Edhe pse një raport i publikuar se një ETF ishte miratuar u tërhoq më vonë, disa pjesëmarrës të mëdhenj të tregut këtë javë shprehën besimin e tyre në një miratim eventual të Bitcoin ETF në SHBA.

Keqinformimi nga lajmet shkakton një humbje prej 100 milion dollarë

Gati 100 milion dollarë u likuiduan brenda një ore pasi raportet e gabuara rreth një ETF-i të miratuar të Bitcoin-it e çuan çmimin e monedhës në rritje pak para një korrigjim të nxituar. Postuar në X, llogaria e Cointelegraph postoi se SEC kishte miratuar një Bitcoin ETF, por ai raport doli të ishte i parakohshëm. Një hetim i brendshëm zbuloi se raporti u publikua përpara se të takohej me protokollin e mediave sociale të Cointelegraph dhe u bazua vetëm në një mesazh të pakonfirmuar në Telegram.

Treu i kriptomonedhave në pritje të Bitcoin ETF

Zyrtari kryesor ligjor i Coinbase, Paul Grewal tha se ka të ngjarë që SEC të miratojë një ETF së shpejti. Grewal theksoi faktin se rregullatori nuk mund të bllokonte Grayscale në gjykatë nga konvertimi i fondit të tij GBTC në një ETF. Banka e investimeve, JPMorgan konfirmoi në një raport për investitorët se ata presin një miratim të Bitcoin ETF përpara datës 10 janar, që është afati përfundimtar për aplikimet e Ark 21Shares. Një punonjës i brendshëm i BlackRock ETF Anthony Scaramucci shkoi edhe më tej, duke thënë se miratimi i ETF do të çojë çmimin e Bitcoin-it deri në 330,000 dollarë.

Kompanitë amerikane të kriptomonedhave janë emëruar në një padi për mashtrim me vlerë rreth 1 miliard dollarë

Prokurorët amerikanë kanë akuzuar tre firma të profilit të lartë të kriptomonedhave se kanë mashtruar investitorët prej më shumë se 1 miliard dollarë. Prokurorët thonë se bursa amerikan Gemini gënjeu klientët për rreziqet e një llogarie investimi që paguante norma të larta interesi në kripto. Genesis, një huadhënës i kriptomonedhave, dhe kompania e saj mëmë Digital Currency Group, të cilat ishin gjithashtu të përfshira në program, tani po përballen me akuza të rënda.

Binance do të bëjë ndryshime në shërbimet evropiane

Shërbimet e kartave të debitit Visa të Binance do të mbyllen për vendet Evropiane në dhjetor pasi emetuesi i kartës së Binance, Contis Financial Services do të ndalojë emetimin e kartës. Bursa e kriptomonedhave njoftoi gjithashtu se po prezanton partnerë të rinj fiat për të ofruar shërbime në euro pasi ofruesi evropian i Binance, Paysafe ndërpreu partneritetin me Binance në shtator.

SHBA godet aktivitet e përzierjes së kriptomonedhave

SHBA ka rritur masat e saj ndaj aktivitetit të paligjshëm të shërbimeve të përzierjes së kriptomonedhave. Departamenti i Thesarit po planifikon të detyrojë më shumë transparencë në tregtitë që kalojnë përmes shërbimeve të përzierjes së kriptomonedhave për të luftuar pastrimin e parave dhe rreziqet e sigurisë kombëtare duke frenuar përdorimin e aseteve dixhitale për financimin e grupeve të sanksionuara si Hamasi.

Ferrari pranon pagesa përmes kriptomonedhave në SHBA

Ferrari pranon pagesa me kriptomonedha për makinat e saj luksoze në SHBA dhe synon ta shtrijë atë plan në Evropë. Ferrari tha se vendimi erdhi si përgjigje ndaj kërkesës nga tregu dhe kërkesave nga tregtarët pasi shumë nga klientët e saj kanë investuar në kriptomonedha. Klientët mund të përdorin Bitcoin, USDC dhe Ethereum për të blerë makina.

Posted under: News

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Posted on October 16, 2023 by Vial

Trezor lançon një pajisje të re për ruajtjen e kriptomonedhave. Bankat e njohura përdorin teknologjinë Blockchain për të kryer transaksionet. Caroline Ellison, ish-e dashura dhe ish-kolegia e themeluesit të FTX-it, dëshmon kundër tij ndërsa hakeri i FTX-it ka nisur shitjen e fondeve të vjedhura. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Trezor lançon një pajisje të re për ruajtjen e kriptomonedhave

Prodhuesi kryesor i portofoleve të kriptomonedhave Trezor po feston ditëlindjen e tij të 10-të duke lançuar produkte të reja si Trezor Safe 3, një portofol të ri i cili mbështet më shumë se 7,000 kriptomonedha, i krijuar posaçërisht për investitorët e rinj të aseteve dixhitale, me fokus në sigurinë maksimale dhe lehtësinë në përdorim. Përveç kësaj, Trezor zbuloi gjithashtu Trezor Keep Metal, një zgjidhje rezervë e sigurt për fjalëkalimet e portofolit.

Ish-e dashura e SBF-së dëshmon kundër tij

Caroline Ellison,ish-e dashura dhe ish-kolegia e themeluesit të FTX-it, Sam Bankman-Fried, dëshmoi në gjykatë, duke thënë se ai “e detyroi” atë të merrte paratë e klientëve të cilat kapnin vlerën e 14 miliard dollarëve, për të shlyer kompaninë Alameda Research. Bankman-Fried po përballet me akuza për mashtrim dhe pastrim parash dhe dëshmia e Ellison që thekson rolin e tij në ngritjen e sistemeve që lejuan këto transaksione po krijon një pikë vendimtare për ecurinë e çështjes.

CMC prezanton AI që do të shërbejë si një analist kriptomonedhash

Mbledhësi i të dhënave rreth kriptomonedhave në pronësi të Binance, CoinMarketCap, prezantoi një njësi të re të ChatGPT e cila mund të përdoret si një analist të kriptomonedhave. Përdoruesit që kanë një llogari ChatGPT Plus mund ta përdorin atë falas.

Bankat e Mëdha po përdorin teknologjinë Blockchain

JPMorgan Chase kreu shlyerjen e parë të kolateralit në Blockchain përmes Rrjetit të Kolateralit të Tokenizuar (TCN). BlackRock përdori rrjetin Blockchain për të kthyer aksionet e fondeve në tokena, të cilat më pas u dërguan në Barclays si kolateral për tregti derivatesh. Rrjeti mundësoi transferime pothuajse të menjëhershme të kolateralit, duke rritur ndjeshëm efikasitetin dhe duke çliruar kapitalin e bllokuar më parë për këtë qëllim.

Bllokohen kriptomonedhat në zotërim të Hamasit

Njësia Kibernetike e forcës policore izraelite njoftoi se kishte bashkëpuuar me Binance dhe kishte arritur të bllokonte llogari të shumta të kriptomonedhave të lidhura me Hamasin, i cili përdorte kriptomonedhat për të mbledhur fonde duke iu shmangur sanksioneve ndërkombëtare. Llogaritë e ngrira vlerësohen të kapin vlerën e dhjetëra milion dollarëve.

Hakeri i FTX-it arkëton miliona

Një haker i paidentifikuar që vodhi kriptomonedha me vlerë mbi 470 milion dollarë gjatë falimentimit të FTX-it, aktualisht po likuidon zotërimet e tij. Hakeri po shet çdo ditë kriptomonedha me vlerë rreth 20 milion dollarë, ndërsa themeluesi i bursës, Sam Bankman-Fried është në gjyq. Vjedhja, e cila ndodhi në ditën kur FTX-I falimentoi, mbetet mister, duke ngritur dyshime për përfshirje të mundshme të personave të brendshëm.

Bitmain pezullon pagesat e punonjësve

Bitmain, prodhuesi kryesor i minatorëve ASIC, ka pezulluar përkohësisht pagesat e punonjësve për shtatorin dhe ka shkurtuar të gjitha “bonuset dhe stimujt” për stafin e tij. Kompania po përballet me vështirësi financiare për shkak të mungesës së fluksit pozitiv të parasë për muajin shtator dhe rënies së porosive për ASIC të reja.

Banka e madhe parashikon që çmimi i Ethereum të rritet rreth 500%

Banka globale, Standard Chartered parashikon se vlera e Ethereum mund të rritet mbi pesëfish deri në vitin 2026. Geoff Kendrick, kreu i kërkimit të aseteve dixhitale, tha se Ethereum mund të arrijë 8,000 dollarë në dy vitet e ardhshme për shkak të përdorimit të tij në zgjerim në lojërat e bazuara në Blockchain dhe tokenizimin e aseteve tradicionale.

Posted under: News

Ankandet e muajit Tetorit: Dhurata dhe kupona eksluziv

Posted on October 10, 2023 by Vial

Përshëndetje #Vialers!

Pritjes së ankandeve i ka ardhur fundi. Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se do të vazhdojmë traditën tone të ankandeve këtë muaj me dhurata dhe kupona që nuk do të donit ti humbisni! Për të gjithë ju që keni ecur dhe keni mbledhur pikë dhe dëshironi të shijoni fitoren e ankandeve të ardhshëm në ViAl App, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të fituar produkte dhe kupona të veçantë.

Ec, mblidh pikë dhe fito një palë AirPods

AirPods të Apple kanë pushtuar industrinë e audios, duke ofruar një përvojë dëgjimi të qetë dhe pa “kabuj të bezdisshëm”që po ndryshon mënyrën se si shijojmë muzikën, podkastet dhe telefonatat. AirPods ofrojnë një përvojë të veçantë për përdoruesit e tyre, duke u lidhur pa mundim me pajisjet tuaja përmes teknologjisë Bluetooth. Ato kombinojnë teknologjinë më të fundit me komoditetin më të madh, duke ofruar një përvojë dëgjimi me valë që është e vështirë të përputhet.

Pavarësisht nëse jeni duke udhëtuar, duke punuar ose thjesht duke pushuar në shtëpi, AirPods janë krijuar për t’u përshtatur pa probleme me stilin tuaj të jetesës. Ato janë rezistente ndaj djersës dhe ujit, duke i bërë ato perfekte për stërvitje dhe aktivitete në natyrë.

Pra, nxitoni ta përfitoni një palë Air Pods në ankandin e rradhës në ViAl App i cili do të nis ditën e Enjte më datë 12 Tetor dhe do të zgjasë 5 ditë.

Links:

Website: https://www.apple.com/airpods-2nd-generation/

Shpenzo pikë për të fituar një Hoodie të Personalizuar nga Bluze.al

Bluzat dhe Hoodiet e personalizuar ofrojnë stilin dhe identitetin tuaj unik. Përdorimi i teknologjisë së fundit në personalizim dhe materialet cilësore sigurojnë që produkti të jetë i përshtatshëm, komod dhe i qëndrueshëm. Për më tepër, mund të zgjidhni ngjyrat dhe stilet që ju pëlqejnë. Nëse doni të shfaqni logon, tekstet ose dizajnet tuaja të preferuara në bluza dhe hoodiet, Bluze.al është zgjedhja e duhur për ju. Nuk ka mënyrë më të mirë për të shfaqur stilin tuaj unik se me një hoodie që ju e keni krijuar vetë.

ViAl në bashkëpunim me Bluze.al do t’ju jap mundësinë të fitoni një hoodie të dizajnuar dhe personalizuar sipas dëshirës suaj përmes ankandit në ViAl App që do të zhvillohet ditën e Enjte më datë 19 Tetor. Ankandi do të zgjasë 3 ditë.

Links:

Website: https://bluze.al/
Instagram: https://www.instagram.com/bluze.al/

Shpenzo pikë për të fituar kupona me vlerë 20 USDT

ViAl do të ofroj në zonën e ofertave (Ankandeve) në ViAl App 2 kupona me vlerë 20 USDT për të gjithë mbështetësit e tij. Secili kupon do të jetë i disponueshem për 2 ditë. Të gjithë mund të marrin pjesë në këto ankande dhe të bëhen pjesë e çmimeve shpërblyese, duke ofruar ViAl Points në ankandin e shpallur brenda aplikacionit. Sa më shumë ViAl Points të ofroni në ankand, aq më shumë janë shanset tuaja për të fituar këto kupona! Ankandet për kuponat me vlerë 20 USDT do të publikohen në datat 23 dhe 27 tetor.

Fituesit e ankandeve do të kontaktohen nga ViAl përmes email-it: hello@vial.al, për procedurën e tërheqjes së produktit të përfituar.

Posted under: Media

Ja cilat janë ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave

Posted on October 9, 2023 by Vial

Imazhet e publikuara zbulojnë portofolin e ri harduerik të Block. Kompanitë e kriptomonedhave po vërshojnë në Singapor. Fillon gjyqi për SBF dhe FTX-in. JPMorgan deklaron se Ethereum është më i centralizuar se kurrë më parë. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Zbulohet portofoli i BitKey

Imazhet e reja të BitKey janë zbuluar, duke ndezur pritjen për lançimin e ardhshëm beta të produktit. Bitkey është portofol hardueri Bitcoin-i I cili po zhvillohet nga Jack Dorsey’s Block dhe përmban një dizajn unik gjashtëkëndor me një sensor të integruar të gjurmëve të gishtërinjve për siguri. Block nuk ka komentuar mbi statusin e tij, por në qershor ata njoftuan se testuesit beta mund të aplikojnë për të marrë një nga pajisjet falas.

Fillon gjyqi për SBF dhe FTX

SBF dhe FTX u bënë përsëri kryefjalë në botën e kriptomonedhave me fillimin e gjyqit. Avokati i tij mbrojtës, Mark Cohen, pohoi se SBF veproi me mirëbesim, pa qëllim për të mashtruar ose vjedhur; por gjyqtarët shpresojnë që bindja e Bankman-Fried të ofrojë prova të mëtejshme se ishin veprimet e tij, dhe jo teknologjia thelbësore e aseteve dixhitale, fajtorë për situatën.

Ripple fiton licencën për të zgjeruar veprimtarinë e tij në Singapor

Autoriteti Monetar i Singaporit i ka dhënë Ripple një licencë të plotë për të zgjeruar shërbimin e tij. Ndërsa theksoi prakticitetin e zgjidhjeve të kriptomonedhave për bizneset dhe institucionet financiare, njoftimi i Ripple e quajti një hap të rëndësishëm drejt adoptimit më të gjerë të aseteve dixhitale. Ripple shënoi një tjetër fitore, këtë herë në Shtetet e Bashkuara, pasi gjyqtarja e qarkut Analisa Torres mohoi apelin e SEC në rastin e saj kundër Ripple.

Coinbase merr licencën e institucionit të pagesave

Coinbase njoftoi këtë javë se edhe ajo ka marrë një licencë të Institucionit të Madh të Pagesave në Singapor. Në një deklaratë, Coinbase tha se Singapori është “një treg jetik” për biznesin e tij dhe licenca i mundëson firmës të zgjerojë shërbimet Digital Payment Token si për individët ashtu edhe për institucionet në Singapor.

Meta vazhdon betejat mbi mashtrimet përmes kriptomonedhave

Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, ka lëshuar një thirrje për miliarderin australian Andrew Forrest në një betejë ligjore për një mashtrim përmes reklamave të kriptomonedhave. Avokatët nga Meta kanë kërkuar 20 kategori dokumentesh pasi akuzuan ekipin ligjor të Forrest për mbajtjen e dokumenteve përkatëse për procedurat ligjore, ku Meta përballet me akuza për adresim joadekuat të reklamave për mashtrim që shfaqin imazhet e miliarderit dhe australianëve të tjerë të shquar.

JPMorgan: Ethereum më i centralizuar se kurrë më parë

Banka e investimeve JP Morgan thotë se Ethereum është bërë më i centralizuar që nga Merge. Centralizimi në rritje i Ethereum është i lidhur me popullaritetin në rritje të depozitimeve (staking) pasi përqendron kontrollin në duart e disave. Disa preferojnë platforma të decentralizuara të depozitimeve si Lido, por një rritje e popullaritetit në tyre do të mbart me vete rrezikun e rihipotekimit, i cili do të përdorte të njëjtat tokena si kolateral për hua të shumta nëpër protokolle të ndryshme DeFi.

Platforma e mediave sociale DeFi u hakerua

Platforma popullore e decentralizuar e mediave sociale Friend.Tech u vu në shënjestër të hakerëve edhe një herë. Hakeri i vetëm arriti të largohej me Ethereum me vlerë 385,000 dollarë në më pak se 24 orë përmes një sërë sulmesh. Ndërsa ky incident i veçantë rezultoi në një vjedhje të 234 ETH, i njëjti haker vodhi 109 ETH në një sulm të mëparshëm.

Satoshi Nakamoto është rikthyer në X

Llogaria X e @satoshi, e lidhur me krijuesin pseudonim të Bitcoin është riaktivizuar përsëri që nga viti 2018, duke ndezur kuriozitet. Ish-llogaria në Twitter thuhet se operohet nga përdoruesi Andy Rowe, i cili bëri një postim të fundit në të cilin diskutohej Bitcoin-i dhe Whitepaper-i tij. Komuniteti i kriptomonedhave i ka kërkuar Elon Musk të heqë llogarinë për shkeljen e kushteve të platformës për përdorimin e identiteteve mashtruese.

Posted under: News

Lajmet kryesore këtë javë në industrinë e kriptomonedhave

Posted on October 2, 2023 by Vial

Lajmet mbi fondet ETF shkaktojnë luhatje të çmimeve të kriptomonedhave, Kraken do të ofrojë tregtimin e aksioneve për përdoruesit e tij. MicroStrategy blen 5500 BTC, ndërsa çmimi i MakerDAO (MKR) rritet pas investimeve në bonot e thesarit të SHBA-së. Këto histori dhe më shumë, këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Lajme mbi ETF lëvizin tregun e kriptomonedhave

Zhvillimet mbi fondet ETF patën ndikime të përziera në tregun e kriptomonedhave këtë javë. Valkyrie zbuloi strategjinë e saj për të ofruar akses në tregtimin e derivateve të Ethereum-it, lajm që solli rritje të kriptomonedhës. Megjithatë, çmimi i Bitcoin u ul pasi rishikimet e Bitcoin ETF u përballën me vonesa mes shqetësimeve të afërta të mbylljes së qeverisë së SHBA-së. Sidoqoftë, Bitcoin e mbylli muajin pozitivisht, duke shënuar shtatorin e parë pozitiv që nga viti 2016.

Drejtuesit e kompanive të kriptove në SHBA takohen në Capitol Hill

Dhjetra drejtues të kompanive të kriptove u takuan me ligjvënës në Capitol Hill, si pjesë e një fushate bazë të organizuar nga Coinbase për të ofruar qartësi rregullatore për industrinë. Si pjesë e një fushate më të madhe, Coinbase synon të mobilizojë 52 milion pronarët amerikanë të kriptove për t’u bërë thirrje kongresmenëve të tyre të mbështesin legjislacionin pozitiv të kriptove nëse duan votat e tyre në zgjedhjet e 2024 në SHBA.

Kraken do të ofrojë tregtimin e aksioneve

Bursa kryesore e kriptove në SHBA, Kraken, synon të zgjerojë shërbimet e saj duke përfshirë tregtimin e aksioneve dhe fondeve ETF. Bursa planifikon të nisë shërbimet e saj tregtare në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024, përmes një divizioni të quajtur Kraken Securities. Licencimi nga autoritetet rregullatore të SHBA-së dhe licencat tashmë të mbajtura në Mbretërinë e Bashkuar do ta lehtësonin këtë zgjerim për të konkurruar drejtpërdrejt me Robinhood.

Arrestohet bashkëthemeluesi i 3AC

Su Zhu, bashkëthemeluesja e fondit të falimentuar Three Arrows Capital, u arrestua në Singapor teksa po largohej nga aeroporti. 3AC dikur menaxhonte asete me vlerë 10 miliard dollarë, duke e bërë atë një nga fondet më të spikatura në industrinë e kriptomonedhave në botë. Në vitin 2022, firma paraqiti kërkesën për falimentim pasi një rënie e kriptomonedhave e shoqëruar me investime me rrezik të lartë nga 3AC dëmtoi rëndë kapitalin e saj, duke e lënë atë të paaftë për të shlyer huadhënësit e saj.

Chase Bank ndalon klientët të kryejnë transaksione përmes kriptomonedhave në Mbretërinë e Bashkuar

Banka e shitjes me pakicë e JPMorgan, Chase po bllokon klientët në Mbretërinë e Bashkuar për të kryer transaksione përmes kriptomonedhave për shkak të mashtrimeve në rritje. Banka përmendi një rritje të mashtrimeve të lidhura me kriptografinë si arsyen e vendimit të saj për të ndaluar blerjet e aseteve dixhitale me kartat e debitit Chase, ose transferimet në platformat e kriptomonedhave nga llogaritë e Chase. Chase bashkohet me Natwest dhe Santander në kufizimin e aksesit të kriptomonedhave në Mbretërinë e Bashkuar.

MicroStrategy rifillon blerjen e Bitcoin-eve

Një nga korporatat më të mëdha në botë, MicroStrategy ka rifilluar blerjen e Bitcoin-eve, duke blerë gati 5,500 BTC për 150 milion dollarë. Investimi i kompanisë, që arrin në 4.7 miliard dollarë, tani kap vlerën e 4.1 miliard dollarëve. Tashmë MicroStrategy zotëron 160,000 Bitcoin me një çmim mesatar prej pak më pak se 30,000 dollarë për monedhë.

Bonot e thesarit amerikan çojnë në rritje të çmimit të MKR

Tokeni MKR ka shijuar një rritje të çmimit prej 45% në vetëm katër javë falë investimeve të MakerDAO në letrat afatshkurtra të thesarit të SHBAsë, të cilat tani po japin mbi 5%. MakerDAO është një nga protokollet më të mëdha të huadhënies së kriptomonedhave dhe emetuesi i monedhës së qëndrueshme DAI. MakerDAO tani ka investuar më shumë se 2 miliard dollarë të rezervave të tij në thesaret e SHBA-së.

CEO i ri i Napster ka plane për të integruar kriptomonedhat

CEO i ri i Napster, Jon Vlassopulos, zbuloi planet për të integruar kriptomonedhat në të ardhmen e platformës, pasi rrjeti i blockchain Algorand është ndër pronarët e rinj të platformës. Vlassopulos beson se strategjia e Napster do të lulëzojë duke përdorur teorinë e “1000 fansave të vërtetë”, duke sugjeruar që entuziastët e muzikës do të paguanin më shumë për akses më të gjerë dhe përvoja më të mira.

Posted under: News